Deputeti Ervin Bushati shprehet se ndryshimet në qeveri janë bërë në konsultim me të gjithë grupin parlamentar, ndërsa shtoi se grupi i Partisë Socialiste ka mbështetur dhe mbështet ndryshime pozitive brenda familjes, që ne themel kanë impulset dhe energjitë e reja.
Bushati theksoi në News 24 se synimi i PS-së është që të fitojë në të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore, të cilat janë dekretuar nga presidenti me 30 qershor të 2019.
“Kemi një synim për të marrë 61 bashki të vendit. Ne kishim kohë që diskutonin, që kishte nevojë për energji dhe impulse të reja.
Ndryshimet në qeveri ishin të pritura. Mënyra dhe niveli deri sa vajtëm aty u përshpejtuan nga ngjarjet që rrodhën.
Kryeministri dhe kryetari i maxhorancës ka të gjithë mbështetjen e grupit të PS.
Detyra jonë është që të mbështesim qeverinë.
Të gjitha ndryshimet për mirë kanë mbështetjen e grupit të PS.
Protesta janë të mirëpritshme kur nuk kanë dhunë. Protestat e përshpejtuan reflektimin. Ato janë të dobishme dhe të shëndetshme.
Opozita nuk është aty për të zbukuruar parlamentin, por duhet të korrigjojë edhe qeverinë.
Jemi në një realitet të ri politik kjo nuk është vetëm në Shqipëri, por sfidë në shumë vende të botës.
Realiteti politik, është një sfidë edhe për Shqipërinë”, shtoi ai. (TemA)
O Bushat ler ndonje se ska lezet….