Kërcënimet e vazhdueshme të Kinës, Tajvani kërkon mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur demokracinë

5 Janar 2019, 15:40Bota TEMA

Nga Yimou Lee

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, kërkoi të shtunën mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur demokracinë dhe mënyrën e jetës së ishullit të vetëqeverisur përballë kërcënimeve të përsëritura të Kinës.

Komentet e Tsai-t erdhën disa ditë pasi presidenti kinez Xi Jinping tha se askush nuk mund të ndryshonte faktin se Tajvani ishte pjesë e Kinës dhe se njerëzit në të dy anët e ngushticës së Tajvanit duhet të kërkonin “ribashkimin”.

“Ne shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare t’i marrë seriozisht dhe të mund të na japë mbështetje dhe të na ndihmojë”, u tha Tsai gazetarëve në Taipei, duke iu referuar kërcënimeve të Kinës për përdorimin e forcës për ta sjellë Tajvanin nën kontrollin e saj.

Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mbështet një vend demokratik që është i kërcënuar, “mund të na duhet të pyesim se cili vend mund të jetë i ardhshmi”, shtoi Tsai.

Tajvani është çështja më e ndjeshme e Kinës dhe pretendohet nga Pekini si territori i saj i shenjtë. Xi ka rritur presionin mbi ishullin demokratik që kur Tsai nga Partia Progresiste Demokratike pro-pavarësisë u bë presidente në vitin 2016.

Presidenti Xi tha të mërkurën se Kina ka të drejtën që të përdorë forcën për ta sjellë Tajvanin nën kontrollin e saj, por do të përpiqet të arrijë një “ribashkim” paqësor me ishullin.

Si përgjigje Tsai ka thënë se ishulli nuk do të pranonte një marrëveshje politike të tipit “një shtet, dy sisteme” me Kinën, ndërsa theksoi se të gjitha negociatat ndërshtetërore duhej të kryheshin mbi një bazë qeveri me qeveri.

Tsai gjithashtu i kërkoi Kinës që të ketë një “njohje të saktë” të asaj që mendon Tajvani dhe thotë se veprime të tilla si bulizmi politik ishin të padobishme në marrëdhëniet ndërshtetërore.(KV, TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje