Armatoset Bullgaria, qeveria blen tetë avionë F16

10 Janar 2019, 13:09Rajoni TEMA

Këshilli bullgar i Ministrave do t’i propozojë parlamentit të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave me SHBA-në për blerjen e avionë luftarakë, tip F-16 për forcat ajrore bullgare, theksoi ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, pas një takimi ku u diskutua për blerjen e aeroplanëve luftarakë, që duhet të zëvendësojnë avionët sovjetikë, tip Mig22, raporton ata.

Blerja e tetë avionëve luftarakë kushton 920 milionë euro dhe dy avionët e parë duhet të dorëzohen brenda dy viteve.

Qeveria e Sofjes kishte njoftuar qëllimin e saj blerjen e F16 në dhjetor, pas një bisede telefonike të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompey, me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me autoritetet bullgare për të siguruar që blerja e avionëve të  jetë në përshtatshmëri me kornizën buxhetore bullgare.

Aktualisht, oferta SHBA tejkalon kufirin e pritur të shpenzimeve.

Vendimi i ekzekutivit ndezi polemika të ashpra në Bullgari. Përkrahësit e vendimit të qeverisë theksojnë se shumica e aleatëve të NATO-s përdorin F16, ndërsa kritikët akuzojnë ekzekutivin për shkelje të rregullave të prokurimit publik.

“Procedura për blerjen e avionëve luftarakë është keqinterpretuar, qeveria duhet të respektojë rregullat dhe ligjet”, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje