Ngujimi i disa studentëve, Rama: Nga e hëna dy përfaqësues të qeverisë nëpër fakultete

13 Janar 2019, 14:12Politika TEMA

Teksa një grup studentësh janë ngujuar në ambjentet e fakulteteve vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. 

Në një shënim në twitter kryeministri bën me dije se nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme. 

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët?”– shkruan Rama në twitter. (TemA)

2 komente në “Ngujimi i disa studentëve, Rama: Nga e hëna dy përfaqësues të qeverisë nëpër fakultete”

  1. Flutura says:

    Loja me studentet mbaroi. Monika let te operoje me izotopet e studentet te frekuentojne mesimin.

  2. eshte e vertete ! na kane kerkuar llogarite bankare ne te 9-10 ve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje