Ministri serb: Nuk presim marrëveshje me Kosovën gjatë vitit 2019

6 Janar 2019, 10:29Rajoni TEMA

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, nuk beson se gjatë vitit 2019 do të përfundojnë bisedimet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha kurdo që të arrihet marrëveshja  mes Kosovës dhe Serbisë, ajo do të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë për gazetën serbe “Blic” se planifikohej që dialogu të përmbyllej deri në fund të mandatit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, të cilës i përfundon mandati në katër mujorin e fundit të vitit 2019, por Daçiç dyshon kjo mund të ndodhë pas bllokadës së bisedimeve dhe se thotë se është  e sigurtë se Mogherini në të ardhmen nuk do të jetë ndërmjetësuese në bisedime, përcjell Telegrafi.

“Ka shumë arsye se pse bisedimet nuk do të përmbyllen deri në fund të vitit. Shqiptarët po këmbëngulin se marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ne njohim pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiç.

Sipas tij, është një sukses i madh që në dialog është kthyer tema e zgjidhjeve thelbësore, e jo vetëm në çështjet teknike.

“Tash të gjithë atyre, për të cilët pavarësia ishte e padiskutueshme, po hapin rrugë, siç po thonë amerikanët- për zgjidhje relative e cila do të respektonte qëndrimet e të dyja palëve”, tha ai

Daçiç tha se nuk është hequr dorë nga ideja e korrigjimit të kufirit si një zgjidhje për Kosovën, por se kjo ide nuk është përpunuar.

“Është në tavolinë [korrigjimi], por për këtë model nuk po bisedohet. Ne nuk heqim dorë nga asnjë ide e cila ka potencial të sjell deri te kompromisi”, tha ai.

Duke folur për formatin e bisedimeve, ai tha se në qoftë se do të ketë kërkesë për ndryshim dhe të marrë pjesë edhe SHBA, Serbia do të kërkojë që edhe Rusia të përfshihet.

“Në qoftë se arrihet marrëveshje, do të kërkojmë që ajo të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit, e kjo do të thotë që fuqitë e mëdha të jenë garantues të marrëveshjes”, tha Daçiç.

12 komente në “Ministri serb: Nuk presim marrëveshje me Kosovën gjatë vitit 2019”

  1. Beneti says:

    Sa bole keta gjelat qe drejtojne Serbine …O Dacic nuk e kupton se nuk te q… njeri ty dhe presidentin serb per te ardhmen e Kosoves Ballkanit e me gjere.As ty as Mogerinin as Putin as Makronin dhe.as Mogerinin.Perderisa u bombardua Beogradi ishte mare parasysh nga Superfuqite.cdo gje.Ai e ka vendosur prandaj sa me urte e te bindur te rini aq me mire per ju.Prandaj mos beni kakerdhi kot.
    Shkoni dhe bisedoni me Trampin qofte.dhe me bisht ne shale.

  2. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN says:

    e jo me badalliqet politike

  3. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    e jo me badalliqet politike

  4. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    o benet: nuk do te thote se te gjithe te vertetat i posedon ti
    edhe te tjeret jetojne dhe kane sekretet e tyre qe ne ndoshta nuk i dime!!

    1. Barcelona fitoi dje mër top. Çfarë ke me than sot? says:

      Barcelona nuk humbi nga getafe dje or ti mëjk. …ti çfarë ke për të thënë tani se dje u pordhe duke i dërguar 10 e nga 10 replikat për të treguar që ti ‘i di të gjitha ”
      Hiq dorë nga kumari se nuk o gjo e mirë. ..lone benetin se o shum mrregull ti duhet tkesh menien atje ku i “ble” gjojnat. .

  5. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    o benet: nuk do te thote se te gjithe te vertetat i posedon ti
    edhe te tjeret jetojne dhe kane sekretet e tyre qe ne ndoshta nuk i dime!!!!!

  6. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    o benet: nuk do te thote se te gjithe te vertetat i posedon ti
    edhe te tjeret jetojne dhe kane sekretet e tyre qe ne ndoshta nuk i dime!!!!!!!!

  7. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    o benet: nuk do te thote se te gjithe te vertetat i posedon ti
    edhe te tjeret jetojne dhe kane sekretet e tyre qe ne ndoshta nuk i dime!!!!!!!!
    un e bona parashiikimin tim

  8. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    o benet: nuk do te thote se te gjithe te vertetat i posedon ti
    edhe te tjeret jetojne dhe kane sekretet e tyre qe ne ndoshta nuk i dime!!!!!!!!
    un e bona parashiikimin tim

  9. BARCELONA SOT HUMBET ME GETAFEN SOT says:

    o benet: nuk do te thote se te gjithe te vertetat i posedon ti !!
    edhe te tjeret jetojne dhe kane sekretet e tyre qe ne ndoshta nuk i dime!!!!!!!!
    un e bona parashiikimin tim

  10. rroku says:

    Na plasi trapi, Serb ndyresira, kokegdhe dhe injorante…Kosova eshte pro Amerikes vendit me demokratik ne bote……

  11. ?? says:

    E ka kuptuar dhe Kosova që jeni kopila ju politikanët e Beogradit. Në botërorin e futbollit i turpëroj Zvicra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje