Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos deklaroi një ditë më parë se do ndahet miqësisht me të shoqen, MacKenzie Bezos, pas 25 vitesh martesë.
Lajmi ka zënë faqet e para të mediave më të rëndësishme në botë.
Ai nuk dha arsye për shkaqet e divorcit, por në media tashmë kanë nisur spekulime.
Besohet se ai ka një aferë me një tjetër grua të martuar.
Bëhet fjalë për ish-prezantuesen Lauren Sanchez.
Sipas “National Enquirer”, Bezos e mashtronte të shoqen, duke e dërguar dashnoren nëpër destinacione ekzotike me avionin privat me vlerë 65 milionë dollarë.
Ai i dërgonte asaj edhe mesazhe të nxehta erotike.
Burime të tjera thonë se Bezos është ndarë më herët nga e shoqja dhe më pas nisi të dilte me Sanchez, e cila po ashtu, pretendohet se është ndarë edhe ajo nga i shoqi.
Shefi i amazon, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë, dhe pasuria e tij vlerësohet 140 miliardë dollarë.
Nuk dihet nëse kjo pasuri tashmë do të ndahet në mes me ish-bashkëshorten, pas gjyqit të divorcit.
“Ne ndihemi pafundësisht me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe thellësisht mirënjohës për të gjithë kohën që kemi qëndruar bashkë”, thuhej një ditë më parë në deklaratën e çiftit, për ndarjen e papritur të tyre.
“Nëse do ta dinim se do të ndaheshim pas 25 vitesh, sërish do të bënim të njëjtën gjë. Kemi pasur një jetë të mrekullueshme si një çift i martuar, e shohim po ashtu një të ardhme të mrekullueshme përpara si prindër, miq, partnerë në sipërmarrje e projekte, dhe si individë.
Edhe pse mbiemrat mund të jenë të ndryshëm, ne mbetemi një familje, mbetemi miq të mirë”, vijon deklarata.(TemA)
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez, para se te zyrtarizonin lidhjen e tyre
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
Jeff Bezos me ish-te shoqen
Jeff Bezos me ish-te shoqen
Jeff Bezos me ish-te shoqen
Një person i vetëm s’mund t’ju bëjë të lumtur. (Nëse je inteligjente me kuptuar dhe nxjerr conclusion ).
E keni gabim. Per ndarjen e Jeff Bezos nga gruaja, nuk eshte problemi tek ajo gruaja tjeter e martuar. Fajin e ka Kalec Dega. Sapo u takua Bezos me Kalecin, ndau gruan. “Gjeta shokun e jetes.” – tha.
P.S. Mos e merrni seriozisht.
Ky HAJDUTI jeff bezos vjedh te gjithe klientet e amazon paperjashtim,ne shume vende te Eu-se ky dmth amazon i vidhte klientet me nga 60 euro dhe me shume dhe kjo ndodhte me ndihmen e c1 hackersave te punesuar nga amazon te cilet ua faturonin klienteve nje pagese fikse automatike pa e kerkuar fare klientet.Per at dhe eshte me i pasuri ky monstra bythqire rrace-dhier