Një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore ka dalë së fundmi në breigjet e veriut të Francës. Historianët thonë se nëndetësja UC61 u fundos nga ekuipazhi, pasi u kap teksa transportonte material eksploziv në korrik 1917.
Nëndetësja u dallua për herë të parë në dhjetor, mes dallgëve në plazhin në plazhin e Visantit, pranë Kalesë.
Fillimisht ajo u pikas nga një guidë turistike, Vincent Schmidt.
Mjeti lundrues ishte nisur nga Zebryzh në Belgjikë dhe do të udhëtonte drejt Bulonje-syr-Mer, për të minuar zonën.
Por ekuipazhi u detyrua të evakuohej dhe ta linte të fundosej, pasi niveli i detit ra.
Të 25 pjesëtarët e ekuipazhit u kapën dhe iu dorëzuan autoriteteve franceze, pasi kishin shpërthyer të gjithë eksplozivin që kishin në mjetin lundrues.
Shpërthimi ndodhi nën ujë dhë nëndetësja nuk u pa më deri pak javë më parë, kur u shfaq në brigjet e Francës veriore.