DETAJET: Vrasja e trefishtë në Tiranë, dhëndri shkoi të sqaronte një konflik me vjehrrin dhe vjehrrën

14 Janar 2019, 09:51Kronika TEMA

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e trefishtë në Tiranë, ku dhëndri ekzekutoi vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas qëlloi veten.

Mësohet se ata fillimisht kanë debatuar dhe më pas dhëndri ka qëlluar me armë në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur.

Fill pasi është larguar nga banesa e tyre, ai ka qëlluar edhe mbi veten.

Agresori i identifikuar si Majlind Llila ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës.

Sipas të dhënave të para thuhet se dhëndri kishte shkuar në shtëpinë  e vjehrrit dhe të vjehrrës për të sqaruar një konflikt, por situata më pas precipitoi në konflikt me armë.

Në momentin e krimit vajza e çiftit të vrarë nuk ishte në shtëpinë e prindërve. Ajo ende nuk është marrë në mbrojtje. Momentalisht nuk është shoqëruar. Çifti bashkëjetonte. Ata nuk kanë një martesë ligjore dhe nuk kanë bërë celebrim. Ata kishin më pak se një vit që bashkëjetonin.  Nevila nuk ka qenë në shtëpi”.

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lila, ndërsa ky i fundit mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore.

Fqinjët tregojnë se mes tyre ka patur keqkuptime rë herë pas hershme. 

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar policia sqaron:

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri  shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”, nënvizon policia.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje