Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.
Në dokumentin e opozitës, kërkohet që një nga personat që do të hetohet nga parlamenti të jetë kryeministri Edi Rama për rolin e tij, sipas opozitës, në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror.
4 çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita janë:
1.Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;
2.Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;
3.Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;
4.Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.
Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm.
Në dokument thuhej se:
“DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeccare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor.
DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, si në Belgjikë dhe Hungari.
Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton informacion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare.
Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka çuar në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi”.
Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS.
“Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në këtë çështje”, thuhet në kërkesë.
Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.
Luli nje rrozhni per verno se per dimrana mbajne ngrohte.1Po qe se ngrihet komisjon.Kjo po u miratua nga kuvendi.Kryetari i takon shumices.dhe ohen e vendose parlamenti.2Tani e moret vesht qe zv.ministri e ka te drejte.si person ka tedrejten e certifikimit te informacioneve sekrete.Ndersa ju dhe iliri nuk e keni marre veshte edhe pse ekeni miratuar vete.3.Cfare jane keto lojra kalamajsh qe beni ju.4.Zoti Edi Rama je kryeminister dhe tunde shkopin qe ta marrin vesht se edhe durimi e ka nje kufi. Mos i lere cakajte qe te afrohen.
Po u lajthit Truri. I Jane Vene si hienat, sepse nuk mund ta mundin ndryshe!
He doni ndonje lek per komision hetimor qe nuk nxjerr asgje.
Gramos Ruci, mos u merr me fashistat endacak me faqezinjet bredharak me zagaret alabak,me mire shko e degjo pellazget e kohes se tyre se sa te merresh dhe te degjosh njerezit me repacuk qe ndodhen ne Litosferen e tokes,nuk ka njerez me te poshter ne kete toke,ne kete planet.
Tash sikur kryetari i kuvendit te deshmonte se zotron kete pushtet duhet te kerkoi hetim se pari per kshilltarin special per siguri kombetare te sali berishes e lul bashes serbin fazlliq,e deri sa PD kurre nuk ka thene asnje fjale per shkaun si ka ftyre te kerkoi nje gje te tille per Caken,vetem pse nuk eshte mbeshtetes i krimit-PD,a eshte kujtuar ndinje here profesori matuf i PD-s se kush ishte fazlliqi dhe shume kosovar qe deri ne qershot te 99-s ishin pjese e UDB-s,nese dikush dyshon ne jete jam ne gjendje tia deshmoj me emra e mbiemra te gjithe bashkepunetorzt e UDB qe u vune ne sherbim te PD,peandaj turpi nuk paska kufi as ftyre qenka si PD.