Nga Alfred Peza
Ka një dyzim të hatashëm në jetën e Ilir Metës, të paktën që nga koha kur ai u zgjedh President i Republikës, e deri në ditët tona. Një dyzim ku po bëhet gjithmonë e më e pamundur, të dallosh kufirin mes pjesës së saj zyrtare dhe asaj jo zyrtare. Mes të drejtave të Presidentit dhe detyrimeve të Ilir Metës. Mes Kushtetueshmërisë dhe antikushtetueshmërisë. Mes anës institucionale dhe asaj politike të veprimtarisë së tij.
Ku shihet kjo?
Ilir Meta u bë Kreu i shtetit, e për rrjedhojë kishte detyrimin kushtetues që ta linte aktivitetin partiak dhe teserën e partisë së tij, e të ngjitej në lartësinë që e kërkon detyra, për të qenë Presidenti i të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Por pakkush ka qenë në gjendje ta kuptojë këto kohë, kufirin e qartë mes profilit të tij si Kryetar i Shtetit dhe deklaratave, veprimeve e vendimeve, që do i bënte njësoj edhe nëse do të vazhdontë të ishte Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim!
Ashtu sikundër pakkush mund ta ketë të qartë në këtë vend se ku ndryshon për Ilir Metën, raporti me Monika Kryemadhin si bashkëshorte, me atë të refuzimit të saj, për të qenë edhe “Zonjë e Parë” e shqiptarëve, duke munguar për rrjedhojë edhe në foton zyrtare të i institucionit të Presidencës!
Refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar fillimisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi dhe tashmë ministrin e Jashtëm Gent Caka, u pa përgjithësisht si një tejkalim e së drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës. Por refuzimi i tij në rastin e dytë, kur bashkë me Gent Cakën të mos dekretonte as shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, ska sit ë mos lexohet si një tentativë për të rrëmbyer kopetenca kryeministrore. Pra, si një shenjë për të vendosur diktatin në shkarkimet dhe emërimet e ministrave, të drejtë këtë që në një republikë parlamentare si jona, ligji themelor i shtetit ia njeh kryetarit të partisë fituese të zgjedhjeve me votën e qytetarëve shqiptarë. Që do të thotë, se nëse Ilir Meta do që të marë kopetencat aktuale të Edi Ramës, duhet të lerë më parë postin që ka dhe të fitojë zgjedhjet si Kryetar i LSI. Pas kësaj, të vendosi ai se kë ministër duhet të mos shkarkojë dhe cilin ta emërojë. Ndaj Ilir Meta duhet të zgjedhë nëse do bëjë Presidentin sot, apo Kryeministrin e Shqipërisë nesër.
Si të mos mjaftonin këto, veprimet dhe mosveprimet e Ilir Metës deklaratat, intervistat e tij dhe stafit të institucionit, janë parë si përpjekje për ta vendosur profilin mes kreut të shtetit që ka për “Bibël” e “Kuran” vetëm Kushetutën e vendit, me atë të një njeriu që kërkon të bëjë politikë me postin. Duke e dyzuar aktivitetin publik, mes atij të kreut të shtetit dhe të një politikani.
Ilir Meta ka patur edhe një dyzim tjetër akoma më të fortë, në debatet e fundit me Kryeministrin e vendit. Me anë të deklaratave të tij publike dhe polemikave, ai e ka pozicionuar profilin, herë si President i Republikës dhe herë si kryetar i opozitës shqiptare.
Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të Presidentit, dallojmë dy qasje të kundërta të Ilir Metës. Periudha e parë zgjati një vit kalendarik nga momenti i hyrjes në Presidencë. Më pas, nga vera e 2018 e deri më sot, kemi një ndryshim kryekëput në qasjen e tij. E kjo lidhet jo vetëm me kthimin e 8-9 dekreteve të mazhorancës dhe qeverisë. Por mbi të gjitha, në vendosjen e emrin e tij, mes atij të “Presidentit më të mirë” dhe “Presidentit më të keq”, në historinë e pluralizmit shqiptar!
Të gjitha këto dhe dyzime të tjera të kësaj natyre, më shumë sesa profilin e Kryetarit të Shtetit që përfaqëson unitetin e popullit, e bëjnë Ilir Metën të endet në kufirin mes dy tundimeve: Mes asaj çfarë ai është dhe asaj çfarë ai me sa duket, dëshiron që të jetë. Mes asaj çfarë ai duhet të bëjë dhe asaj çfarë ai, do të donte që të bënte e në shumë raste, edhe po i bën. Mes asaj çfarë ai ka detyrim kushtetues për të përmbushur dhe asaj çfarë ai me sa duket ka si detyrim, shtysë apo nevojë të brendshme personale, për të bërë.
Ilir Meta na krijuar një kazus të ri, me mënyrën sesi ai po mundohet që ta ushtrojë detyrën e tij të lartë Kushtetuese, së cilit duket se i shkon titulli i perifrazuar nga filmi i Piro Milkanit dhe Vath Koreshit në vitet ’80: “Në kufi të dy legjendave”. Ngjarjet e filmit të socrealizmit zhvillohen në kënetën e Nusekanës, për të cilën flitet edhe në një legjendë. Ndërsa ngjarjet e filmit shqipkapitalist të Ilir Metës, zhvillohen në kënetën e një kulture të vjetër politike, për të cilën flitet kaq shumë në realitetin tonë të ri.
Të gjitha këto dhe shumë veprime e mosveprime të tjera, të bëjnë të kuptosh se diçka e madhe, shqetësuese dhe e rrezikshme po luhet në kurriz të frymës dhe germës së Kushtetutës së Shqipërisë. Ndaj, ndoshta shumëkush mund të pyesë nëse është koha që Ilir Meta të zgjedhë mes dy rrugëve që po ndjek, se kë duhet të marë: Të bëjë Presidentin e Republikës? Apo të bëjë politikanin, Kryetarin e LSI, liderin e opozitës dhe të gjithë derivatet e tjera që po eksperimentohen javët e fundit, në klonin poroz që ndan kufirin mes sjellejeve të tij të dyfishta!
Ai është PRESIDENT I REPUBLIKËS SOCIALISTE PËR INTEGRIM.
Ky do ishte një titull perfekt.
Me sakte do ishte titulli i artikullit “Ilir, jep doreheqjen. Mjaft duruam cilimilleqet e tua. “
Eshte grusht shteti,pse keni frike ta denonconi.Marrja e te drejtave ose pengimi i ushtrimit te tyre denohet me ligj.Lerini analizat as mish e as peshk.Jepini qesarit cka eshte e qesarit.Edi mund ta kete gabim ne zgjedhjen e qeverise por eshte e drejta ekskluzive vetem e atij.te tjerat jane diskutime te zakonshme shqiptare te bazuara jo ligjerisht por ne pelqimet e cdokujt.Kur te vijne votimet votoni kunder tij.Tashti zgjedh e vendos ai.Dhe pastaj ankoheni se si mund te vendoset diktatura.Kur i jepni sadopak te drejte shkelesit te hapur te kushtetutes jeni dhe ju pjesmarres i ketij grushti shteti.Mbroni kushtetuten,pastaj te tjerat.Pse kaq te bute me kete president qe shkel ligjin.Ta duash presidentin por me shume te duash ligjin.
Kastriot – ” Edi mund ta kete gabim ne zgjedhjen e qeverise por eshte e drejta exkluzive vetem e atij ” ?!!
Nuk e kuptoj, edhe te jete gabim edhe te lejohet ?! Te lejohen gabimet e tij sepse keshtu e thote ligji ?! Po per jeten dhe sigurine e tre milion Shqipetareve, si i bahet, cka thote ligji ?!
Te gjith e njohim kush asht Ilir Meta por, ketu ka te drejte.
z.Alfred Peza apo Alfred hajduti i 1 milione euro me kete president hajduti Ilir Meta qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar te depozituar ne banka te huaj evropiane ka qene me PS ne koalicion ne qeverisjen e vendit si dhe z.Ilir Meta eshte zgjedhur president i Republikes ne Kuvendin e Shqiperise me pelqimin e kryeministrit Edi Rama si dhe me votat e deputeteve te PS,prandaj kjo eshte absurde dhe qesharake tani te jeni kunder z.Ilir Metes,poashtu keto jane lojera politike te politikaneve te larte te majte dhe djathte me pasuri marramendes ilegale qe shkaterruan dhe varferuan vendin dhe popullin.
Burgu po hapet me shpejtesi per shumekend ne politike ,per vrasesit,vjedhesit e floririt,kriminelet qe shiten pasurite e shqiptateve.
Do jete e bukur dita kur shtepia e sotpresidentit te mos jete me Presidenca
.as gjiri i Lalzit,por burgu i ri i Recit ne Malesine e madhe.
Do jete nder per malesoret te mikpresin ne burgun e tyre kete fare burri qe turperoi emrin ku e vune padrejtesisht.
Së shpejti do të jetë i pandehur.
Kjo i zgjidh dilemat.
Ajo qe te tromba me shume, nuk eshte vetem qendrimi antikushtetues i Ilir Merdes, por mosreagimi i shoqerise civile dhe i atyre personave
qe kerkojne nje te ardhme me te mire ne Evrope. Qendrime te tilla te njeaneshme meritojne nje resistenze, kunder shtirjen, proteste para Presidenzes. Le te ngrihemi e ta shporrim kete moster politike ,jo me dhune, por me qendrese qyteti re.
# Te shporrim Ilir Merden
Sa te jete Monika gjalle. ….zor se bie likja…keta bastarde duhet shporrur nga kontinenti. …bajgat e kombit. ….
Kur do ta fusin ne burg kete halene??E dime se ky sistem nuk ben drejtesi ashtu si duhet.Po ky qen ngjall neveri ne popull dhe denimi i ketij monstres do te kthente nje fare besimi te njerezit.
Ka gjasa që Ilir Meta me këto veprime ndërton alibinë e dorëheqjes së tij si president në ditë që vijnë. Ai e tregoi qysh në zgjedhjet e 2017 , se këtë rol ia ngecën pa dëshirën e tij. Aq e vërtetë është kjo sa sjellja e tij në atë fushatë ishte më aspak e denjë për një president të zgjedhur , sa të bëjë dhe thirrje për armë, për mbrojtur LSI e tij. Sepse tek kjo Meta ka forcën që mund ta mbajë në politikë, për këtë dhe ia delegoj kreun e saj, gruas së tij, gjë se bëri as Ma Ce Duni e as Enver Hoxha.
Nëse kjo nuk do të ndodhë, edhe pse unë e parashikoj kështu, do të jetë SPAK e BKH, që do merret me të dhe sivëllezërit e tij politikë, gjë që tashmë do t’i detyrojë të dorëhiqen. Hapja e vetëm një dosje hetimore e bën të detyrueshme këtë. Tjetër gjë pastaj do të jetë gjykimi, i cili mund të jetë i gjatë si proces. Por kjo aktualisht nuk ka rëndësi. Reforma në drejtësi u projekta e po zbatohet në këtë frymë. Ndaj dhe kontestuesit më të mldhenj të saj kanë qenë dhe janë pikërisht këta. Të pastrojë klasën politike të korruptuar në rradhë të parë. Në Kosovë ka filluar me Gjykatën Speciale, ashtu siç do të fillojë edhe këtu me o këtë gjykatë që do të krijohet së shpejti.