Nëse një medium perëndimor denoncon nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri – qeveria në Tiranë duhet të jetë mirënjohëse për këtë dhe të punojë për të përmirësuar gjendjen. Konfrontimi me çdo zë kritik dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë. Kjo vlen sidomos tani – në 75-vjetorin e emitimit të programit në gjuhën shqipe të “Zërit të Amerikës”. Edi Rama do të duhej t’i uronte “Zërit të Amerikës” këtë përvjetor dhe jo të radhiste shkronja të padenja në profilin e tij në Twitter kundër “Zërit të Amerikës”.
Nga Enver Robelli
«Zëri i Amerikës» është medium serioz në shërbim të së mirës publike në Shqipëri dhe kudo ndër shqiptarë. Sot, ky medium ka njoftuar se Qeveria e Tiranës e Partisë Socialiste (PS) i ka shfrytëzuar konkurset publike për fushatë punësimi për zyrtarët e partisë, pra PS-së. Kronika e «Zërit të Amerikës» bazohet në hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hulumtimi i «Zërit të Amerikës» shpalos defekte të mëdha në qeverisje nga ana e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas transmetimit të kësaj kronike, Edi Rama sulmoi ulët «Zërin e Amerikës» duke e barazuar me «kazanin» medial të Tiranës, siç i quan kryeministri shqiptar të gjitha ato media e gazetarë që nuk janë pjesë e kazanit të tij. (Në viset shqiptare secila parti politike e ka kazanin e vet medial dhe ata pak gazetarë të pavarur goditen nga dy fronte: nga politikanët dhe nga mediat e tyre).
Sulmet e padrejta të politikanëve shqiptarë kundër mediave perëndimore historikisht e kanë dëmtuar Shqipërinë – për shembull në vitet ’90. Andaj, Edi Rama më mirë të merret me defektet e qeverisjes së tij dhe t’i lë anash fjalët çapraze, sepse në asnjë vend që pretendon të integrohet në Bashkimin Europian, politikanët nuk duhet të sillen si pronarë të së vërtetës. E vërteta kullohet në një proces të gjatë publik, ku marrin pjesë edhe mediat kritike, opozita, personalitetet e pavarura publike etj.
Gjendja në Shqipëri nuk është e mirë. Këtë po e tregojnë protestat e studentëve që s’po ndalen qe disa javë. Përkundër reformës në sistemin e drejtësisë, të cilën pushteti dhe opozita përpiqen ta devijojnë për interesa të veta, gati çdo ditë ka njoftime për zyrtarë të korruptuar. Po sot korrespondenti i «Zërit të Amerikës» nga Gjirokastra njoftoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen një hetim ndaj prokurorit të Gjirokastrës Spartak Çoçoli për veprën penale të «korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve». Para disa javësh «Zëri i Amerikës» njoftoi se një firmë fiktive «amerikane» me seli në Dalaware kishte fituar kontrata në vlerë prej 30 milionë euro nga qeveria për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë. Hetimet tashmë kanë filluar, por asnjë zyrtar i qeverisë ende nuk ka dhënë dorëheqje për këtë skandal. Nëse Edi Rama mendon se ky medium është i njëanshëm, le të shikojë intervistën kritike që ka zhvilluar me Ilir Metën para disa muajsh.
Duke pasur korrespondentë në shumë qendra shqiptare nga jugu në veri, pastaj në Prishtinë dhe në Shkup «Zëri i Amerikës» pasqyron nga afër dhe besnikërisht realitetin shqiptar ashtu siç është: shpesh i hidhur, nganjëherë premtues. Jo më larg se sot ky medium transmetoi një kronikë nga Shkodra, ku u përkujtua demonstrata e heshtur e 14 janarit e vitit 1990, e cila synonte rrëzimin e bustit të diktatorit Stalin, vendosur në qendër të këtij qyteti. Demonstrata pati jehonë në mbarë vendin dhe u shoqërua me protesta të ngjashme në disa qytete të Shqipërisë. Të pranishmit bënë thirrje që në Shqipëri të ndërpritet praktika e lartësimit të figurave të regjimit komunist, i cili e ka shkatërruar Shqipërinë dhe deformuar shoqërinë shqiptare.
«Zëri i Amerikës» ka merita historike edhe për informimin e kombit shqiptar gjatë komunizmit dhe në fazën e shporrjes së tij. Zëri medial nga Washingtoni ka ndikuar që mijëra shqiptarë të mposhtin frikën dhe të ballafaqohen me falangat komuniste, duke luftuar për demokraci dhe pastrim të Shqipërisë nga përmendoret e Enver Hoxhës dhe Stalinit. Është e neveritshme që në vitin 2019, në vitin kur pritet që Shqipëria të fillojë negociatat për hyrje në BE, në vitin 2019 kur shënohet 10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (për çka «Zëri i Amerikës» ka dhënë po ashtu kontribut) – kryeministri i Shqipërisë mezi pret të kacafytet me çdo medium e gazetar që nuk është pjesë e lojërave politike të Tiranës. Këta gazetarë e këto mediume ushtrojnë kritikë parimore ndaj fenomeneve të këqija të qeverisjes. Një qeveri serioze do të duhej t’i trajtonte si partnerë dhe jo t’i atakonte përmes mediave sociale. Kjo vlen sidomos tani – në 75-vjetorin e emitimit të programit në gjuhën shqipe të «Zërit të Amerikës». Edi Rama do të duhej t’ia uronte «Zërit të Amerikës» këtë përvjetor dhe jo të radhiste shkronja të padenja në profilin e tij në Twitter kundër «Zërit të Amerikës».
Emetimi 75 vjetorit te gjuhes shqipe ne “zerin e Amerikes…? Po behuni serioze se ngelet te gjithe si ai veshllapushi Berat Bukeshkala qe sado i ri ne mosh eshte bere si morr bythe sepse i tille eshte ndertuar. Po Zeri Amerikes nuk i vlen me as vete Amerikes sot , ndersa per gjuhen shqipe e kane pushtuar tropojanet e Sali Berishes. Edhe kur ne Shqiperi u hoq me vote, si i thoni ju demokratike, ta degjojme tek zeri amerikes?! Fshijeni ate kanal se nuk eshte me zeri amerikes, por zeri Sali berishes dhe mos u shqetesoni se dikush e ofendon. ka bere veten te tille. Na del nje medie mijra kilometra larg dhe di gjitheçka behet ne Shqiperi, ndersa aty nuk e dine ! E kuptoni se çfare medie eshte ajo dhe ku i ka burimet e informacionit? Informacionet i merr ne Tirane dhe ne duhet ta besojme se i transmeton Sali Berisha tek zeri amerikes, po jo vete dhe ai por zedhenesit e tij qe i ka deri ne instanca te larta ne Amerike qe i ka bere pronare ne Shqiperi duke u falur naften dhe prona te tjera. Pse mendoni se Saliu me gjithe banden e tij eshte vete i zoti? Jo, mbrohet atje ku eshte shitur Shqiperia.
O shoku Enver! Mos u merr edhe ti me Edit se do te te futesh pa dashje ne klubin e kadrinjve dhe kazanxhinjve. VOA vertet ka qene nje dritare shprese per shume shqiptare qe ishin te etur per informacione reale ne vitet 80-90. Por ka edhe elemente antishqiptare ne kokat qe e drejtojne. Hulumto me mire dhe do gjesh shume parregullsira. Nese e kane me Ramen, le te nxjerrin lajme dhe informacione serioze dhe jo thashetheme alla albaneze. Se pastaj do t´ju fuse edhe Trumpi si CNN-in ne kategorine e fake news agency. Edhe ne luften e dyte boterore BBC-ja ishte shpresa e shume shqiptareve per nje te ardhme pa naziste. Por e pame se ku na la Churchil-i Na e futi puron e tij ne bythe dhe na la kopil ne dere te Stalinit.
Pse e vrisni mendjen!Qenit kur i vjen ngordhja,shkon dhe shurron ne deren e xhamise.Ketij bandilli,mendje madh,i korruptuar,pa edukate,sharlatan,i ka ardhur ngordhja,po nuk ka njeri ta groposi,jane te gjithe nje matrikull
Or taj Enver, emrin per bese e paske te bukur, por per me shkrujt, ke shkruj keq. Edhe zani i amerikes nuk i asht dash me ja fut kot, si kazanet e shqipnise. Z. Rama na e ka dhurue vet zoti.
Edo, e dhjeve me këtë që the .
Tërhiqu, kërko falje, se burrërohesh.
Akoma nuk e ka kuptuar “Zeri i Amerikes” se Edi Rama eshte nje diktator i eger sa Gedafi,Berisha,Sadam Huseini?
A nuk e keni pare se per 28 vjet Shqiperia nuk eshte qeverisur,por eshte sunduar?
A nuk e keni pare se Rama te gjithe buxhetin e shtetit e ka shpenzuar vetem per perfitime personale dhe per te bojatisur imazhin e tij prej bajraktari?
Dilni nje here nga qendra e Tiranes dhe do shikoni se populli jeton si ne Kandahar!
Vetem 3 km larg zyres se Rames dhe kryebashkiakut Veliaj jetojne rreth 50 mije banore ne nje bllok banimi me pallate 10 kate qe quhet Yzberisht (Astir) qe ndonese u kane marre qytetareve miliona leke nbe muaj per 4 vjet taksa vendore,sot nuk ka per rreth 5 mije femije asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje shkolle,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje meter rruge te shtruar etj,plehra kudo,qen rrugesh lukuni sepse milionat hidhen vetem atje ku bie me shume ne sy ose atje ku ka intreresa personale!
Shpenzohen 40 milion euro per 2 km rruge ne Unazen e Re qe edhe mund te mos shpenzoheshin fare,ndersa 200 metra rruge ne mes te Yzberishtit me balte e pluhur nuk e shtrojne ,kurse vetem 10 metra larg nesh bashkia ka shtruar te gjitha rrugicat e nje blloku vetem me shtepi perdhese,bile u ka ndertuar edhe gardhet me beton e kangjella,qe kushtojne me shume se rruga e shtruar,por qe nuk e kishte bashkia per detyre t’u jape kete luks te madh ketyre banoreve!
Kjo eshte politika kriminale dhe e korruptruar e Rames qe diskriminon banoret te ndare ne katregori si zezaket!