Një prokuror i Prokurorisë së Gjirokastrës është ndaluar nga policia.
Burime nga qyteti jugor thonë se prokurori është aktualisht në komisariatin e Gjirokastrës, ku po kryhen procedurat dhe verifikimet për një rast hetimi.
Mësohet se bëhet fjalë për Prokurorin Spartak Çoçoli ndërsa burimet thonë se ai është ndaluar në sallën e gjyqit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ende nuk dihet se për çfarë dyshohet. Pritet që në orët në vijim të jepen informacione zyrtare rreth këtij rasti.
Ndalimi i tij nga policia është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit.
Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Gjirokastër.
Prokurori akuzohet se ka marrë para për një çështje gjyqësore
Mos,se e dhjete fare.Lereni te beje edhe ky veting,si te tjeret.
Keto duhet te futen mrena,pa veting.
.. ne mje vend ku morali “ka vdekur”, keto gjera do te jene te perhereshme ..! Mikrobi i korrupsionit eshte “virrus” i kapitalizmit , qe sigurisht eshte i hedhur nga bota e kapitalit ..! ..kam qejf te njoh njerez te zgjuar , por jo te tipit “kadiut kur i tregon parane , ters e vertit ..” etj etj , sikurse shkruanin “bejtexhinjte ” tane te nderuar ..!