Tragjedi migjeniane: Shkoi të merrte ushqime me gomar, vdes nga i ftohti 53-vjeçari nga Pogradeci

14 Janar 2019, 10:04Kronika TEMA

Një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen në ujërat e lumit të fshatit Trebinjë në zonat e thella të Pogradecit, ndër më problematiket e qarkut Korçë. Ajet Zikollari ka shkuar të marrë ushqime me gomar pasi rruga ishte e blllokuar, por ka gjetur vdekjen nga i ftohti gjatë rrugës së kthimit për në shtepi.

Ngjarja ka ndodhur vetem pak kilometra larg njësisë administrative Trebinjë, zonë që prej ditesh është e izoluar nga dëbora. Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur në lumë trupin e ngrirë dhe të pajetë të 53-vjeçarit.

Viktima nga fshati Selcë e Sipërme kishte shkuar me gomar të merrte ushqime në qendër të njësisë administrative në Trebinjë, por nuk ka mundur të kthehet në banesë pasi kishte ngrirë në borë.

Gomari kishte arritur në banesë, ndërsa familjarët u vunë në kërkim të familjarit të tyre derisa e kanë gjetur të pajetë të ngrirë, raporton Vizion Plus.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, e cila është pranuar edhe nga administratori i zonës.

Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda pasi familjarët e Ajet Zikollarit e kanë të pamundur të kryejnë ceremoninë mortore. Ata nuk kanë mundësi për të marrë arkivolin në fshatin ku ndodhet viktima, edhe kjo për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora.

Prej ditësh banorët e zonës kanë bërë apel për ndihme për ushqime edhe ilaçe pasi janë të bllokuar nga dëbora. Deri tani askush nuk ka marrë masa.

1 komente në “Tragjedi migjeniane: Shkoi të merrte ushqime me gomar, vdes nga i ftohti 53-vjeçari nga Pogradeci”

  1. rahmet paste says:

    te pakten shpetoi gamori……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje