Dy lagje të reja në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

4 Janar 2019, 14:02Sociale TEMA
Dy lagje të reja në kryeqytet me rrjet të ri

Dy lagje të reja këtë fillimviti kanë marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Ndonëse periudhë festash, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë kryer një tjetër investim të rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës.

Falë këtij investimi, banorët në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Botanik kanë tashmë një rrjet të ri të ujit të pijshëm.

Ndërkohë, një investimi i zbatuar në Bulevardin “Bajram Curri”, brenda “Pallatit me Shigjeta” i ka dhënë zgjidhje problematikave të banorëve të asaj zone.

Projekti ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në atë segment, në vendosjen e rrjetit të ri.

Gjatë këtyre 3 viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer investime të rëndësishme në shumë lagje të kryeqytetit duke rikonstruktuar apo ndërtuar rrjet tërësisht të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje