Dy shkencëtarë kanë studiuar tingujt e “sulmeve akustike” të pësuara në vitin 2017 nga diplomatët amerikanë. Gjë që vinte si pasojë e bulkthave …
Dhe a ishte ky insekt në origjinën e një krize të madhe diplomatike midis Uashingtonit dhe Havanës? Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara kishin tërhequr më shumë se gjysmën e stafit diplomatik në Kubë, pezulluan aktivitetet e tyre konsullore në kryeqytetin kuban dhe urdhëruan dëbimin e 15 diplomatëve kubanë nga Shtetet e Bashkuara.
Diskutohet se arsyeja është sulmi akustik mbi diplomatët e ambasadës amerikane në Kuba. Autoritetet amerikane thonë se të paktën njëzet e katër prej tyre kanë vuajtur, nga fundi i vitit 2016 dhe gushti 2017, migrenë, të vjella dhe dëmtim të butë të trurit, të shkaktuara nga pajisje të avancuara akustike sipas tyre.
Dy shkencëtarë, të cilët kanë studiuar një incizim të tingujve që shqetësonin diplomatët amerikanë, kanë arritur në përfundimin se nuk kishte dyshim për një armë akustike, por … kënga e kënduar nga çiftet e bulkthave në periudhë çiftëzimi. Studimi, i raportuar nga New York Times të premten, më 4 janar, bazohet në një regjistrim të bërë nga një punonjës i qeverisë amerikane, dërguar në Marinën e SHBA dhe më pas të publikuar nga Associated Press.
Rrahjet e krahëve
“Ndonëse konfuzuese, tingujt misteriozë në Kubë nuk janë fizikisht të rrezikshme dhe nuk përbëjnë një sulm akustik”, thotë studimi i Alexander Stubbs, student i PhD në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe Fernando Montealegre-Zapata, mësues në biologji ndijore në Universitetin e Lincoln, Britani e Madhe.
Sipas tyre, zhurma është e dëgjueshme – në terma të “kohëzgjatjes, frekuencës së përsëritjes së rrahjeve, spektrit të energjisë, stabilitetit të normave dhe lëkundjeve për rrahje” -, kënga e bulkthit të shkurtër, i pranishëm në Karaibe, është ndër më të lartat në këtë lloj specie.
“Sulmet akustike”, për të cilat diplomatët amerikanë, sipas Uashingtonit, kanë qenë viktima, janë “një manipulim”, tha të hënën ministri i jashtëm kubanez. M Rodriguez shtoi duke argumentuar se ky është një “pretekst për marrëdhëniet e mëtejshme me ndikimet bilaterale “.
“Shi i verdhe”
Publikuar javën e kaluar, ky studim ende nuk është botuar në një revistë shkencore ose nuk është vënë në shqyrtim të kolegëve shkencëtarë. Nuk interesohet drejtpërdrejt në çështjen e problemeve shëndetësore të hasura nga diplomatët dhe studiuesit nuk përjashtojnë mundësinë e sulmeve akustike diku tjetër.
Në shtator 2018, New York Times, duke cituar ekspertë dhe shkencëtarë, kishte transmetuar hipotezën se “incidentet shëndetësore” nga të cilat vuanin diplomatët amerikanë në Kubë, por edhe në Kinë, gjatë dy viteve të fundit, mund të kenë qenë shkaktuar nga rrezet mikrovalë.
Që nga fundi i vitit 2016, njëzetepesë diplomatë amerikanë dhe anëtarë të familjes së tyre në Kubë kanë qenë viktima të “sulmeve” misterioze të përshkruara si tinguj të lartë – duke shkaktuar dëmtime të lëndimeve të trurit. Të paktën një punonjës tjetër i qeverisë amerikane në Kinë u godit nga të njëjtat simptoma.
Në mënyrë të ngjashme, në mes të luftës së ftohtë, përballë misterit të “shiut të verdhë”, Shtetet e Bashkuara në vitin 1981 akuzuan Bashkimin Sovjetik për kryerjen e sulmeve kimike në Azinë Juglindore, ndërsa studiuesit kishin arritur në përfundimin se “shiu” ishte në fakt grumbull I mbetjeve të bletëve.
Le Monde-Shqipëroi për TemA: Diona Çeço