Tradhtoi gruan, burri bën diçka të pabesueshme

7 Janar 2019, 21:30Lifestyle TEMA

Rindërtimi i besimit në një marrëdhënie, kur njëri prej partnerëve ka tradhtuar mund të jetë shumë i vështirë. Në shumë raste, partneri i tradhtuar nuk mund ta harrojë këtë sjellje dhe gjërat nuk kthehen më kurrë në normalitet.

Por një burrë ndërmori masa ekstreme për të rifituar besimin e bashkëshortes së tij. Jose Torres bëri një tatuazh gjigand në kraharorin e tij si provë pendimi për atë çka i kishte shkaktuar marrëdhënies së tyre.

Në tatuazh shkruhet: “Unë, Jose L. Torres, po bëj një tatuazh vullnetarisht, më 2 Janar 2019, në mënyrë që të mund të fitoj sërish besimin e bashkëshortes sime për dhimbjen dhe vuajtjen që i kam shkaktuar në martesën tonë. Unë jam një gënjeshtar, tradhtar, manipulues, mashtrues, k***ë/prostitutë, i pandershëm dhe i pasjellshëm”.

Fotografia e tatuazhit të Joses është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Kjo ka ndodhur jo vetëm prej përmbajtjes dhe madhësisë së tatuazhit, por edhe prej gabimeve drejtshkrimore.

1 komente në “Tradhtoi gruan, burri bën diçka të pabesueshme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje