Vidhen të dhënat e politikanëve gjermanë, mes tyre edhe Angela Merkel

4 Janar 2019, 22:05Bota TEMA

Të dhënat e qindra politikanëve gjermanë janë hakeruar dhe publikuar në Tuiter, pas një sulmi kebernetik që përfshiu pothuajse të gjitha partitë. “Viktima” të këtij sulmi janë bërë CDU-ja, CSU-ja, SPD-ja, FDP-ja, me përjashtim të AfD-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat i referohen një lajmi të publikuar në RBB. Të dhënat e publikuara janë numra celularësh, karta identiteti, biseda në chat, letra, llogari bankare dhe karta krediti.

Të dhënat janë të disponueshme në internet që nga nata e Krishtlindjeve, por partitë e përfshira janë vënë në dijeni të enjten.

Përmasat e sulmit nuk janë ende të qarta. Sipas mediave gjermane, Angela Merkel është mes të prekurve nga sulmi në të dhënat personale.

Mes këtyre të fundit janë një adresë email-i, një numër faksi dhe disa letra drejtuar kancelares nga shkruar nga ajo për të tjerë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje