FOTOT: Të shkosh në punë duke fluturuar, njihuni me taksitë e së ardhmes

10 Janar 2019, 11:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Të shkosh në punë duke fluturuar, njihuni me taksitë

A keni menduar ndonjëherë që të shkoni në punë, duke fluturuar? 

Tani është e mundur falë vizionit të kompanisë Bell , pasi për disa vite do të nxjerrë në qarkullim taksitë fluturuese. 

Ky koncept hibrid-elektrik apo më mirë thënë një fluturake u prezantua në panairin e pajisjeve teknologjike në Las Vegas. 

Kjo fluturake paraqet një nga prototipet më të avancuara të taksisë fluturuese, ku kompania Bell  thotë se në vitin 2023 do të jetë e gatshme për përdorim. 

“Është një veturë fluturuese urbane me të cilën do të mund të transportojmë qytetarët në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar Matt Lous, inxhinier i aerodinamikës në kompaninë Bell. 

Brenda kësaj fluturake luksoze mund të shijoni panoramën e qytetit, për faktin se e tëra është e mbuluar me xham dhe ekrane gjigante të ndjeshme në prekje. 

Bell Nexus mund të transportojë deri ne pesë persona përfshirë këtu katër pasagjerë dhe pilotin. (TemA) 

1 komente në “FOTOT: Të shkosh në punë duke fluturuar, njihuni me taksitë e së ardhmes”

  1. ?? says:

    Një meksikan çdo ditë kalonte kufirin me dy thasë rërë,dhe doganieri e kontrollonte 20 vite rrisht. Kur del në pension doganieri american dhe shkon te lokali i Meksikanit. “të më thuash përse me thas me rërë tani që s’jam në detyrë. ,trafikoja biçikleta senior “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje