Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vendin tonë.
Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur një person i pajetë në rrugë.
Viktima 55 vjeç me iniciale J.P mendohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.
Sipas policisë, 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore.
Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga moti i keq dhe reshjet e dëborës si pasojë e masave ajrore polare.