FOTOT: - 40 gradë, por jeta nuk ka “ngrirë”

6 Janar 2019, 14:22Lifestyle TEMA
FOTOT: - 40 gradë, por jeta nuk ka “ngrirë”

Në lindje të Siberisë ndodhet qyteti Yakutsk, një prej më të ftohtëve në botë ku në janar temperaturat mesatare janë -40 gradë Celsius.

Si banor i qytetit, Alex Vasyliev, nisi ta fotografonte atë thjesht për të kaluar kohën.

“Më dukej shumë i mërzitshëm dhe i shëmtuar. Por më pas, në këtë mërzi dhe shëmti unë gjeta pak sharm”- tregon ai për “The Guardian”.

Në fakt, edhe pse mund të duket e paimagjinueshme për pjesën më të madhe të njerëzve, edhe në këto temperatura jeta këtu vazhdon me ritmin e saj.

“Rusia tjetër është botë më vete. Njerëzit këtu janë mësuar me këto kushte, megjithatë në dimër është e vështirë të jetosh këtu”, thotë Alex.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje