Pse protestat nuk e trembin Edi Ramën?

9 Janar 2019, 20:13Politika TEMA

Dritan Hila

Data 8 do te ishte edhe data e proves e protestës studentore, provë të cilën ajo nuk e kaloi.

Për hir të kronologjisë dallga e humbi fuqinë e saj që ditën e tretë nga fillimi i saj dhe të hënën e parë iniciativa kaloi në duart e Ramës. Ishte protesta e cila e rrezikonte seriozisht Ramën, çka u pa edhe nga gjendja emocionale e kryeministrit. Mungesa e informacionit për organizatorët; masiviteti pjesëmarrjes; inteligjenca e parrullave, i bënë me dije se iniciatorët nuk vinin nga selitë partiake. Ato ditë ai ishte gati të negocionte gjithçka. Por protesta humbi efektin surprizë dhe i dha kohë të fuste përçarësit dhe makinën e propagandës në lojë.

Ndërkohë protestat e tjera kanë mbetur periferike. Ajo e banorëve të Astirit nuk ia doli të fitojë simpatinë e shumicës dhe kjo jo vetëm për fajin e tyre por edhe individualizmin proverbial të shqiptarëve.

Protesta e iniciuar nga një emigrant, Genc Sejko, i njohur për memet e tij pikante, kaloi pa u ndjerë.

Në përgjithësi që të treja nxorrën në pah disa mungesa thelbësore që të mund të bëjnë të rrezikshme një protestë.

Të gjithave ju mungonte programi. Askush nuk ndjek dikë që nuk e di se ku do të shkojë. Vetëm një naiv mund të mendojë se mjafton të shash dhe, të pakënaqurit të vijnë pas.

Dhe parapolitizmi është karakteristikë thelbësore jo vetëm e protestuesve të rrjeteve sociale por edhe atyre të shesheve. Ky duhet të jetë një mësim për gjithë shqiptarët se nëse nuk artikulohen politikisht, do kenë në qafë pikërisht ata që dinë të artikulohen: PS, PD dhe LSI.

Protestës i mungonte objektivi. Studentët nguronin të kërkonin qoftë edhe kokën e ministres së arsimit, duke e ngushtuar kërkesen e tyre në tetë pika  të vagullta. Kur disa gazetarë, dashamirës, si Mentor Kikia apo Rudina Xhunga i këshilluan që të bëheshin më konkretë, një tufë shkarashkruesish injorantë që kullosin ose në lulishten e presidencës ose në atë të Shqup-it, i anatemuan pasi medemek po kërkonin të ulnin vrullin e studentëve që do të përmbysnin qeverinë.

Në fakt studentët as e kishin në mend përmbysjen e qeverisë, përmbysje e cila ekzistonte vetëm në mendjet e gjysmakëve të ardhur nga provinca që mendojnë se çdo fandaksje është politikë e madhe.

Në fund, Rama bëri ca shkarkime, kur protesta kishte shkuar të hante kaposhin.

Çka do të thotë që ndërrimet i bëri kur deshi vetë dhe për qejf të vet.

Prania e partive tradicionale ishte një tjetër faktor që uli mbështetjen e studentëve për protestën dhe të qytetarëve për studentët.

Asnjëra prej këtyre partive nuk po e kupton se nuk mund të fitojë duke bërë rolin e xholit dhe futur në çdo dorë letrash që duket fituese.

Ato nuk dinë të reformojnë veten. Mbase do kishin shpresë nëse konjuktura botërore do ishte ajo e luftës së ftohtë, por sot notojmë në kohë dinamike. E vetmja gjë që i mban në treg ëshë sistemi zgjedhor. Po ra ai, në harkun e dy palë zgjedhjeve, asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë.

Dhe një ndër arsyet e rëndësishme që protesta ra , ishte mungesa e lidershipit. I vetmi që u dallua ishte një person me kaskë çiklisti që nuk linte protestë pa marrë pjesë,  por pa krijuar asnjë simbol, përveç përshtypjes se kishte disa javë pa larë kokën.

Lidershipi është domosdoshmëri në çdo lëvizje. Madje metodika e do që ata të krijohen, pasi turmat kanë nevojë për përcjellës mesazhesh. Mungesa e një lideri do çonte në humbje, ashtu siç çoi.

Studentët humbën një shans të madh të faktorizoheshin dhe për më shumë i dhanë Ramës imazhin e një udhëheqësi që i rezistoi edhe goditjes së studentëve. Çka do ta bëjë më të vështirë lëkundjen e tij para 2021-it/dritare.net

28 komente në “Pse protestat nuk e trembin Edi Ramën?”

  1. ✌?✌? says:

    Studentët janë të mënçur.Kërkojnë ndryshime dhe po i arrijnë, po jo një kastë tjetër të ndyrë në krye të vendit.
    E kanë të qartë që vetingu në politikë, do të lerë pak në këmbë.
    Pak politikan majtas e dhathtas do ti shpëtojnë vetingut. Zgjedhjet e ardhshme politike do sjellin lider të rinj.
    PDEISTËT dhe LESHELISTËT , mbahen me shpresa, por rinia dhe masa popullore s’i ha më rrenat e tyre.
    FA N’CULO , sikur i thonë ,??? O OPOZITARË ZAGARË HAJDUT E TRUTHARË.✌?✌?

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      PD DHE LSI NUK JAN TE BESUSHME
      SIC ESHTE
      LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE MONA GOJ BYTHA DHE LIKE FLOLIRI
      JAN TE PABESUSHEM
      JSN KUNDRA SHQIPERIS
      JAN HAJDUT
      97 DHE GERDECI 21 JANARI POPULLI NUK E ARON KOLLAJ
      KETA DO NDESHKOHEN ME VOT
      RAMA PO BEN DETYREN QE NUK E KA BERE NONJE KRYEMINISTER TJETER

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      PD DHE LSI NUK JAN TE BESUSHME
      SIC ESHTE
      LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE MONA GOJ BYTHA DHE LIKE FLOLIRI
      JAN TE PABESUSHEM
      JSN KUNDRA SHQIPERIS
      JAN HAJDUT
      97 DHE GERDECI 21 JANARI POPULLI NUK E ARON KOLLAJ
      KETA DO NDESHKOHEN ME VOT
      RAMA PO BEN DETYREN QE NUK E KA BERE NONJE KRYEMINISTER TJETER
      Prandaj nuk trembet RAMA VETEM punon

    3. ELIOT says:

      Perse protesta nuk e tembin ramen ha ha ha ha cfare pyetje prej ;;;;;;; Sepse ne kampin perballe eshte lul hajduti qe populli nuk e don ;;; si kujtoni ju ;;;Se studentet duan te heqim mutin Ramen ;;dhe te vejne shurren Bashen Berishen ;;;Jo jo j sjane idiota si ju qe beni nje pyetje koti ;;; Basha berisha e kane bllokuar demokracine me korrupsionin e tyre ;; Dhe skane len asgje pe nje demokracie te vertete ;;;;; Ne rast se nuk i kutponi keto gjerat te qarta jeni me e vertete gavrosha ;;;;;merci

  2. sali says:

    Sepse protestat i organizojne ata qe populli nuk do tju degjoje emrin e jo me shume duke filluar nga LSI jote soti Dritan, Ne kete brez politikanesh Edi Rama eshte politikani i vetem dhe me i sakti ne shqiperi qe po mundohet te beje shtet ne nje vend ku gjithcka nga breishizmi e hajdutet e LSI e kishin shpene ne fund. Si i thone llafit ne mes te qorave ai ka nje sy.Kur juve nuk arini te kuptoni kete ose jeni xheloz ose keni ngrene nje luge corbe te hidhur diku e duhet te paguani si shume e shume gjoja analiste .qe ndjekin teorine Berishiste TE GITHE HAJDUTE E TE GJITHE KRIMINELE

    1. Komentuesi says:

      Me sa duket ty Dritan Hila te ka ngelur nje çike qejfi se perfundoi protesta e studenteve ne disfavor te Monikes,por s’ka gje,hajt me shendet.
      Sa per dijeni,Edi Rama po perballet me shume veshtiresi te medha te krijuara nga Berisha,Basha,Monika,Meta,dhe ju analistet e kazanit.Edi Rama do beje shtetin shtet,dhe do punoi akoma me mire dhe me i lire,kur ata qe permenda me larte te shkojne ne Reç te Shkodres.Pragjet dhe trungjet qe po ve opozita e shkaterruar qeverise,po e pengojne qeverine te punoje,por ama ne vend nuk ka ndalur.Rama me qeverine e tij,edhe pse ka gjithe keto pengesa te medha nga opozita,po ecen perpara dhe po triumfon.Triumfi me i madh per Ramen eshte,se ai po fiton ç’do dite besimin ne popull.Sjellja e keqe e opozites se çakerdisur,po i shton jeten E.Rames.Ne kemi besim te ai dhe do ta mbeshtesim,pasi ai po tregohet trim ne lufte kunder opozites qe kerkon lufte.

  3. ?⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    MIRË E KE MOR VËLLA,
    POR, MUNIKËN KUSH E MBA?
    PO I DRIDHEN LEQET,
    PO I MPIHEN …OQET.
    BËN TË NGRIHET, S’NGRIHET DOT,
    DITË E NATË PO QAN ME LOT.
    SE KËSHTU O DER-PEDERË,
    O HAJDUT O MENDJE DHJERË,
    QË DHE SHKOLLA VEÇ JU PA,
    BYTHA PUNËN S’JA U MBA.
    VODHËT SI KUR NDONJËHERË,
    POR JU MBET PARJA NË DERË.
    DHE PO LOSNI NGA MENTË E KOKËS ,
    SE SJA HIDHNI DOT EVROPËS.
    JU SHEH SHTREMBËR AMERIKA,
    GJENI VRIMË, PO JU VJEN DITA !

  4. lesh e li says:

    Protestes nuk i mungoi objektivi dhe s’kishin pse kerkonin doreheqjdn e ministres. Dolen me kerkesat e tyre me tete pika dhe arriten ate qe donin. Perse duhet ky artikull per lidershipin etj. kur studentet ja arriten qellimit te tyre?

  5. ermal says:

    Sa shkrim i keq dhe i padenje. Hila sugjeron nje strategji mijsh, kur protesta studentore, ishte nje mal qe rrezoi qeverine dhe shtroi rrugen per ndryshime (qe i shpresojme domethenese) ne Shqiperi.

  6. Shvejk says:

    Mbaje veten o Hile, tregohu i paanshem te pakten sa per sy e faqe, ashtu sic i takon zanatit tend te c’nderuar.

  7. marku says:

    Dakort me “Lesh e li”! Po te kishte protesta lidership i binte qe te protestosh per te hequr Ramen e te sjellesh lidershipin ne pushtet ! Pra jo protestues por punetore te lidershipit !

  8. S'ka me!!! says:

    Sipas Hiles,protesta ne fillim ishte “proteste tamam”,proteste qe buron nga pakenaqesite…por si ka mundesi qe nje proteste “tamam” nuk ka as krye as organizator,nje hilë e di.
    Hila,degjoje ti dhe te tjeret si ty,madje dhe shperdaje…
    Protesta ishte komplet politike dhe naiv ishin disa studenta qe besuan se “organizatoret” ishin si “ai” kokepalari qe permend ti.
    Keta disat,qe menduan se ishin te perfaqesuar nga studente qe do u qanin hallin,e kuptuan qe udheheqia ishte “anonime” per shkak se fshihej pas tyre pd-ja dhe lsi-a.
    Kaq e thjeshte!!!
    Me e keqea nuk qendron tek fshehja studentore e pd+lsi,por qendron tek fshehja jote,tek fshehja e rudines( gruas tende) ,tek fshehja e zheit,e fejzos,e bushatit,e rakipit &vazhdon…aaa,kini dhe krasten tani,urrraaaa…fitore!!!( ne fshehje totale kini dhe aldo morrning show.ky eshte kokelare koke palare?!…nuk duket).
    Pas studetve fshihej propaganda juaj e flliqur,fshihet rroga e majme qe duhet ta justifikoni tek drogdillerat pronar tuaj,fshihet kauza juaj se do humbisni rehatine.
    Me goje plot po te them se, po te kishte gembelsi ju( gazetaret e tv-ve tona) ne krye ne vitet 40,hitleri do kishte fituar.
    Ne syte e popullit,keshtu jeni katandisur…me keq se propaganda naziste.
    Tani u ka ngelur vetem te perdoni dhe “shpresen” e fundit…ate te rraces ariane.
    Futjuni dhe kesaj pune se si dihet…filloni e thoni se rama nuk eshte race e paster,monen e kini dakort,ta them une.

  9. Vk says:

    Pse!!?? Se ka Bashen me Saliun aleat

  10. Petrit says:

    E demoralizove Artur Zhein me kete qe thua!!!!!

  11. Sali pekmezi says:

    Rama nuk ka pse te kete frike, Edi Rames nuk i bene pershtypje se cfare thote leshi dhe kaleshi dhe andrakeshi,apo cfare thone studentet dordolecet.Rama mund te zgjithe problemet qe ata kerkojne,por edhe mund te mos i zgjithe dhe dordolecet le te hingellijne poshte e perpjete sa te duan le te rrine para qeverise dhe le te bertasin dhe te ulurijne sa te kene ne koke tingellim.

  12. bart72 says:

    Po ky sigurimsi djali i Meramet Hila ca ben i eshte bashke ar sigurimesit Mero Baze ha komuniste i qelbure ketu do i vuani se keni vrare shqiptare Dhe Po i vrisni akoma

  13. Komentuesi says:

    Me sa duket ty Dritan Hila te ka ngelur nje çike qejfi se perfundoi protesta e studenteve ne disfavor te Monikes,por s’ka gje,hajt me shendet.
    Sa per dijeni,Edi Rama po perballet me shume veshtiresi te medha te krijuara nga Berisha,Basha,Monika,Meta,dhe ju analistet e kazanit.Edi Rama do beje shtetin shtet,dhe do punoi akoma me mire dhe me i lire,kur ata qe permenda me larte te shkojne ne Reç te Shkodres.Pragjet dhe trungjet qe po ve opozita e shkaterruar qeverise,po e pengojne qeverine te punoje,por ama ne vend nuk ka ndalur.Rama me qeverine e tij,edhe pse ka gjithe keto pengesa te medha nga opozita,po ecen perpara dhe po triumfon.Triumfi me i madh per Ramen eshte,se ai po fiton ç’do dite besimin ne popull.Sjellja e keqe e opozites se çakerdisur,po i shton jeten E.Rames.Ne kemi besim te ai dhe do ta mbeshtesim,pasi ai po tregohet trim ne lufte kunder opozites qe kerkon lufte.

  14. Lee lee says:

    Dritan lexova nga nje comentues nje thenie te Maos dhe akoma po qesh.Po ta them se eshte fiks per Ramen ..pak a shume…PO NDJEVE 4 LOQE NE SHALE MOS KUJTO SE JE ME BURE.THJESHT PO TE Q….NE BY..

    1. Pantera says:

      Keshtu ndjen ti kanceroz muti ? Si duket e ke pervoje personale o kangal i kishes

      1. Lee lee says:

        Po une sbej gallat me 1 500 000 njerez o freshist amoniaku sic ben ky

  15. kodra pas malit says:

    I jashtezakonshem Lee Lee .
    Mos komento më per 1 vit !

    1. Lee lee says:

      Haa haa me ne fund.Comandant bere autogol.

  16. aman kush ta porositi shkrimin o sherbetor ! po ty dhe gruan tende ju ofendon rama dhe rrini si mut ! po normal se nuk keni as moral as dinjitet !po ministria e cantave 5euro ra ! tarifat u pergjysmuan ! studentet e 9-10 nuk do paguajne ! gruaja shan edi ramen !burri e lavderon ! njerez sherbetore bythlepires

  17. P.Tarko says:

    Shume keq qe nje pjese si ju e compani nuk ju doli enderra qe prisnit si cakenjt te hanit kermen mbasi te ngopesh Luani

  18. olimpia says:

    Jam dakord me …shumicen e komentuesve…Natyrisht ti japim RAMES ate qe i talon ,perpjekjet per te rindertuar jo vetem shtetin poPor edhe nje moral te ri shoqeror te shkaterruar nga HITLERUCI ANARKO PRIMITIV Berisha dhe turma e tij lumpenproletare dhe anadollake .Rama kuptoi mire protesten iu dha pergjigje pozitive kerkesave racionale te asaj shumice qe seriozisht duan te studjojne ,nderkohe qe u mbylli rrugen militanteve jo te paket te PD..LSI qe synonin destabilizim te vendit per llogari te BERISHES ,MONES dhe gjithe lukunise se ujqeve qe kane frike nga drejtesia e re .Protesta e realizoi ate qe synonte sinqerisht dhe Rama ,si liberal e kuptoi dhe reagoi .Nuk duhet te prisnim me shume .Por Rama tani eshte ne udhekryq .Protesta deshmoi se populli i majte nuk eshte i kenaqur me drejtimin ekonomik dhe shperndarjen e te ardhurave ne shoqeri .Rama ose duhet te beje nje kthese te plote drejt te majtes ,me programe konkrete ,ose ti lere vendin nje peronaliteti tjeter brenda PS .Eshte momenti tu thuhet ndal PPP,te punohet per ngritjen e nje industrie moderne ,konkuruese ,te rritet minimumi jetik i rrogave deri ne 300 euro ,pensionet 200 euro ,te stimulohet punesimi dhe te ulet evazioni fiskal.Kam bindjen se parate jane ,sepse ne nje vend ku biznesi vendes ben investime qindramilione dollare pa iu dridhur dora duke konkuruar edhe shumekombeshet eshte absurde te thuash qe ..nuk ka mundesi ekonomike…Prodhimi i brendeshem bruto eshte sigurisht jo 14 miliarde por mbi 20 miliarde ,nderkohe qe fluksi i parave nga emigracioni eshte i larte .Por duhet me dore te forte te nderhyet kunder informalitetit dhe korrupsionit ,per te rritur investimet dhe nxjerre ne evidence gjendjen reale te veprimtarive ekonomike .Biznesi duhet te kuptoje se eshte ne interes te te gjitheve rritja e rrogave e cila do te sjelle me shume para ne xhepat e shtreses se mesme dhe te varfer ,me shume konsum ,me shume kerkese dhe si rrjedhoje me shume prodhim dhe punesim .Sa per endrren e ushtrise se korruptuar te medias qe iu versul Rames si e terbuar per llogari te BERISHES DHE MONES, ,gjithcka perfundoi me nje deshtim te plote .

  19. Albani says:

    Nuk ka frike,sepse e di qe çfaredo levizje nuk ka alternative me te mire.
    Pra Rama perfiton ngaqe alternativat e tjera jane me zi nga ai.
    Partiaket dhe sahan lepiresit mburren qe Rama eshte me I miri,por kjo nuk e ben ate domosdoshmerisht te mire.
    Mund te jesh I pari I klases edhe me noten 5.

  20. Tepsia Socialiste says:

    Studentet goxhe qe u vyshken pa celur akoma. Shpresoj qe kryeministri te kete meshire per to e te tregohet bujar se fundja u bene per meshire.

  21. Jimi says:

    Hila! Mos ki merak, ka kohe per protesta, ketu jemi. Ja sa te shplodhemi pake, se u lodhem. se eshte edhe nje cike ftohte. Ti e di mire se si ndodhi me Ballin Kombetar ne kohen e luftes? Kur PK i bente thirrje gjithe popullit dhe ne vecanti Ballit Kombetare si force politike, te rrembenin armet e te luftonin kunder pushtusit. Ja prisni edhe pak sa te vije behari, u pergjigjen ata. Iken e e vane tre behare e tre dimra e Balli luftoje vec me pulat e kotecit dhe vendin e cliruan vetem luftetaret!
    P.S
    Kjo nuk vlen per studentet e vertet, te cilet me te drejte dhe me modesti protestuan dhe kerkuan qe qeveria te mbaj premtimet.Kjo vlen per te gjithe ata “studente” guerrilas te trajnuar ne zboret nje mujore ne fushimin e “Gjirit te Lalait”. Studentet e vertet jo vetem arriten objektivat qe kishin por i dhane nje shkundje te forte qeverise, duke i nxjerre kartonin e verdhe . Qeveria nese nuk do qe po keta studente dhe bashke me ta gjithe populli ne zgjedhjet e ardheshme ti nxjerri kartonin e kuq, le te vazhdoje programin e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje