Këtë të hënë, më 7 janar, shumica dërrmuese e të krishterëve ortodoksë festuan Krishtlindjet, që ashtu si ato katolike, të mbajtura më 25 dhjetor, festojnë po njësoj lindjen e Krishtit në Betlehem.
Dikur festohej në një ditë, por me urdhër të Papa Gregorit XIII, në vitin 1582, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e botës, dhe sipas të cilit Krishtlindjet festohen më 25 dhjetor.
Ndërsa të krishterët ortodoksë vazhduan të ruajnë kalendarin e Jul Çezarit, që u vendos në vitin 46 p.e.s nga perandori romak, dhe që është 13 ditë më vonë.
Kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe Qipro e ndryshoi kalendarin dhe u përshtat me atë gregorian vetëm në vitin 1923. Po ashtu edhe ortodoksët e Jeruzalemit. Ndërsa në Rusi, Gjeorgji, Armeni, Bjellorusi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Egjipt, Etiopi dhe Kazakistan, Krishtlindjet festohen natën midis 6 dhe 7 janarit.
Por pse këto ndryshime? Për një jo-të-krishterë, ose edhe për një të krishterë që preferon ta ketë sa më të thjeshtë doktrinën e adhurimit, kishat katolike dhe ato ortodokse mund të duken shumë të ngjashme.
Të dyja përdorin ndërtesa e ceremoni të njëllojta, me origjinë nga lashtësia; të dyja kanë rangje të ngjashme priftërinjsh me petk; të dyja duan të vazhdojnë epokën e krishterimit; të dyja kanë tradita teologjike të ngjashme, dhe institucione me kujtesë të gjatë.
Ndryshimet që i ndajnë për besimin në trininë e shenjtë janë shumë të vogla. Atëherë, pse janë të veçuara?
Një pjesë e përgjigjes është sepse ndryshimet që nisën midis dy institucioneve, shekuj më parë, vazhdojnë të vlejnë edhe sot.
Ndarja zyrtare midis të krishterëve të lindjes e të perëndimit ndodhi në vitin 1054, dhe në një farë mënyre pasqyronte rivalitetin kulturor dhe gjeopolitik midis anës lindore të perandorisë romake, me pak fjalë Bizantit, dhe Europës Perëndimore që fliste latinisht, ku autoriteti i Romës kishte rënë që në shekullin e pestë, duke krijuar forca të reja pushteti.
Tensionet u krijuan në vitet e para të shekullit të 11-të, kur normanët katolikë u dyndën në Italinë e Jugut, që në atë kohë e praktikonte fenë në greqisht, dhe urdhëruan zbatimin e praktikave latine nëpër kishat e zonës.
Patriarku i Kostandinopojës u përgjigj duke ndaluar të gjitha faljet në latinisht në qytetin e tij, duke bërë që Papa i Romës të dërgonte një delegacion në Kostandinopojë, për të diskutuar çështjen. Kreu i delegacionit romak, Kardinali Humbert, i shpalli Patriarkut në Kostandinopojë se tashmë ishte i shkishëruar. Patriarku bëri të njëjtën gjë për vizitorin.
Para se të ndodhte kjo ndarje përfundimtare, dy kishat kishin pasur mosmarrëveshje të gjata për autoritetin që kishte shpallur Papa mbi gjithë botën e krishterë, ndërkohë që Ortodoksët mendonin se të gjitha qendrat e lashta të krishterimit, që nga Antiokia, Aleksandria, Jeruzalemi, Roma e Konstandinopoja, kishin status të barabartë ne njëra-tjetrën.
Ortodoksët u përplasën me Papën pasi urdhëruan një version të besimit të tyre, që krijonte një ndryshim të Shpirtit të Shenjtë. Ky ndryshim teologjik iu shtua mosmarrëveshjeve të tjera gjeopolitike.
Në vitin 1204, ushtritë romake plaçkitën Kostandinopojën, që në atë kohë ishte kryeqendër botërore për tregti e kulturë, dhe imponuan regjimin latin për rreth gjashtë dekada. Sipas ortodoksëve, ky akt tradhtie nga të krishterët latinë solli dobësimin e qytetit, dhe çoi drejt pushtimit nga turqit myslimanë në vitin 1453.
Duke qenë se secili kishte marrë një rrugë të ndarë, perëndimi dhe lindja e krishterë nisën të krijojnë tradita të ndryshme teologjike.
Perëndimi zhvilloi idenë e purgatorit dhe të faktit që vetëflijimi i Krishtit ishte i nevojshëm si shpagim për Atin, Perëndinë, ndërsa në lindje u eksplorua ideja se Zoti ishte i paarritshëm nga arsyeja njerëzore, por i arritshëm nëpërmjet zemrës.
Për ortodoksët, teologjia katolike duket e tepruar për rreptësinë me të cilën bazohet në formula ligjore, ndërsa për katolikët, mendësia e ortodoksëve kishte përkushtim të zbehtë dhe të pavendosur.
Për këtë arsye, takimi i Papës Françesk me Patriarkun rus Kirill në vitin 2016, në Kubë, u pa si një ngjarje historike për 10 shekujt e fundit, edhe pse ndarja kishte ndodhur qindra vite para se të ekzistonte Patriarkati i Moskës.
Të dy krerët fetarë mbajën një deklaratë të përbashkët, ku folën për bashkim mes të krishterëve, si dhe shprehën pikëpamjet e ngjashme mbi çështje të rëndësishme të kohës, si qëndrimi i njëjtë për sa i përket ateizmit, laicizmit, konsumerizmit, çështjes së emigrantëve e refugjatëve, rëndësisë së martesës e familjes, si dhe shqetësimet e ngjashme mbi abortin dhe eutanazinë.
貧 乳 ラブドール ダッチワイフの選択的使用の一部は何ですか?ダッチワイフマッサージパーラーは将来的にスポットを持っていますか?ダッチワイフを購入する前に知っておくべきことをダッチワイフに集中するための簡単で面倒なヒント
everything about power and money
Eshte nje fe tjeter qe vjen nga lindja. Ajo fe ka patur nje profet qe u martua me nje 9 vjecare, vriste njerez, mbante skllave seksi dhe i mesoi popujve te veshin grate si ninxhat e japonise.
Japonise ti hashe m….mor arumun zgjebs se eshte 200 vjet perpara ju ortodokse b…zinj qe gjithe jetes po cobane mbetet nga trute e kokes more turma endacakesh
Ti ri-kujtoj lexuesve te artikullit disa fakte, qe veshtir ti kuptojne, sepse kane erresir te plot.
###
1- Kryqezatat i perkisnin Katolikve dhe as pak Orthodhoksve.
2- Orthodhoksizmi ishte viktima e pare dhe me e madhe e Kryqezatave
Ajo u dobesua kaq shume nga shkaterimet sa qe Otomano-Arabo-Mongolet Islamik e kishin shume te lehte per pushtimin e Kostandinopojes dhe Bizantit.
3- Demi qe ju be Bizantit Orthodhoks ishte kaq i madhe sa qe per shekuj me rradhe 1204-2001 Orthodhokset nuk kishin as nje mardhenie me Katoliket.
4- Vetem ne vitin 2001 me kerkes te Papa Gjon Palit u mundesua vizita me e rendesishme Kishtare, ku Papa Gjon Pali kerkoj FALJE per te gjitha te keqijat ndaj Orthodhoksis..
###
Prandaj kur flitet per krimet e Katolicizmit, per Ikuzicione, Kryqwzata, skandale … nuk kane as edhe nje lidhe me Krishterizmin Orthodoks ne historin Kishtare te se ciles nuk ka as edhe nje Skandal dhe Mekat.
###
Orthodhoksozmi ka mbajtur te njejten vazhdim te Krishtrizmit pa devijuar nga dogma, me bekimin “zinxhir” te drejt per drejt nga Jezu Krishti tek Apostujt …. dhe deri me sot tek prifti me i thjesht.
Deri në vitin 1040 kish vetëm një emër krishterim më pas lindën interesa të tjera ideologjike ku krishterimi u nda në katolicizëm e ortodokse,me pas reformatori Martin Luther atë protestante e të tjera e të tjera!
Kështu u veprua edhe në islam,sunitë e alevite!
Të gjitha sektet punojnë për përhapjen e ideologjisë që ata predikojnë!
Angazhimi i tyre është të fuqizojnë sistemet politike në kapitalizëm si një mënyrë jetese e mirëqenie për predikuesit dhe për veten e tyre mes ideologjisë fetare dhe një mision të tyren për ndërgjegjësimin dhe rrugën e drejtë të njerëzimit drejt një jetë pa i bërë dem tjetrit,pavarsisht se sa zbatohen në jetë!
Degjoheni mendimin e ketij kangalit te kishes , po ik o zgjebs , shqiptareve nuk u intereson kisha dhe xhamia , ti si qen besnik i kishes bej gam gam gam sa here te duash , fuqi te kesh e te lehesh….
Si kisha karolike dhe ajo orthodhokse. Jane 2 forma te njejta qe perdoren prej mijera vitesh, per te pasur pushtet, gjithashtu per te pasur para. Nga keto dy kulte bashke me xhamut, erdhen te gjitha brapshtirat e botes. Njeriu lind me zemer per te dashuruar, keto mashtruset e kthyen njeriun ne makineri urrejtjeje ndaj njeri tjetrit. E njejta forme por me e moderuar perdoret tashme prej partive politike.
MENDIMI IM : ENVER HOXHA KISHTE SHUME TE KEQIJA POR ZHDUKJEN E FESE E REALIZOJ.
Ndryshimi themelor midis katolicizmit dhe ortodoksise eshte menyra e krijimit dhe perhapjes se tyre. Ortodoksia u krijua si nevoje e shtetit (perandorise se lindjes). Duke qene duplikat ajo dubloi datat dhe festat katolike. Nese katolicizmi u perhap nga misionaret ajo ortodokse nga strukturat e gateshme shteterore. Kudo ku shtrihet, ortodoksia mbetet ortake e shtetit. Mosndarja nga shteti e ben ortodoksine me pak qiellore dhe vendet ortodokse me te pazhvilluara se ato katolike.
Nuk eshte Bullgaria pjese e Kishes Ortodokse Greke! Jane popull sllave dhe jane ne Kishen Ortodokse Ruse! Rumania eshte bashke me Greqine,Shqiperine dhe Qipron! Festimi i Kishes Ruse nuk ka lidhje me Katoliket! Mungesa te theksuara ne Gazeten tema rreth kesaj teme eshte mediokritet! 13 dite ndryshim ne festimet fetare ka te beje me kalendarin e ri me te vjetrin! Kalendari Julian u zvendesua me ate Gregorian per arsye te viteve lip apo dhe per arsye te tjera te vete Kishes!!
FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN.fEJA ORTODOKSE ESHTE PLAGJATURE E FESE KATOLIKE.
Kisha ortodokse eshte me e mira ka pjata supe qofte te zgares sufllaqi dhe kur ngopesh mire e mire ja permbledh ndonje kembelesheje ose Priftit ortodoks nuk ka me mire se Kisha ortodokse
Te gjithe merreni me pjesen e semure te kishes ku dhe vete kisha ben perpjekjet te sherohet .me pjesen me te mire qe besimi ka ndikuar ne civilizimin boteror per te kuptuar çfare eshte Dashuria keni ndonje Falemderi ?
Te gjitha jane sajesa artificiale, mos ngjajne pak edhe me te ashtuquajturen demokraci; demokraci quhet ne Rusi, demokraci ne Amerike, demokraci ne Greqi, demokraci ne Turqi e keshtu me radhe….Po cila eshte demokracia?! Te gjitha jane sajesa artificiale per te sunduar. Popujt e kane ne kryqe qe nga shpellat e deri me sot.
Shkruaj o mero se vetem turqit te ndjekin edhe te lexojne!nga 10 komente 9 i ke nga sunite,qe vetem sharje ,fyerje,fjale banale etj.Keta sunite qe nuk dine as pseudonimin te vendosin,nuk mund te njollosin kishen, sepse jane mbetje osmane ne kete vend…
I kam simpatizuar komentet e tua , pooor… , kësaj radhe ndjehem i zhgënjyer , e ke menderosur komplet , duke shkelur me të dyja këmbët ato që ke thënë ! Ke rënë në kurthin e Janullës , sepse realisht ne nuk kemi KOASH , por një dioqezë të kishës famëkeqe greke !
Historianet me te mire dhe me te sakte,me kerkese nga history channel,dolen ne nje fare perfundimi se si u perhap kristianizmi dhe thane:
Kristianizi erdhi si rrjedhoje se besimtaret qe kultivonin kete besim,ishin me te predikuar kundrejt besimit te tyre,dhe mbi te gjitha,kjo fe nuk merrej me therjen e kafsheve( bajram) per c’do lloj lutje,por lutjet beheshin ne nje objekt ( kishe).
Ne ate kohe,perandoria romake kishte problem kryesor perhapjen e semundjeve ngjitse qe vinin nga therja e kafshve dhe ishte rreziku numur nje per te.
Keshtu qe u ra dakort se predikimi i kristianizmit,sillte nje avancim ne shendetin e popujve( ushtarve) dhe ishte me e lehte mbikqyrja.
###
Perhapja e myslimanizmit erdhi si rrejodhe e mos pagimit te taksave qe premtuan romaket kundrejt vendeve arabe.
Arabet pretendonin nga romaket se nje pjese e taksave qe mbilleshin u perkisnin atyre, sepse ne trojet e tyre ” lindi zoti”.
Romaket rane dakort,por kurre nuk paguan taksat…keshtu qe arabet “e mencur” krijuan fene e tyre.
Domethene,qe kirijuan pushtet-kontrollin e tyre dhe doemos edhe dominimin financiar,qe eshte dhe qellimi perfundimtar mbi besimet.
###
Te gjithe tani me dime se asnje perandori nuk mund te ndikoje tek besimi i njerzve me dhune dhe kontrolli i besimit eshte kontrolli mbi parane…i cili sjell,kontrollin e pushtetit.
” Shume njerez e urren parane por pushtetin askush!”