Lirohet shoferi i makinës ku humbi jetën mësuesja, arsimtarët e aksidentuar vijojnë të japin mësim si më parë

14 Janar 2019, 13:03Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë shoferin e makinës, i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48 vjeçe.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për Çlirimin Hoxhën masën arrest me burg, por Apeli e la të lirë, me kusht garancinë pasurore prej 3 mln lekë të vjetra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në 19 dhjetor të 2018 në Arrzë të Devollit, ku në fuoristradën ku po udhëtonin 7 persona, humbi jetën mësuesja, ndërsa u plagos infermierja dhe 5 persona të tjerë.

Arsimtarët e tjerë që i shpëtuan aksidentit, vijojnë të shkojnë sërish në fshatin e thellë dhe ndaj tyre nuk pati asnjë solidaritet nga Drejtoria Arsimore Bilisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje