DOSSIER: Bezhanet, familja që hapi bankën e parë private në Vlorë në 1850-ën dhe tragjedia e tyre në regjimin komunist të Enver Hoxhës

13 Janar 2019, 17:19Dossier TEMA

Ekskluzive / Historia e panjohur e familjes Bezhani, (pasardhësit e së cilës banojnë edhe sot në qytetin bregdetar), të cilët hapën të parën bankë private që në Vlorë në vitin 1850 dhe shtëpinë e tyre të madhe (pallat tre katësh) e kishin siguruar pranë Institutit të Sigurimit (“ASSIGURAZIONI GENERALI TRIESTE”) që në vitin 1831.

Si u diplomuan djemtë dhe vajzat e Bezhanëve në universitetet e Perëndimit, aktiviteti ekonomiko-financiar i asaj familje që konsiderohej si një nga më të pasurat e atij qyteti bregdetar dhe fati i tyre tragjik pas ardhjes së komunistëve në pushtet.

Nga Dashnor Kaloçi 

Aty rreth fundit të vitit 1467 dhe fillimit të 1468-ës, të parët e Bezhanëve mendohet që të jenë shpërngulur nga zona e Shpatit të Elbasanit për në fshatin Lekël të Tepelenës. Ndërsa rreth gjysmës së dytë të shekullit të XV-të, Bezhanët u vendosën në Manastirin e Shën-Ilisë (apo siç është njohur më pas: Manastiri i Shën-Dellisë) që ndodhej pranë Malit të Golikut dhe në tokat e atij manastiri ata hodhën themelet e para mbi të cilat më pas u formua fshati Lekël, i cili ndodhet edhe sot në atë zonë të Tepelenës. Që nga ajo kohë Bezhanët u muarën me tregëti të cilën e zhvillonin kryesisht me Venedikun, Greqinë dhe Egjiptin. Si rezultat i kësaj tregëtie që Bezhanët zhvilluan për vite me radhë, ata u pasuruan aq shumë sa më pas blenë edhe toka e prona të tjera duke u shpërndarë në vënde të ndryshme. Pas shpërndarjes së një pjese të asaj familje nëpër vënde të tjera, në fshatin Lekël të Tepelenës në atë kohë mbetën: Haxhiu, Guda, Pasho dhe Mërtir Bezhani. Sipas dokumenteve që janë gjetur së fundmi në arkivat e Stambollit, Haxhiu ka lindur në vitin 1690-të, Guda në 1720-të, Pasho në 1750-të dhe Mërtiri në 1780-të. Ndërkohë aty rreth vitit 1800, Mërtir Bezhani, shkoi në Stamboll dhe në zyrat e kadastrave të kryeqëndrës së perandorisë osmane, ai gjeti të gjitha tapitë e tokave dhe pronave që Bezhanët kishin pasur në fshatin Pishkash. Pasi u kthye nga Stambolli në fshatin Lekël, Mërtiri ua shpërndua fisit të tij kopjet e dokumenteve kadastrale të tokave dhe pronave që ai kishte gjetur atje dhe që nga ajo kohë Bezhanët filluan t’i kërkonin ato në Pishkash. Por Bezhanët nuk arritën që t’i merrnin dot ato prona që kishin pasur të parët e tyre nën zotërim, për arsye se u ndeshën në një rezistencë të fortë të banorëve vëndas që kishin zënë vënd në pronat e tyre. Aventura e Bezhanëve në kërkim të pronave të tyre në Pishkash vazhdoi nga viti 1800-të, (kur ata gjetën tapitë në Stamboll) e deri në vitin 1810-të, dhe ajo u kushtoi shumë shtrenjtë atyre pasi lanë rreth tetë burra të vrarë. Nga Bezhanët e vrarë në kërkim të tokave ishin: Petro, Apostol, Thimio dhe Aleksandër Bezhani. Bashkë me këta u vranë edhe disa të tjerë të afërm të tyre nga trungu femëror i familjes, si Thoma Qëndro me të birin që kishin nën pronësi një han në fshatin Qukës, një nga familja Gjonaj dhe një tjetër nga familja Muçaj. Nga kjo familje mendohet se i vrari ka qenë Vladimir Muçi. Lidhur me vrasjet e shumta që ndodhën në fisin Bezhani nga banorët e Pishkashit, asokohe u ngrit edhe një këngë vaji, në të cilën ndërmjet të tjerash thuhet: “Apostol, djalë tuxhari / qysh u gremise nga kali / Pse se vrave po të vrau / ç’ bëri a ju thaftë krahu”. Pas vrasjes së atyre burrave të fisit Bezhani, nga ai fis lindën u rritën e u trashëguan edhe të tjerë burra, si Petro, (i lindur në 1810) Thimio, (1820) Apostoli, (1840) Josifi (1850) Thanasi, Pavllo me tre fëmijët e tij (Erifili, Leka dhe Evrionomi) Pandeliu, Leonidha dhe vajza e tij (Olimbia) Ksenofoni, Epaminonda, Athanasi dhe Pavllo.

Banka private e Bezhanëve në Vlorë në 1850-ën

Aty nga fundi i shekullit të XVIII-të, një pjesë e madhe e fisit Bezhani u shpërngulën nga fshati Lekël i Tepelenës dhe u vendosën në qytetin e Vlorës, por edhe pas kësaj shpërngulje ata nuk i humbën asnjëherë lidhjet me Lekël-in dhe tregëtinë që ata bënin në atë kohë me Greqinë. Pasi u vendosën në qytetin e Vlorës, aty rreth vitit 1800, Bezhanët filluan dhe ndërtuan një godinë tre katëshe në lagjen “Muradie”, e cila ndodhet edhe sot aty, por pa shkëlqimin e viteve të shkuara. Aty nga viti 1831, familja Bezhani për qëllimet e saja financiare bëri sigurimin e asaj shtëpie pranë Institutit të Sigurimit (“ASSIGURAZIONI GENERALI TRIESTE”) në qytetin e Triestes në Itali.
Mbi muret e vjetra të asaj shtëpi tre katëshe e cila ndodhet edhe sot në lagjen “Muradie”, ekziston edhe sot një pllakë bronxi e oksiduar nga vitet, në të cilën shkruhet emri i shoqërisë së sigurimeve të Triestes dhe viti 1831-të kur ajo u sigurua. Afro njëzet vjetë më vonë, aty nga fillimi i vitit 1850-të, familja Bezhani, apo më saktë Petro Mërtir Bezhani, ngriti të parën Bankë private në Shqipëri, e cila në atë kohë njihej si “Banka Pandeli e Lefter Bezhani”. Lidhur me faktin që ajo Bankë është dhe e para e themeluar në Shqipëri, bëhet e ditur edhe nga një Almanak i bankave i botuar në Londër në vitin 1936. Po në atë Almanak janë dhënë e përmënden edhe Bankat që kanë ekzistuar gjatë viteve të Monarkisë së Zogut në Shqipëri, si Banka Nacionale e Tiranës, me degët e saj në Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe krahas tyre në fund jepet edhe Banka private e “P.I. Bezhanit”. Që nga krijimi i asaj Banke e deri në vitet e para të shekullit të kaluar kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Bezhanët u muarën me atë lloj aktiviteti financiar dhe njëkohësisht edhe me tregëti me shtetet fqinje, si Italinë, Greqinë e deri me Egjyptin. Lidhur me ekzistencën dhe fuqinë ekonomike të familjes Bezhani, dëshmojnë edhe tre varre që ruhen edhe sot në gjëndje të mirë pranë Manastirit të ishullit të Zvërnecit, të cilët i përkasin Josif dhe Olimbi Bezhanit dhe datojnë vitet 1902 e 1918-të.

Bezhanët shkollohen e diplomohen në universitetet e Evropës

Lidhur me të kaluarën dhe aktivitetin e familjes Bezhani në vitet e para të shekullit të kaluar, pasardhësi i tyre, 75-vjeçari Pavllo Bezhani dëshmon: “Krahas aktivitetit tregëtar dhe atij financiar me Bankën që ata ngritën në vitin 1850-të, të parët e familjes sonë Bezhani u kujdesën që fëmijët e tyre t’i shkollonin nëpër shkollat e universitetet e ndryshme të Europës, falë dhe fuqisë ekonomiko-financiare që ata kishin. Një ndër ta ka qenë dhe babai im Lek Bezhani, (nëna e të cilit, Amalia, ishte motra e patriotit të shquar, Sotir Koleas) dhe tre motrat e tija: Amalia, Erifili dhe Evrinomi. Babai im Leka, pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Vlorës, në vitin 1928 shkoi në Zvicër ku mbaroi një shkollë të mesme ekonomike dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Vlen për t’u përmëndur dhe ndoshta është rast unikal në Shqipëri për periudhën e Monarkisë së Zogut, që tre motra (Amalia, Erifili dhe Evrinomi Bezhani) u diplomuan në universitete të ndryshme të Europës. Njëra nga hallat e mia, Erifili, që në moshën nëntë vjeçare u dërgua në Francë dhe aty përfundoi të gjitha shkollat deri sa u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Jurisprudencë. Edhe pse Bezhanët u shkolluan dhe u diplomuan në universitetet të ndryshme të Europës, ata vazhdimisht patën qëndruar larg politikës duke u marrë vetëm me aktivitetin ekonomiko-finaciar. Por edhe pse ata ishin indiferent karshi punëve të politikës, Pavllo Bezhani, i cili ka qenë babai i babait tim, së bashku me vëllanë e tij Leonidhën, që ishin djemtë e Josifit, gjatë vitit 1912-të mbështetën pa asnjë rezervë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali e patriotët e tjerë të asaj kohe. Aty nga viti 1918-kur në Gjirin e Vlorës erdhi një anije e madhe luftarake britanike, babai im Leka, u thërrit prej tyre dhe shërbeu si përkthyes, pasi në atë kohë ishte ndër të paktit që dinin gjuhën angleze. Edhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, si babai im Pavllo, ashtu dhe pjestarët e tjerë të fisit Bezhani, vazhduan të qëndronin larg politikës dhe u muarën vetëm me punët e tregtisë dhe bankës së tyre që kishin ngritur në qytetin e Vlorës”, kujton Pavllo Bezhani lidhur me të kaluarën e fisit të tij, ku shumë prej tyre u shkolluan në universitetet e ndryshme të Europës.

Pavllo Bezhani me Sotir Kolean

Nga të gjithë pjestarët e familjes Bezhani, aktivitetin më të madh patriotik e ka pasur Pavllo Bezhani, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me kunatin e tij Sotir Kolean, që është tepër i njohur për veprimtarinë e tij në dobi të çështjes shqiptare. Në familjen Bezhani, përveç shumë dokumenteve origjinale të kësaj familje, ruhen edhe sot një pjesë e madhe e korespodencës së Sotir Koleas, që asokohe ishte në Aleksandri, me Pavllo Bezhanin në Vlorë. Këto letra që janë të shkruar me alfabetin shqip të para Kongresit të Manastirit, i përkasin viteve 1908-1910-të dhe janë të shkruara me një kaligrafi shumë të bukur. Aty trajtohen probleme financiare të familjes, shkëmbime bankënotash, probleme bankare me bankat e Egjiptit etj. Po kështu aty trajtohen edhe probleme të gjuhës shqipe, ku Kongresi i Manastirit dhe Sotir Kolea i kërkojn Pavllo Bezhanit që t’i dërgojë lajme nga Shqipëria.

Në mes shumë letrave që përbëjnë korespodencën e Pavllo Bezhanit me atdhetarin e njohur Sotir Kolean, (të cilin Pavllo e kishte vëllanë e gruas së tij) ndodhet edhe një letër ku Pavllo e informon Sotirin, se ka ndihmuar me të holla Mithat Frashërin. Në atë letër e cila mban datën e 20 shtatorit të vitit 1908-të, midis të tjerash thuhet: “Midat Frashërit i dërgova gr.190 ergjend. Mbeturinat po i mbaj, them të blej ca abetare të kohës dhe t’i ndaj për djem të varfër”. Në një letër tjetër ku bëhet fjalë për përfundimin e votimeve për deputetët shqiptarë që përfaqësoheshin në Parlamentin turk, midis të tjerash, Pavllo Bezhani e njofton Sotir Kolean duke i shkruar: “Këtu, d.m.th. ndë Sanxhak të Beratit, doli Ismail Kemal Beu me guresë (vota) 57 dhe Azis Pasha me guresë 52. Omer Pashai mori g. 35 dhe të tjerët më pak”.
Ndërsa në një letër tjetër në të cilën flitet për problemet finaciare dhe tregtare të familjes, ndër të tjera Pavllo Bezhani i shkruan Sotir Koleas që asokohe ndodhej në Aleksandri: “Si më tha Vangjeli dhe si u fjalosa pak me Leonidën, duket që janë mjaft mirë nga dynjallëku, kanë një hyje (të ardhura) nga 300-400 napolona ndë vit ndë Madakaskar që, sikur edhe gjysmat të jenë të vërteta, për vëndit tonë këtu nuk janë pak. Unë besoj se do të jenë vërtet se as Leonida dhe as i vëllai i tija, z. Kozma, nuk m’u dukën mburracakë. Vangjelit i shtërngova edhe unë dorën, se ai e mbaroi këtë punë. Nga letrat e tua pashë që më bleve dy obligacione të Kredi Fonsierre Egjyptese të 1886 dhe të falem nderës. Ndë gazetë që më dërgove pashë se këtë herë nuk na ndihmoi ba Ai, po shpresoj se do të na ndihmoj njëherë tjatër”, thuhet në mes të tjerash në letrat që Pavllo Bezhani i dërgon kunatit të tij, Sotir Koleas, në të cilat dëshmohet më së miri pasuria e asaj familje vlonjate në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të.

Pasuria e Bezhanëve dhe shkollimi i tre vajzave të tyre në universitetet e Perendimit

Edhe gjatë periudhës të Monarkisë së Zogut, familja Bezhani e Vlorës vazhdoi te merrej administrimin e pasurisë së saj e me punët e tregëtisë dhe Bankës që kishte hapur në qytetin e Vlorës. Në atë periudhë ajo familje asnjëherë nuk u përzie në punët e politikës ndonëse ishte një mbështetëse e qeverisë monarkiste të Zogut. Në atë kohë Bezhanët kishin blerë e kishin nën zotërim një çiflig prej 216 ha. në zonën e Mifolit, i cili përbëhej prej toke bujqësore dhe ullishtash. Po kështu përveç asaj ferme të madhe ata kishin si pronë të tyre edhe rreth 5000 rrënjë ullinj në periferinë e Vlorës. Por edhe pse ishin të dhënë vetëm pas punëve të ekonomisë familjare, Bezhanët u kujdesën që fëmijët e tyre t’i shkollonin nëpër kolegjet dhe universitetet e ndryshme të Europës. Ata ishin e vtemja familja në Vlorë dhe ndoshta edhe në Shqipëri që gjatë viteve të Monarkisë së Zogut arritën të dipllomonin tre vajza në universitetet e Europës. Kështu njëri prej pinjollëve të kësaj familje i quajtur Leko Bezhani (djali i Pavllos) e bashkëshortja e tij Amalia, i shkolluan dhe i diplomuan dy vajzat e tyre, Erifili dhe Evrinomi Bezhanin, në universitetet e Parisit dhe Marsejës së Francës për Jurisprudencë dhe Letërsi. Po kështu edhe një kushërira e tyre e quajtur Marika Bezhani studjoi në universitetin e Bolonjës të Italisë duke u diplomuar në Shkencat e Natyrës në degën e Biologjisë. Pas diplomimit Marika u kthye në Shqipëri dhe për vite me rradhë punoi si mësuese në gjimnazin e Vlorës. Po kështu përveç këtyre tre vajzave të familjes Bezhani që u shkolluan në Europë, nga ajo familje u shkolluan e u diplomuan edhe djem të tjerë. Kështu Leonidha Bezhani i dërgoi të tre djemtë e tij për të studjuar jashtë Shqipërisë. Djali i madh, Viktori, studioi në qytetin e Mynihut të Gjermanisë ku pasi u diplomua për Mjekësi, u kthye në Shqipëri dhe punoi si mjek në qytetin e Elbasanit. Gjatë asaj kohe përveçse shërbeu si mjek në atë qytet të Shqipërisë së Mesme, ai dha edhe mësime në Shkollën Normale të atij qyteti. Më pas Viktori shërbeu si diplomat në përfaqësinë shqiptare të Greqisë dhe gjatë periudhës së Luftës, ai vdiq nga një sëmundje e rëndë. Dy djemtë e tjerë të Leonidha Bezhanit, Qirjakua dhe Haritua studjuan dhe u diplomuan në universitetet e Italisë. Shkollimet e djemëve dhe vajzave të familjes aristokrate Bezhani në universitetet e ndryshme të Europës, dëshmojnë më së miri për formimin kulturor e emancipimin që kishin ata që në atë kohë. Edhe gjatë viteve të pushtimit nazi-fashist të Shqipërisë, fisi Bezhani që kryesisht banonte në qytetin e Vlorës, vazhdoi të merrej me administrimin e pasurisë së tyre dhe të qëndronte sa më larg politikës, ashtu siç kishin bërë edhe në të kaluarën. Por atë “rregull” strikt të asaj familje, e “prishi” vetem njëri prej tyre i quajtur Minella Bezhani, i cili në tetorin e vitit 1943, mori pjesë si përfaqësues i Vlorës në Kuvendin Kombëtar që rishpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Asamblenë Kushtetuese nga e cila u zgjodh edhe Qeveria provizore që qeverisi gjatë asaj periudhe nën pushtim gjerman të vëndit.

Shpronësimi i Bezhanëve nga komunistët në 1945-ën

Ndonëse Bezhanët e Vlorës që njiheshin si familje që kishin parë hesapin e tyre dhe ishin marrë vetëm me punët e tregëtisë duke i qëndruar larg politikës, me ardhjen e komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944 dhe fillimin e vitit 1945-së, ata u gjendën përballë goditjes së egër të tyre ashtu si qindra e qindra familje të tjera shqiptare të pasura të asaj kohe. Viktima e parë e familjes Bezhani, u shënua në fundin e vitit 1944, kur Aleko Bezhani, (apo siç është njohur ndryshe me emërin Leko) ish-pronari i “Banka di Napoli” u largua nga Shqipëria dhe mbeti i vrarë në rrethana të panjohura. Por vrasja e tij mendohet se u krye për qëllime grabitje nga disa vjedhës ordinerë serbë në Sarajevo. Lidhur me shpronësimet e persekucionin e fisit Bezhani gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasardhësi i tyre, 58-vjeçari Pavllo Bezhani, dëshmon: “Historia e rrënimit të fisit tonë Bezhani që njihet si një ndër familjet e pasura të Vlorës, e ka zanafillën në fundin e vitit 1944 me ardhjen e komunistëve në pushtet. Në atë kohë familjes sonë dhe gjithë fisit Bezhani, iu sekuestruan të gjitha pronat dhe pasuritë të luajtshme dhe të paluajtshme, duke filluar që nga Banka e cila në vitin 1938 ishte kthyer në “Banka di Napoli” me pronar babanë tim Aleko Bezhanin dhe të gjitha çifliqet e tjera që kishim në periferinë e Vlorës dhe në Mifol. Pas shpronësimit dhe konfiskimit të të gjithë pasurisë së familjes Bezhani, ne mbetëm në mes të katër rrugëve pa asnjë të ardhur dhe u shpërndamë nëpër familje të tjera në qytetin e Vlorës”, kujton 75-vjeçari Pavllo Bezhani për vrasjen e babait të tij dhe shpronësimin që iu bënë komunistët në fillimin e vitit 1945, asaj familje që njihej si nga më të pasurat e Vlorës.

Erifili Bezhani 20 vjet burg

Lidhur me persekucionin e familjes Bezhani nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, Pavllo Bezhani, dëshmon: “Sikur të mos mjaftonte e gjithë ajo grabitje që komunistët ndërmorën karshi familjes sonë, në vitin 1947 ata arrestuan dhe dënuan me 20-vjet burg, hallën time, (motrën e babait) Erifilin, e cila ishte diplomuar për Drejtësi në Francë. Duke parë politikën e dhunës dhe terrorit që po ndiqte regjimi komunist i Enver Hoxhës që nga ardhja e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, Erifili, u bashkua dhe u angazhua me grupimin social-demokrat të kryesuar prej shoqes së saj Musine Kokalarit. Qëllimi i atij grupimi ishte që të sensibilizonin sadopak qeveritë e vendeve perendimore nëpërmjet përfaqësive të tyre diplomatike që kishin në Tiranë, për politikën e terrorit që po instalonte qeveria e Enver Hoxhës, gjë e cila kishte filluar që me zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, ku nuk u leja që opozita të merrte pjesë dhe të përfaqësohej legalisht në ato zgjedhje. Si rezultat i asaj veprimtarie që kreu Erifili Bezhani, ajo u arrestua dhe doli në gjyq së bashku me shoqet e saja, Musine Kokalarin, Nurie Koculin (vajza e Qazim Koculit, komandanti dhe heroi i Luftës së Vlorës) Raile Luzin etj. Erifili u dënua me 20-vjet burg, por vuajti vetëm tetë vjet, pasi përfitoi nga disa amnisti që u dhanë në atë kohë. Pasi doli nga burgu ajo u sistemua në Tiranë së bashku me nënën e saj Amalia Kolea dhe motrën Evrinomin. Pas shumë përpjekjeve që ajo bëri në atë kohë, mezi mundi që të siguronte ushtrimin e të drejtës së profesionit të saj të avokatisë. Të drejtën e ushtrimit të avokatisë, Erifili e gëzoi vetëm për pak kohë, pasi atë të drejtë ia hoqën përsëri dhe pas heqjes së saj ajo nuk rrojti shumë e vdiq në vitin 1959. Ndërsa halla tjetër, Evrinomi, në atë kohë u thërrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku iu kërkua që të jepte mësim në gjuhet e huaja për personelin dhe fëmijët e diplomatëve të huaj që ishin në Tiranë. Gjatë asaj kohe ajo dha mësim në gjuhët italiane e frënge dhe u detyrua të mësonte edhe gjuhën ruse për të cilën regjimi komunist kishte shumë nevojë. Pas disa vitesh atë e hoqën dhe e dëbuan edhe nga ajo punë, e Evrinomi u detyrua që të punonte si sanitare në spital. Deri në vitin 2001, kur Evrinomi ndërroi jetë, ajo jetoi bashkë me ne, në shtëpinë tonë”, kujton Pavllo Bezhani lidhur me shpronësimet e familjes Bezhani dhe persekucionin e dy motrave të babait të tij, Erifilit dhe Evrinomit që ishin diplomuar në universitetet e Francës.

Ekzekutimi i Haritos dhe dënimi i Qirjakos

Persekucioni i familjes së njohur dhe të pasur vlonjate, Bezhani, nuk përfundoi me dënimin me 20-vjet burg të Erifilit, por ai vazhdoi edhe më tej në vitet që erdhën më pas, me arrestimin dhe dënimin me vdekje të Harito Leonidha Bezhanit. Lidhur me këtë, Pavllo Bezhani dëshmon: “Haritua që ishte diplomuar në Itali gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, me ardhjen e komunistëve në pushtet deri në vitin 1954, punoi si furrtar në një furrë private. Në vitin 1954, Haritua u arrestua së bashku me ing. Dhimitër Dogën, Vasil Kajanën, Fuat Bimon, dhe Adnan Myftiun nga Berati. Gjyqi i tyre u zhvillua në Kinema “Ali Demi” në Tiranë dhe akuza ndaj tyre ishte: “Krijim grupi për tentativë arratisje”. Gjatë zhvillimit të gjyqit, Haritua i mori mbi vete të gjitha akuzat me qëllim që t’i lehtësonte sadopak shokët e tij dhe si rezultat i atij qëndrimi që mbajti në gjyq, u dënua me vdekje.
Ndërsa ishte në burg dhe priste ditën e ekzekutimit, ai me një qetësi të habitshme lexonte romane që ia kishin sjellë shokët e tij në qeli. Në korrikun e vitit 1955, atë ditë që Hariton erdhën dhe e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që kishte në dorë dhe shkoi bashkë me policët e skuadrës së pushkatimit. Akoma dhe sot nuk dihet se ku ndodhen varri dhe eshtrat e tij. Pas ekzekutimit të Haritos, Sigurimi i Shtetit arrestoi edhe vëllanë e tij, Qirjakon, i cili në atë kohë punonte si Shef-Llogarie në Fabrikën e Orizit, duke e akuzuar se nuk kishte denoncuar vëllanë e tij, Hariton. Qirjako u dënua me pesë vjet heqje lirie dhe pasi u lirua nga burgu në vitin 1960-të, ai punoi në punë të rënda në ndërtim”, e përfundon rrëfimin e tij 64-vjeçari Pavllo Bezhani, mbi historië e dhimbshme të familjes dhe fisit të tij nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, të cilët janë njohur si një nga familjet më të pasura të atij qyteti, duke hapur Bankën e parë private në Shqipëri që në vitin 1851.

(TemA Javore)

42 komente në “DOSSIER: Bezhanet, familja që hapi bankën e parë private në Vlorë në 1850-ën dhe tragjedia e tyre në regjimin komunist të Enver Hoxhës”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    nje titull rreal do te ishte: fundi tragjik i nje familie kristianesh greke Bezanis,ne halene islamike Alvania.

    1. Xboom says:

      Gojqelbur je.
      Nese jo shqiptarë atehere helaçe jo se jo, mbiemri “Bezhan” me domethenje duhet te jetë sllavë,
      e edhe emri “Pavllo” gjithashtu, se shqip do ishte “Pal” e helaçishtë “Pavlos”,
      se ketu ne Gjermani, keshtu thirreshin ca helaçe te zi si bytha (fundi) kusiës.

      1. tt says:

        Eshte me domethenie sllave ashtu si shume mbiemra edhe ne ate bordello Greqi me kuptim sllav

        1. Flm says:

          O Majmuna o shpellar, qe per ju historia nis pas asimilimit Turk te Shqiperise.
          ###
          U coret duke i akuzuar te Krishteret dhe Helenet si sherbetor, bujq, argat …. duke ofenduar dhe nen-vleftesuar. Duke i akuzuar sot si hajdut te pronave tuaj o pinjolla te Bejlerve Turq.
          ###
          E kuptuat se c’fare prejardhje Fisnike kane te Krishteret e pa asimiluar dhe Helenet.
          Sakrifikuan pasurin dhe pushtetin e tyre per te mos u kthyer ne Muhamedan.
          ###
          Jeni komleksik, inferior te peshtyr dhe mjeran, prandaj agresiviteti tuaj eshte i larte.
          Jeni mallkimi i ketij vendi me te prapambetur ne Europ.

          1. undefined says:

            Te tille keni qene ju “greket” argate nuk kemi cti bejm historise nuk e ndryshojm dot per hir te juaj po.nuk e gelltitet dot mbajeni ne goje si karamele….hahahahaha jevgjiti mou

          2. korcar says:

            Flm o coban arumun qe hiqesh si “grek” ? ? ?

        2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

          Fjala Bezan nuk ka asnje lidhje me fjale sllave! Bezan ka qene quajtur nje monedhe e perdorur ne Perandorine Romake te lindjes. Sipas te gjitha gjasave ata qe kane patur ne pronesi apo ne perdorim kete monedhe “bezan” jane quajtur Bezan! Ky mbiemer eshte i perhapur si mbiemer familjar jo vetem ne Shqiperi por edhe ne zonat anglo-saksone, gjithmone e lidhur me perdorimin e monedhes “bezan”!

    2. anton says:

      edhe pse ti e shan shqipnine,me thane te drejten nuk me vjen mire,por prape se prape per shume gjana ke te drejte.

      1. VFLP says:

        ME FALIN, MUND TE NA SQAROJE NDOKUSH SE C’ISHTE KJO ASAMBLEJA KUSHTETUESE NE VTIN 1943, KU MORI PJESE MINELLA BEZHANI DHE KU NA “U RISHPALL PAVARESIA E SHQIPERISE” !?
        Historia njeh vetem nje fakt, ky eshte se KOLABORACIONISTET E NAZIZMIT u mblodhen ne nje te ashtuquajtur Asamble Kushtetuese ne fund te 1943 (me ardhjen e pushtuesve naziste) dhe formuan Qeverine Kolaboracioniste! Ne diten e mbledhjes se tyre ne ndertesen e “Asamblese” (sot Fakulteti i Gjeologjise), kjo ndertese u qellua me top nga forcat e Ushtrise NacionalClirimtare nga Kodrat e Selites! Edhe sot e kesaj dite ne ate koder mbi qytet, qendron krenar nje Lapidar madheshtor qe duket qe nga Tirana, ne perkujtim te asaj ngjarjeje domethenese, ku shqiptaret u treguan pushtuesve naziste dhe bashkepunetoreve te tyre se cfare i priste!!!
        TRADHETARE DHE BASHKEPUNETORE TE PUSHTUESIT!
        E verteta zhytet por nuk mbytet.

  2. Panto says:

    Panto!
    Bezhanet ne vitin 1467 kane qene duke mbrojtur muret e Krujes ne rrethimin e trete te saj nga Sulltan Mehmeti.
    Kronika nuk thote shpetuan apo jo.

  3. Moisi Golemi says:

    Pirdh o Kaloç, pirdh!!!

  4. tori says:

    o genjeshtar o mashtruesa,Si eshte e mundur nje gja e tille,kur Vlora ishte thjeshte nje fshat.Kur hapja e pare e bankes(dojc bank)eshte bere me me 1826.Nuk ju vjen pak turp te genjeni popullin ne kte mendyr.Perpjekja e pare per krijim te bankes pare shqiptare kan qene vllezerit israelit Levi me Ndoc coben ne Shkoder ne vitin 1924.Gjithecka kisha menduar por kte qe keni shkruar ne asnje mendyre nuk do e mendoja.Me te vertete jam I bindur tashma se GENI I rrenes,mashtrimit eshte pjesa me perberse e ADN te shqiptareve.Turp.Per sjarim lexo Iljaz fishten mbi temen e zhvillimit capitalist ne Shqiperi o I ditur super injorant.

    1. Vlora says:

      O injorant. Banken Bezhani e di gjithe Vlora. Bezhanajt jane nga fiset me te pasur ne Shqiperi. Tregtare brez pas brezi. Po cte te thuash ty, o kadri tori. S’ late me vrer pa vjelle o vemje.

      1. tori says:

        Vlora dogjo mik.Banka te ngrihet don kushte.Dojc bank u themelu 1826 e ishte e para bank ne bote qe kryente transaksione bankare.Perpara kesaj date jepeshin me fajde .Nje vend super injorat me maksimalen 2apo 3 te shkolluar e me nje qytet maksimalisht jo ma shume se 10000banore paska bere banken e dyte ne bote o I mencur.Vertet ishte I pasur familja Bezhani,por as qe mund te krahasohej me familjet super te pasura te israeliteve te Vlores(Levi,Matathiajt,Jakoelet) qe po ta krahasojme me kto familje te pasura,familja e Bezhaneve dote dukej e varfer.Shiko statistikat.Vlora ne 1928 kishte afersisht 10000banor(statistikat e qyteteve shqiptare-autor Tajar Zavalani)Nuk dua te ofendoj njeri por do te pyes: lebrit e kishin lene te punoj banka Bezhani e kishin vjedhur apo zhdukur? Sa para botes paska qene Vlora, aq sa fiset paskan patur banke.Un ME KENAQESI E PRANOJ levdaten tende,por te siguroj qe nuk jam injorant e as vemje si ti,por jam shume,shume I arsimuar e me gjendje ekonomike me mire se 95% e Shqiptareve.

        1. roneda says:

          Kodri Tori, e para banke ne bote ka qene Banka Medici, 1397. Banka me e vjeter, ende operative eshte Banka Monte dei Paschi di Siena, themeluar ne 1472. Vlora vertet ka qene 10.000 banore, por pa na thuaj sa banka te tjera kishte pervec Banka di Napoli. Sa per info e ke idene sa kliente kane banka si p.sh, di Veneto apo Pro Credit ne Vlore????? Pa ti kene 3000-4000. Hajde Hadri Tori lexo edhe ndonje info. qe nuk eshte shkruar nga zioniste.
          p.s: qe te jesh me i pasur se 95% e shqipove mjafton te kesh 5.000 USD.

  5. turi says:

    ore sa vjec eshte pavllo bezhani : 75,58 apo 64 ? se e keni bere corbe fare
    ka dhe Bezhanaj te tjere ne vlore qe ky s’i permend fare dhe jane njerez shume te mire.
    psh , kush eshte pronar sot ne ate shtepine tre kateshe ne Muradie? pse nuk permendet…

    1. Mezani says:

      Ky Pavllo eshte nje hajdut e kryemashtrues, i biri Aleko Bezhanit kryespiunit baskepunetor me pushtuesin me shume krime te bera e qe u vra ne atentat duke u arratisur ne Jugosllavi.
      E fillon me paraardhes Haxhi Pasho e Guda edhe me vone kthehen ne Petro Apostol e Thimio bytha hahaha çfare palaço burr

      1. N. KITA says:

        MEZAN, je gjen i gjenive të krimit, të mjerimit, të vandalizmit të aspekteve kulturore të jetës, je autor i varfërisë e i turpit që ua mveshët gjithë popullit shqiptar. Jam i rralli që di një si sekret turpi, shembull i tragjedisë kombëtare, parë nga kënvështrimi i futbollit. Në vjeshtë 1980, në Sofje luhej ndeshja Bullgari – Shqipëri, skuadra jonë kombëtare e stasionuar në hotelin më luksoz të Sofjes, Hotel Moskva, trajner – Zyber Konci, lojtarë – Kaci, Berisha, vllezërit Ballgjini, Përnaska, Braho…Para se të nisej skuadra në stadium, në ambientet e këtij hoteli, kishte mjaft të huaj, lindorë e perëndimorë. Futbollistët, djem të ri, mbajnë kokën ulur, plot inferiritet, mbajnë në krah do canta plasti,ngjyrë e mbyllur kafe, por të zbehura nga koha, me do të rrjepura me tekstin ALBANIA, do shkronja nuk dalloheshin…Të prenotuarit në hotel, që rasisi të ishin aty, nisën të zgërdhiheshin duke përshpëritur: Albaniaaa, Albaniaa!! Mos e zgjas _ Ja vepra juaj, e mentaliteteve “revolucionare”, pa sedër kombëtare.
        Një sigurims i stafit, iu drejtua lojtarëve: Do luani për partinë…!!
        Unë shkova nga Gostivari në Sofje për të mbështetur KOMBËTAREN SHQIPËRI. U zhgënjeva, u hidhërova, u mjerova – gjithë barra e atij MJERIMI më mbeti në shpirt gjithë pasjetën. E pata të qartë se po paguajmë mallkimin. Tjetër sqarim as që kam sot e kësaj dite.

        1. kuc says:

          Kita, ti ballist i ndyre dhe i felliqur, ti mashtrues ordiner ?

      2. arban shmili says:

        MEZAN, ti je kuadër, militant, truhale e shpirtkatran. Të na rrojë katrani!

        1. ik ere pirdhu says:

          S’te pelqen e verteta? Na plasi trapi …

    2. Historia e Shqiperise says:

      Per injorancine tende, sepse injoranca nuk eshte virtyt.
      Fiitet qe Duka i fundit i perandorise gjeorgjiane ( lexo wikipedian ose burime te tjera ish nje bezhan Eristavi of Georgia, Dukes). Kur u dogj keshtja e tij ne Ana Nur nje nip i tij ( djhali i vellai i verber) kthet ne Albania ( jo ne ngjashmeri rastesore me Albanine e kaukazeve ku ata jeton pak qindra km me poshte) dhe rikthen ne Albanine meme ne mesdhe ( sipas fondeve ne muzet e vatikanit) ku themeluan me pas edhe kishen e pare poshelenike ne ballkan dhe ndertuan kolonine tyre te bezhanajve te bashkuar me 4 brezin e tyre te rigjetur ketu.
      Flitet qe nje dege tyre ( sipas studimeve te viteve 1900) kish lidhje me Aranit Komnenin, i shpallur ambasador i epirit ( bezan)
      Kjo lloj dege, jo rastesisht, ben kryshqi me Gjer Kastriotin dhe me pas shperngulet ne Zvernec te vlore dhe nderton shteopite epara ne Vloren e zbritur poshte Kanines.
      Kjo sa per historine e shqiperise
      Ne vend te meresh me idiotesi lexo!!

  6. ELIOT says:

    Nje historie prekese ;;;;; E dhimbshme ;;;; Por e vertete ;;;;; Cdo gje qe bene komunistta e ben s fashsistat nazista ;;;; Ne asnje qeveri demokartike ;ne France Italie Germani Belgjike Hollande dhe vazhdoj ;;;Sja morren pasurite popullit ;;; i bene me gjak ;;; Pa vjedhje dhe Enveri ja morri me dhune ;;; Turp te kene bolsheviket de merde ;;;; Wolsfagen ndihmoi Hitlerin dhe Gjermanet sja morren uzinat mbas lufte ;;Mbajten me pune miliona punetore ;;;; Citroen ;;ne France ;;Renault dhe mijera njerez nga populli qe sja morri qeveria leket e veta ;;;; Vetem enver pushti ja morri dhe per vete bente si pasha ;;Me benza me vila me pishina si borgjezet dhe Enver pederasi shte si Hitleri i ballkanit ;;Po te lejonte bizneset komunizm tani Shqiperia do te ishte si Hollanda si Belgjika si Luksenburgu ;;;;E njejtte si Europa jo si e lane komunistat e mizerje ;;;;; Njerezit me shkolle enveri i vrau i futi ne burgje ;;se per vet ngeli 5 vjet ne klase ne France se ishte tyc dhe tyc ngordhi ;;;;;;Merci m dashnor kaloci per kete fis te zgjuar dhe niperit te jen krenare per gjysherit e tyre ;;; a bientot ;; AKOMA NJE HISTORIE E DHIMBSHE QE BOLSHEVIKET I TORTURUAN I FUTEN NE BURGJE PER IDETE DHE INTERESAT E TYRE PERSONALE ..

  7. Dash says:

    Eshte e thjeshte ,mjafton te kerkosh ne Facebook emrin Pavllo Bezhani dhe do shikoni nje burre fisnik i nje prej familjeve fisnike te Vlores….shume llafe kemi , i thone ti vesh bisht dhe vezes…..jemi bere si fole grerezash

  8. grate tiranse says:

    Shtepia e Bezhaneve ne Vlore egziston dhe sot ne ka qene nje 3 kateshe e bukur por sot e shperfytyruar nga qeraxhite qe kane jetuar .Kam qene e vogel kur Evrinomi atere me banim ne Durres erdhi ne shtepine tone mbasi me mamane time kane qene shoqe te ngushta. ne rinine e tyre Evrinomi ishte nje grua e rralle e zgjuar matesh kur thoshte nje fjale te bente per vete me edukaten e saj me thjeshtesine e saj me kulturen e saj aristokracine e saj , por e vrare nga jeta, ajo kur nuk ndertoi familja.I shte hera e pare dhe e fundit qe tekova aristokraten Evrinomi Bezhanin , kjo mund te kete ndodhur rreth 35 vjet te kaluara. Te dyja flisnin te lumtura kujtonin dicka nga jeta e tyre. Keto reshta i shkrova me shume per nostalgji, duke u nisur nga shkrimi dhe ka me shume po un kaq mbaj mend.

  9. Vlonjat ne gen says:

    Kaq i sakte eshte Kkkkkkkaloci……. Shikoni pak ky Pavllo Bezhani eshte 75, 58, 64 vjec. ……………Pirdh o Kkkkkkkkkkkkaloc pirdh (kur thote dhe Moisiu).

    1. Idiotesi Kolektive says:

      Ik o trap. merru me thelbin. kujt i plasi sa eshte ai Pavllo vjec dhe sa i ka dhen gazetari.
      Merru me thelbin. Nje gazetar nuk eshte bibliograf. Pastaj Pavllo nuk eshte Enver Hoxha as Skenderbeu
      Jepi vlera si histori shkrimit mos u mer me detaje idiote

      1. me keq se idiotesi says:

        pikerisht!
        sa po qesh, …. sikur ai Pavllo te kish vlera historike per te veten e vet, sikur te ish ai lider i ketej populli. Ai fatkeqei tregonte historine e fisit dhe jo te veten e vet, per veten asnje fjale, dhe gazetari dhe mos kish ber lapsus me ditlindjen e Pavllos as i plas kujt.,
        Nuk eshte historia e Pavvlos qe ne jeten e tij vec ka mbledhur vec kujtime dheska bere asgje tjeter.
        Ka vlere fakti qe Komunizmi shakteroj familjet e medha. Bezhanaj mes tyre.
        E tha mire ai Boti siper. Per nje bibliograf te Hoxhes diktatorit komunist, do kish vlere gabimi i ditelindjeve, Ditlindja e Pavllos eshte si festa e fshatit, aq vlere ka.
        Hajde milet idot hajde

  10. bezhankasa says:

    Do ishte ne nderin e Pavllos, qe te permende nje nga korifejte e bezhanajve ekonomistet me ne ze ne rang Republike, Nesti Bexhanin, por sic duket Pavllo do jete ne konflikt interesi me te. Kjo e ben pa vlere artikullin e Lolociut,

    1. Argjiri says:

      Hahaha sa qesha se i njoh te dy. Eshte fiks si thoni

    2. Vlonjat doc says:

      Nesti, mbase nga Bezhanajt me te famshem te ter historise se tyre mund te jet kushuri i larget me ata. Pavllo flet per familjen e vet.
      Anest Bezhani, nder i qytetit, nder i laberise , personazh i patjtersueshem i Vlores ka bere historine vet, ska mar meritat e te tjereve as te te jatit as te gjyshit

  11. Diana says:

    Kam njohur qe femije, Amaline dhe dy vajzat e saj Erifili dhe Evrionomi Bezhani. Ato kane banuar ne nje dhome perdhese , qeraxhije te familja Tafaj, ne rrugen qe fillon tek Selvia dhe del tek shkolla Partizani. Ne fund te rrugices se pare, pa krye ne te djathte te kesaj rruge ishte nje porte e madhe, te pakten keshtu ruhet ne kujtesen time, nje oborri madh dhe ne te djathte shtepia, ku familja e nderuar Bezhani jetonte. Mbaj mend thica Amaline, me nje fustan blu me pika te vogla te bardha, kur vinte per vizite tek gjyshja ime, me te cilen ishin kusherira dhe shoqe. Mbaj mend edhe vendin ku ajo ulej, tek nje kolltuk afer penxheres se dhomes se ndenjes, guzhines, dhe njekohesisht dhome gjumi per gjyshin dhe gjyshen. Kishte nje muhabet te embel dhe une kisha kenaqesi kur I degjoja. Grua me culture, po ashtu edhe vajzat e saj. Tani qe e lexova artikullin, me kujtohet qe e kam degjuar ngjarjet e familjes se saj, vdekjen e vellait te tyre Leko, fundin e tmerrshem te Erifilit, qe u operua nen driten e qirinjve nga ulcera ne stomac. Pastaj Evrinomin e mbaj mend shume shume mire, grua autoritare, e zgjuar, me nje memorie per tu admiruar dhe e di qe perfundoi ne Vlore, tek nipi dhe mbesa, mbasi fati nuk desh te krijonte familjen e saj. Lexova komentet e mesiperme dhe u indinjova. Ka qene nje familje e respektuar , nder breza. Me vjen keq qe hedhin balte sipas deshires njerez qe as tek thoi I gushtit te vogel s’ju vjen asaj familje e nderuar, qe kane vuajtur per buken e gojesne kohen e komunistave. Po eshte tamam ajo shprehja qe thoshin ne Tirane….U ngriten halet e u ulen malet. Sikur ai regjim qe zhduku me rrenje intelektualet, idealistet, nuk do kish vepruar ashtu, sot Shqiperia do ishte krahas vendeve te tjera perendimore. Sepse politikani lind nga politikani dhe nga kultura dhe pasuria e vene brez pas brezi nuk te vjen e keqja, vetem zhvillim ke. Respekt per familjen e nderuar Bezhani dhe jete te gjate Pavllos, se para ca ditesh kishte edhe 74 apo 75 vjetorin nuk jam e sigurt. Personalisht nuk e njoh vetem kam degjuar shume per te.

    1. ca po thua says:

      Ti Diana dhe raca jote ku hyn, te “halet” apo te “malet”!?
      Idiote e lindur, karagjoze me komplekse inferioriteti ?

  12. capi dhia says:

    Une kam njohur Thimio Bezhanin ose Timon. Ishte njeri. Jo disa komentues me siper, dhe gezonte simpatine e te gjitheve per karaktein e tij te larte burreror, per diturine e ndritur qe zoteronte e shpaloste … . Nderim pet TIMON.

    1. vlora e vlonjateve says:

      sa e cuditshme kjo bote
      Timo, antar i komitetit qendrot te rinise komuniste, menella, i vellai antar i parlamentit te 1944 ( kuisling sipas komunisteve)
      njeri ne burg tjteri ne bllok
      te dy vlleze, djem e pandeliut
      kjo eshte histroria e mjere e shqiperise ku per fatin e tyre te mire apo te keq Bezhanet ishin pjese jo e vogel

      1. VFLP says:

        Jo e cuditshme, por E VERTETE! Nga ferra lind trendafili, por edhe trendafili ka gjemba!
        Asambleja e 1943 ishte KUISLINGE pa dyshim dhe jo “sipas komunisteve” sic thua ti. Te gjitha qeverite dhe asamblete e formuara nga nazistet ne te gjitha vendet e pushtuara te Evropes quhen edhe sot qeveri kuislinge (dmth kolaboracioniste-bashkepunetore te nazizmit. Vete termi Kuisling vjen nga emri i kryeministrit norvegjez Vidkun Quisling, qe ishte bashkepunetor i nazizmit).
        Ja cili eshte shpjegimi qe jepet ne Wiki per termin Kuisling :
        Kuisling është ai që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që bashkëpunon me të kundër lëvizjes nacional çlirimtare të popullit të vet, ai që tradhton popullin e vet dhe i shërben pushtuesit, tradhtar me damkë. Qeveri kuislinge, është ajo qeveri kukull që vihet në sherbim të pushtuesit. Termi kuisling e ka prejardhjen nga kryeministri norvegjez Vidkun Quisling, ai u vu në shërbim të Hitlerit duke tradhëtuar popullin norvegjez. Që prej vitit 1940 fjala kuisling në shumë gjuhë të botës është sinonim i tradhëtisë së lartë ndaj atdheut.
        Qarte?

  13. fajdexhiu says:

    Vetem gomaret shkruajne sot ne Shqiperi. Te jesh i pasur per kohen eshte 1 gje. Te jesh fajdexhi eshte tjeter. Deri vone ne vendin tone kishte vetem fajdexhinj turqie. E vertetuar nga gjysherit tane. Edhe gjyshi im ishte fajdexhi i vogel …para 1944 …

    1. ELIOT says:

      FAJDEXHI TRAPI …KUR NJE VEND KALON SHEKUJ NGA SUNDIMI TURK … ESHET E LLOGJIKSHME QE PUNEN NUK DO TE NDRYSHOJNE DIRECT PER 10 VITE …. ROMAKET SUNDUAN BOTEN EDHE SOT NE BOTE KA GJURMA ROMAKESH PRANDAJ EDH NE SHIPERI TE PASURIT AS QE KISHIN LIDHJE ME TURQIT … GHYSHI IM BENTE TREGETI NE ITALIE NE GRQIE DHE KURRE SE BERI FALJEN SI TURQIT E HUMBUR …MOS I NGATERRO GJERAT SE SBEHET FJALE PER FAJDEXHI …PO BEHET FJALE PER KRIMET GRAATUT TE BOLE SHEVIKEVE …. E KUPTON APO JE KOQE … TA BEJE ME VIZATIME SI NE KOPESHT PO TE DUASH ..BON LECON …. TETE DE BITE .

  14. Sokol says:

    Paskan ikur nga Shpati i Elbasanit me 1468-en,vitin qe vdiq Gjergj Kastrioti.Familje shqiptare brez pas brezi.Sot kemi Like pordhen qe do qe te behet si Bezhanajt,por paraqitja e tradheton e duhet si mi haleje.

  15. Nik says:

    Vlora nuk ka patur vetèm Bezhanajt nga familjet e pasura por janè disa pèrshmb familja vlora,kokoshi,sharra, hysni lepenica ,,çifutèt, etj etj qè nuk mè kujtohen pèr momentin kèto familje i mbaj mend nga leximet dhe tregimet nè shtèpi .Nuk jam nè gjèndje tè shpjegoj mir por nè fillim tè viteve 1980 tè im atè ka punuar nè bashkin e vlorès dhe nè arkivin e saj ekzistonin dokumenta me emra dhe mbiemra tè familjeve vlonjate nga vitet 1470 -1500 èn flitej pèr pronar tokash nè Bestrov,Penkovè,Kaninè,Vlorè,Nartè,besoj se sotè dokumentat arkivore mundet tè kenè vler historie dhe nèqoftèse ekzistojn ende sepse megjith raprezaljet qè ndodhèn nga 1990 e kètej kushedi ku kanè pèrfunduar arkivat.

    1. Patriotizmi kot says:

      Hysni Lepenica ka qene mesues, nenpunes shteti, asnjehre i pasur, Ka qene patriot, luftetar, komandat cete edhe i Ballit Kombetar, Anjhre nga familjet e pasura dhe te shquara. ka ndryshim
      Idem per Kokoshajt
      Familje e madhe ne Vlore kan qene edhe Vlorajt edhe Sharat, por jo ata me siper.
      Historia eshte kokeforte
      Balli ska qen kur patriot ( por nje cete nacionaliste me program t qarte si politik dhe ushtarak)
      Historia nuk eshte emocion
      Cezarit jepi te tijin

  16. Histori e Shqiperise says:

    Bezhanet ose Bezan, me prejardhje te qarte kristiane Epirike, kan nje rol te madh ne krishtimin europian. Por sdo merrem me kete aspekt.
    Per Bezhanet e Vlores: éjese nga studimi i familjeve te medha shqiptare
    Fiitet qe Duka i fundit i perandorise gjeorgjiane ( lexo wikipedian ose burime te tjera ish nje Bezhan). Kur u dogj keshtja e tij ne Ana Nur nje nip i tij ( djali i vellai i verber, pasi duka mreteror digjet i gjalle me ter familjen nga pretenduesit e fronit) kthehet me gjithe oborin dhe ushtaret besnik ne Albania( jo ne ngjashmeri rastesore me Albanine e kaukazeve ku ata jeton pak qindra km me poshte) dhe rikthen ne Albanine meme ne mesdhe ( sipas fondeve ne muzet e vatikanit) ku themeluan me pas edhe kishen e pare poshelenike ne ballkan dhe ndertuan kolonine tyre te bezhanajve te bashkuar me 4 brezin e tyre te rigjetur ketu. ( dokumenti origjinal ne Arkiven sovietike te Moskes 1961)
    Flitet qe nje dege tyre ( sipas studimeve te viteve 1900) kish lidhje me Aranit Komnenin, i shpallur ambasador i epirit ( bezan)
    Kjo lloj dege, jo rastesisht, ben krushqi me Gjergj Kastriotin dhe me pas shperngulet ne Zvernec te Vlore dhe nderton shtepite e para ne Vloren e zbritur poshte Kanines. ( bashke me Vloraj e Sharajt)
    Kjo sa per historine e Shqiperise
    Ne vend te mereni me idiotesi lexoni!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. L
    Lekli

    Bravo!, keto dite kam lexuar nje shkrim te Miltiadh Mucit, drejtor Kriminalistike ter vitet e komunizmit qe ka studiuar familjet Lekliote qe thote, qe Bezhanet, ishin ata qe kur ra Shpati i Arberise, Ne shpat ihs nje nga 4 keshtjellat e tyre, Aranit Komneni i prici i arberit, kur ra ai, dhe me pas e mori Skenderbeu, dhender ne ata, Bezhanet iken me ta, flitet qe si ata edhe Komnenet, lidhje gjaku qe nga Kostandinopoja ne 1100, dhe shkuan ne Lekel. ku qendruan deri ne 1800 kur zbriten ne Vlore qe jan dhe sot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje