Protesta, rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim

11 Janar 2019, 14:28Sociale TEMA
Protesta, rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim

Rektorati i Universitetit të Tiranës i bën thirrje studentëve t’i japin fund protestës dhe t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete.

Në një njoftim, Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve.

KATËR KËRKESAT E REKTORATIT

T’ju bërë thirrje studentëve të Universitetit të Tiranës t’i rikthehen procesit mësimor, duke garantuar të drejtën e studentëve për zhvillimin normal të procesit mësimor duke respektuar nga ana tjetër edhe të drejtën e tyre për të protestuar.

Të marrë masa që të garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, nëpërmjet zëvendësimit të orëve të parealizuara për shkak të protestës, duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018’2019.

Të marrë masa dhe të urdhërojë të gjithë strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrje të pagesës së tarifave dhe për shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse dhe të studentëve të kategorive të veçanta.

Të marr masa për ngritjen e grupit të punës me përfaqësi nga secila njësi kryesore dhe të ftoj studentët të jenë pjesë e tij në përgatitjen dhe realizimin e një plani veprimi në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës në tërësi dhe veçanërisht në çështjet që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën e të gjithë aktivitetit të institucionit. (TemA)

1 komente në “Protesta, rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje