FOTO/ Disa studentë bllokojnë Juridikun, vendosin karrige në hyrje: S'duam sezon

10 Janar 2019, 09:46Sociale TEMA

Protesta e studentëve vazhdon dhe një pjesë e tyre janë mbyllur brenda fakultetit Juridik Në Tiranë.

Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme. Ata janë shprehur të vendosur të qëndrojnë deri të dielën tek fakulteti.

Teksa janë prononcuar për “BW” ata sqaruan se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim midis studenteve te fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.

Kerkesat vijojne si ke poshte:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

 2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.

4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

12 komente në “FOTO/ Disa studentë bllokojnë Juridikun, vendosin karrige në hyrje: S’duam sezon”

  1. Ufffa! says:

    Shkoni në shtëpi të piqni gështenja në furnelë. Na çatë tajaren. Shokët dhe shoqet tuaja punojnë nga 8-10 orë në ditë për 20-25.000 lekë, lere trafikun që duhet të përballojnë, ndërsa ju e hidhni çiçin përpjetë. Duket se ka nevojë për një Rregullore të brendshme të fakulteteve, që të sigurojë rregull dhe siguri, jo të bëni si t’ju teket, ose më qartë: si t’ju instruktojnë Luli me Monën! Thoni monës t’ju hapë një universitet si e doni ju, se paratë i ka, të vjedhura nga pasuria e përbashkët.

  2. Vjola says:

    Dhe te mendosh qe keta studente do te jene gjyqtaret e ardheshm.Sot japin ultimatume per sezonin apo kohen e pageses se kestit etj dhe neser si do te zbatojne me perpikmeri ligjin.Te kujt e kane ate fakultet prone familjare qe bllokojne dyert duke ju imponuar te gjitheve si do nje grup.

  3. Albi says:

    Ja pra keta jane magjistratet e ardhshem, qe pergatit argita me shoqe . Nuk duam shkolle , nuk duam provime, duam vetem gallate edhe perfundojne si roalnd Hysi , meshkuj potente .Ha ha ha shkolla .
    Mbylleni fare me mire .Ofron BE bursa plot per ata qe duan te studiojne.

  4. Taraboshi says:

    Aty le te rrine .Te mos u jepet uje buke e cigare dhe te mos ju plotesohen asnje nga kerkesat e tyre prej kalamani.O keshtu si themi ne o ska.Ngulin kembe si mushka kalamajt e dhastuar.Shikoni keto karagjoze dhe veriani enerin drejtesise se aedhemes.

  5. robi says:

    a eshte ai grupi i vajzave qe me minifunde dhe me gishtin e mesit lart shetisnin neper Tirane si te droguara duke bllokuar trafikun, kujt po i rruhet per drejtesin dhe kamarieret jane me diploma juridiku ne xhep . ka aq shume juriste neper shqiperi sa mund te furnizijme dhe OIndine,,,,,

  6. anonim says:

    oh keto se kane mendjen tek mesimi por tek haremi veror I jales qe i ka edukuar ne menyre erotiok0-naziskine dhe ju duket vetja se kane ne dore te ulin henen ne tokee. shkoni mor zagare se jenei bere per te qeshur, po ate zagarin me helmete ne koke dhe flamur mbeshtjellur qe flet mrroklla si i droguar e ka paguar leshidhise per dhjetorin ,,,,

  7. Ufffa! says:

    Jam dakord me Albin, mbylleni fare, se kemi më shumë “juristë” se punëtorë. Nuk ia vlejnë as për “eksport” – kush i do?! Por, kur nuk ngrihemi në protestë ne që paguajmë qejfet e tyre, mirë e kanë. Duhet një protestë e “heronjve të heshtur” – ne që paguajmë dhe shtrojmë kurrizin jo vetëm ndaj korrupsionit por edhe ndaj tekave të studentëve tanë të artë. Pika!

  8. Nikoll N Ulndreaj says:

    këta student që po shkollohen me taksat tona, për interes të tyre dhe familjeve të dyre marrin pushtet pa ligj duke nxjerrë tavolina e karrige nga nga sallat e leksioneve, me qëllim të pengojnë edhe ata që duan mësim. Këta juridikas që duan të bëhen gjyqtarë, prokuror, avukat, noter që shkelin ligjet e shtetiti tani a u besohet roli i gjyqtarit, prokuroririt e hetimi i korrupsionit të zyrtarve të lartë që bëjnë gjykime e hetime të paanshme. Sigurisht jo. Organet e drejtësisë së pamvarur duhet ti evidentojnë këta tipa që duan rokopujë dhe nuk duan mësim dhe ti shmangë nga këto organe të pamvarura.

  9. lesh e li says:

    Ky vend ka jurist per 50 vjet. Jane qysh tani te perkedhelur e te korruptuar nga politika. Nuk premtojne asgje. Eshte rasti ta mbyllni fakultetin e drejtesise.

  10. ?? says:

    Kemi të bëjmë me anorexie mentale dhe jo probleme shkollore.

  11. Studenti says:

    Rrugaceri e vandalizem!!
    Keta te vetquajtur “ student” qe ne mes te fakultetit kryejne pa pike turpi akte te tilla do te sherbenin shume mire si kavie per eksperimentimet psikoanaliste te Frojdit.
    Po stafi drejtues ku eshte?? Si mund te tolerohet sot te dhunosh vendin e dijes ne menyre te till te turpshem.
    Per keta vandal nuk mund te kete universitet.Eshte me e dobishme t’i largosh tashti se sa kur ata te mund te dipllomohen,sepse me veprimin qe kane kryejne sot, neser ata do t’i shkaktojne shoqeris deme te pallogariteshme.Pastroje te keqen qe ne embrion.

  12. Roland Hoxha says:

    Zgjidhja eshte shume e thjeshte.
    Mesimi te behet ne salla te tjera e ketu te lejohen vetem studentet qe duan te vazhdohet mesimi.Ata qe duan te protestojne lerini aty te rrine dhe mos ua terhiqni vemendjen.C’faj ka femija im apo dhe te tjereve
    qe duan te vazhdoje mesimi te behen viktime e ketyre huliganeve.
    I LUTEMI SHTETIT DHE ORGANEVE PERKATESE
    TE UNIVERSITETEVE NEQOFTESE ESHTE E MUNDESHME TE APLIKOHET MYNYRA E MESIPERME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje