REPLIKAT/ Rama i përgjigjet Metës: Mos e merrni seriozisht, është në fazën kur i bën thirrje popullit të rrëmbejë armët. Doktorresha i ka vjedhur passwordin

11 Janar 2019, 09:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të ashrpa të Ilir Metës në drejtim të tij.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare, ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes!

I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan Rama.

Ilir Metë në mënyrë të paprecedentë, si asnjë president tjetër më parë, ka sulmuar jo si president, por si kryetar i LSI-së, kryeministrin e vendit, me një gjuhë që vetëm Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili mund të shpreheshin.(TemA)

5 komente në “REPLIKAT/ Rama i përgjigjet Metës: Mos e merrni seriozisht, është në fazën kur i bën thirrje popullit të rrëmbejë armët. Doktorresha i ka vjedhur passwordin”

  1. laluci says:

    kjo eshte loja memecit i erdhi goja….nje shtangist…..nje basketbollist..nje boksier …..vrapus populli u be mavria me fal shqiperia

    1. Kalec Dega says:

      Cfare jane keto komunikime prej karagjozash! Po kur mendon se jane kreret e shtetit tallave me i humburi, me i varferi, me i dobeti ekonomikisht dhe politikisht ,i poshteruar, i paperfillur dhe dhi e zgjebosur, e kupton qe ska asnje asgje te pazakonte.

      Po si und ti drejtohesh Presidentit te Shqiperise , presidentit ma t’mire qe ka pas Shqypnia me kete fjalor ordiner, kercenues dhe prej rrugaci.

      Kjo ndodh kur nuk ka ligje dhe nese ka ato i kane ligjesuar PD/PS/LSI dmth PPSH. Po te kete shkelur ligjin ky Hajdut , perse nuk e padit Rama ne organet kompetente?

      Perse e ka Kuvendin dhe me shumice ky dilerant e megalloman tradhetar dhe i pafytyre?

  2. Ragipi says:

    Ky hadut si Alibaba eshte bere me i rrezikshem me gjuhe dhe arrogance se bashku me gruan e tij fallco dhe te dyte jan bete aq te rrezikshem sa qe tani ia kan marre primatin Pd dhe ata keta hajdute i kan vene ne krye per Revolucion Hajnash dhe se pa nderkombetaret keta veq sot i kishin rrembye armet por frigohen se do tiu kthehen mbrapa prapanices pasi populli megjithate nuk jan dele siq mendon Pd dhe lsi.

  3. Zigur Qarri says:

    Kjo gjuh mirkuptimi si asnjehere me pare ndermjet Kryeministrit dhe Presidentit,eshte nje avantazh i madh per bisedimet
    ndermjet Shqiperise dhe BE-s ne Qershore te 2019-tes.Kundershtite e vendeve më skeptike qe kushtezojn bisedimet per
    antaresimin e Shqiperise ne BE,nuk do te jene më pengese tani e tutje.Ju lumt Z.President dhe Z.Kryeminister qe nuk na
    zhgenjyet.Faleminderit Z.President qe e justifikuat besimin dhe rrespektin e Z.Rama qe deklaroi se : “Ilir Meta presidenti
    më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”!!!Faleminderit Z.Rama qe mundoheni te mos prodhoni konflikte
    te panevoshme ndermjet institucioneve,per te miren dhe begatine e popullit tone.Thone…thone,nese grindet nje budalla
    dhe nje i mençur,faji eshte i te mençurit,dy te mençur nuk grinden kurre,por kur grinden dy skizofrene si Meta dhe Rama,
    faji qenka i te dyve!!!Prandaj mos i ndani,ashti siç u shpreh edhe Z.Kryeminister per njerez te tille,”hengshin koken e njeri
    tjetrit”.

  4. Taraboshi says:

    Zoti Ramamos u anko se ne nga veriu kemi nje shprehje qe ai qe vret veten ska kush me ja marre gjakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje