Çështja shqiptare është në një udhëkryq të rrezikshëm

13 Janar 2019, 16:28Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën, në mënyrë që vetë të investojë atje përpara sesa Serbia të hyjë në Bashkimin Europian. Rusia dhe Serbia e pushtuan në vitin 1913 Kosovën për Mitrovicën. Dy kanë qenë pikësynimet ruso-serbe të vitit 1912-1913: Mitrovica dhe Shkodra.

Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën. “Për Shkodrën shkoj në luftë botërore”, tha atëherë politika austrohungareze dhe çoi flotën për të bombarduar Ulqinin.

Serbinë e investuar, Rusia e do si të vetmin aleat qorr brenda Bashkimit Europian. Por, pa Mitrovicën, gjithçka arbërore që ka nisur, nuk shkon dot më tej. Mitrovica kështu siç është përbën 25 përqind të GDP -së së Kosovës, dhe, me investim dhe vënien në punë maksimalisht, Mitrovica do të jetë 25 përqind e GDP -së së Shqipërisë së bashkuar me Kosovën.

E kuptoni se në çfarë regjistri po luan tradhëtia shqiptare?

Kurse korrupsioni kryeministror Rama gjithë shpresën e mbijetesës e ka te mbështetja e Serbisë, dhe te destabilizimi i Shqipërisë.

Në këtë skenë të dyshimtë, tani ka dalë me forcë pro shqiptarizmës kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili do t’i mposhtë të gjithë këta të shitur dhe do të hyjë në historinë reale të Shqipërisë që po vjen.

l.
Rama dhe Thaçi, të ndodhur nën trysninë e frikës për goditjen penale ndaj tyre, kërkojnë që të shkatërrojnë planin e Arbërisë në favor të Serbisë.

Kjo është përsëritja e vjetër e shitjes së Shqipërisë.

Që të dy po luajnë rolin e budallait duke mos e përmendur Mitrovicën dhe liqenin e Ujëmanit. Por e gjithë çështja është te Mitrovica. Pa Mitrovicën Kosova dhe Shqipëria nuk kanë të ardhme.

Mitrovica ka qenë dhe mbetet çështja më kryesore e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe gjermanët e Luftës së Dytë Botërore nuk ia lanë asnjë force Mitrovicën dhe e administruan vetë. Por Shqipëria drejtohet sot nga një palaço panairesh dhe hajdut.

Kurse Mitrovica sot është e lakmuara e Rusisë. Por nuk duhet të harrojmë se edhe Brukseli e Berlini Mitrovicën e duan brenda Shqipërisë së bashkuar. Ja, kjo është gjendja reale.

Do të ishte fatalitet për të ardhmen e Arbërisë nëse shqiptarët do ta lejojnë grabitjen e madhe që kërkon t’iu bëjë serbia nën pretekstin e bashkimit. Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte një bashkim në falimentim.

E gjithë lëvizja patriotike shqiptare sot mbështetet te figura e kryeministrit shqiptar të Kosovës Ramush Haradinaj. Vetëm ky mund ta ndalojë këtë histeri tradhëtie që ka plasur në Shqipëri dhe në Kosovë. Haradinaj është një heroi i luftës, dhe atij i tuten të gjithë antishqiptarët – të huaj apo shqiptarë qofshin.

ll.
Një njeri pa vlerë, si Edi Rama, që nuk di asgjë të bëjë veç vjedhjes dhe blerjes së skllevërve të tij, po kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Në këtë valle është edhe Basha, edhe pse Saliu flet për të kundërtën.

Po pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë? Sepse në këtë kundërshti i jep mundësi Ramës që ky t’iu thotë të tijëve: u bashkuat edhe ju me Saliun?

Në një kohë që socialistët e shohin Berishën si gogolin e tyre.
Por koha nuk ka smbrapsje.

Çështja shqiptare e rilindur në vitin 1999, nuk ka më kthim mbrapa. Janë jargët otomane esadiste në Tiranë dhe në Prishtinë që duan ta sjellin mbrapsh rrjedhën historike të shqiptarëve, por nuk do të kenë forcë ta bëjnë këtë.

Rivlerësimi i unifikuar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është trend historik i kësaj kohë. Pa këtë botë e cila është 98 përqind me Amerikën, Shtetet e Bashkuara nuk e fitojnë dot lehtë luftën më Rusinë.

Prandaj edhe ata politikanë të larte amerikanë që mund të kenë mendim për ndërrim territoresh midis Sërbisë dhe Shqipërisë dhe lejojnë humbjen e Mitrovicës, janë kundër interesit amerikan. Prandaj e kanë të pamundur të shprehen hapur.

Janë tre presidentë të Mëdhenj amerikanë që kanë krijuar shtetin e pavarur të Kosovës me luftë: Bush, Klinton, dhe Bush, dhe janë dy doktrina që s’mund të shkelen nga askush: Doktrina Klinton (e luftës)1999, dhe Doktrina Bush ( e pavarësisë) 2008.
Prandaj, tradhëtia shqiptare duhet të matet mirë në këtë çështje dhe të tërhiqet sa nuk është vonë.

37 komente në “Çështja shqiptare është në një udhëkryq të rrezikshëm”

  1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    ruajna o Zot nga te tredhurit[atheoi] dhe turkoshaket ”autocthonus”………..gezuar ramazonin!

    1. Feniks says:

      O “turpi…”!
      Shkodranet kane nje fjale te urte per keto raste:
      -“Edhe BUDALLA koken si te NJIRIT (njeriut) e ka”!
      Kjo vlen per ty o “turpi…”!

      1. Cudia says:

        O Taku, jam kurioz, a te thote njeri miremengjes ne rruge apo thjesht njerezit nderrojne rruge kur te shikojne? Vetem punen e jatrose nuk e ben dote prandaj te keqen shko takoje nje dhe hapu me te per mendjen e kokes. Thone se ne moshen tende keshtu fillon lajthitja dhe ti do e kesh te veshtire per ta kuptuar. Bej si te them sa nuk do jete shume vone per ty. Ta dish se Sala nuk pjerdh per ty.

    2. Palloshi plak says:

      Futja pordhes edhe ti mendjemadh i felliqur. Kontribuon per Beogradin apo Athinen. Nuk ka rruge tjeter kur sulmon dy legjendat shqiptare Ramen dhe Thacin. Te kapen edhe ty pagesat e esfalise dhe udb-se. I dhjefshb edhe ti gjak. Ik ore bajge plak, leri teorite e tua te burgaxhiut dhe shko ne hale te gomarit, atje ku ju dergoj Enveri ty dhe tet ate bashke me tet vella Lencin.

  2. Don says:

    Z.Ngjela ky djaloshi kur flet neper intervista duket sikur eshte ngritur ne mesim dhe po thote nje raskaz permendesh. Ky flet si motorr pa frena dhe pa shenja pikesimi. Mua ne fakt me duket se tash e tutje fati i Rames eshte shtruar per zgjidhje. Fatet e shqiperise nuk mund ti lihen nje trupeshku si ai. Duket se zgjedhjet e parakoheshme jane te pashmangshme.

  3. butrinti says:

    TE TE RROJ TRUPI TAKU SE TRURI TE KA MBARUAR

  4. sanija says:

    o Taku je boKadri ene ti o qyq, rren si n”karradak, pa u skuq fare…

  5. MH says:

    Mitrovica djepi i trimit Isa Boletinit!

    Nja dy fjale per tane Kosoven
    Kurr s’kem lyp c’ka s’na takon
    Trolli i t’parve kot s,na shkon
    As e shesim,as kujt s’ia lame
    Per pa dek e e shkri te tane.

  6. Sokol says:

    Berisha Meta Basha Rama jane tradhtare te kombit.Po dhe Amerika sot ka president nje diletant dhe te paafte.

  7. lani says:

    ik more dallkauk pusht , ti mund te quhesh me plot gojen avukat llapaqeni . Ik zhduku o debil se kush te pjerdh ty . Nuk ta var ty jooooo Edi Rama sadoqe ta shash .

  8. Taku says:

    Ky njeri eshte personifikimi i 80% te atij populli, njerez qe duhen lidhur se jane te cmendur

  9. Europa says:

    Shume e vertete ,te gjitha prapaskenat luhen vetem per Mitrovicen . Thaci eshte nje leva e dia Europianeve te cilet e kane perdorur dhe vazhdojne ta perdorin Thacin per ti gllaberuar pronat e Kosoves, duke i kujtua Hagen , qe nje dite ai do t shkoje atje .
    Ja keshtu jan kthyer Shqipetaret tane ne TOPTAN .
    Thaci per kete inisiative te rrezikeshme, ka bere per vete dhe RAMEN , duke i premtuar qe po ti japim Serbise, Mitrovicen , Serbia e njeh Kosven dhe atehere behet dhe bashkimi me Shqiperine dhe gjithashtu Rama te behet Kryemnister . R ama per pushtet , shet edhe NENEN E TIJ ,MITROVICN SE KA PER GJE FARE . JA KETO JANE ESAD TOPTANI I VITI 2019.

  10. Mersin.b says:

    O Taku pse nuk flet per SPAK-un,qe thoshe qe do te ishte gati ne Dhjetor.Nuk po te dalin parashikimet,prandaj kercen dru me dru.Nuk po del asnje kandidat.Ke kellqe te hedhesh kandidaturen,apo kerkon te nxjeresh geshtenjat me duart e te tjereve,mundesisht ti qerojne,qe te kesh gati.Ik se s’dole gje dhe ti,ngele duke bere gam gam.

  11. Cuku says:

    SPURDHJAK NGJALA
    Je pa.shtylle kurrizore
    Je vemje komplet
    Cfar thua sot ,nuk thua neser
    Nuk me plas fare per Ramen ,por deri dije flisje ndryshe ,sot si ka mundesi?
    Apo nuk te dha ndonje kocke per te lepire dhe u be I keq
    Nese si SPURDHJAK NGJALE qe je te shkon
    Neser dridhe perseri
    Vari topet,,,,

  12. Mashkullori says:

    Eshte interesant ky shkrimi I sotem I avukatit.
    Gjithmone ka folur ne emer te Amerikaneve,per qasjet e saj ndaj Shqiperise,per reformen ne drejtesi etj.
    Sot per cudi nuk ka nje referim te tille,nga politika aktuale Amerikane,nuk ben fjale as per ate letren e presidentit Trump derguar Thacit dhe Vucicit.Nuk permend Washingtonin,por vetem Berlinin dhe Brukselin…
    Ku vajten gjithe ato shkrime per nje plan Amerikan per bashkimin e trojeve Shqiptare,te trumbetuara prej ketij avukatit?
    Po ik o Taku tutulaku ik se ke pjerdhur qe nga burgu…Ti I ke konsumuar mend qe ne vogeli,se ke qene “filozof” qe i ke kuptuar politikat e kohes…prandaj nuk ke tashme ne pleqeri mend e te na japesh dhe neve…

  13. Flutura says:

    Perralla! Fitore pa humbje nuk ka. Le te marre Serbia disa fehatra, po brezave qe vijne pas nesh te mos u leme sherrin me Serbine. Le te mbyllet ky sherr njehere e mire. Te mos vazhdoje si Izraeli me Palestinen

  14. Iliria e bashkuar says:

    Me jete te gjate Zoti Ngjela.

  15. Likja says:

    Sa shume paska lajthitur avokat.

  16. rumbullaku says:

    Taku! Me duket se ose permjer ne dere te xhamise me antiamerikanizmin e papritur ose permjer ne breke dhe te mirkuptojme per moshen dhe vojtkat e burgut. Te fala Leka Zogut.

  17. Lani says:

    Taku taku torollaku
    Nuk u bere njeher i rritur
    Po t‘afrohet uturaku
    Mendje shkrete, mendje venitur

  18. Dymi says:

    Ore miq, a do i thote dikushe ketij Star- pakut qe eshte deficent i certifikuar me qeliza gomari?

  19. Dymi says:

    Ore miq, a do i thote dikushe ketij Star- pakut qe eshte deficent i certifikuar me qeliza gomari?

  20. Jani says:

    Kush e mer seriozisht lete rrot kari. Ky teveqel do te beher me zor minister. O toç nuk te zgjedh njeri ty minister.

  21. mik says:

    Mendoj se Spartak Ngjela ka te drejte, pamvarsisht se artikulli i tij duket i cuditeshm po ta krahasosh me artikujt e tjere mbi ceshtjen Shqipetare. Mos te harrojme se, Spartak Ngjela nuk asht keshilltare ushtarak i specializuar mbi gjendjen e ballkanit Perendimor, qe te jete ne gjendje te detajoje gjeopolitiken e Ballkanit Perendimor por ama, ai i njeh mire figurat udheheqese politike te Shqiperise. E drejtimi i politikes Shqipetare, mund te te coje tek ai perfundim. Sidomos ceshtja Cakaj.
    Kohet e fundit, gjeopolitika po ndryshon ma shpejt se koha. Ajo ( gjeopolitika ) po kercen cdo dite e ma shume ne fronte te reja, pa lan kohe per analize. Kjo mbase vjen edhe prej Presidentit Tramp, qe askush nuk po i merr vesh levizjet e tij ! A jane levizje strategjike, apo ku rafsha mos u vrafsha !!
    Askush nuk asht 100% i sigurte se cka ndodh por,edhe pse e frikeshme, un i besoj Spartak Ngjeles.

  22. sali says:

    Taku vazhdon njesoj e eshte percjelles i teorise Berishjane ,Te gjithe jane maskarenj,Teori qe eshte futur ne mendjen e cdo shqiptarui e nuk dine te ndajne te keqen nga e mira

  23. Gora says:

    Spartan ngjela ka re drejte mos brrberritni Kundera tij nuk shof ndonje dicka qe s shkon vazhdo avokat kush ka vest te degjoj mush ka say le te shikoje.

    1. katarakti says:

      Eshte ves i njohur i shqipove pa tru. Nuk kane mend per te kundershtuar me argumenta dhe llogjike ato qe thote Ngjela ose kushdo tjeter, por fillojne, siç e kane zakon, te shajne mbare e prape. Me duken si çakejt qe i lehin Henes. Jo se Ngjela eshte ndonje koke e madhe, sepse ne 90 perqind te rasteve ia fut si kau peles, por kjo nuk i jep te drejte asnje hajvani ta shaje. Merruni me artikullin, jo me autorin, or derra te llangosur. Majmune qe keni mesuar te perdorni tastieren, por jo trurin.

  24. Lennard says:

    kete Rradhe ke ngaterrue Mete Floririn dhe Sali Kriminelin me Ramen dhe Thacin..

  25. Lennard says:

    kete Rradhe ke ngaterrue Mete Floririn dhe Sali Kriminelin me Ramen dhe Thacin.
    Like Floriri ,Mona Baxhella dhe Lul-Hajduti me Sali Gerdecin jane tradhetaret Reale te Arberise.

  26. Antena brenda takut says:

    Thone qe i gjati i ka ndaluar rroken takut.Plot 5.000$ne muaj merrte taku demshperblim.
    Se kush eshte tradhetari tani…kuptohet.

  27. Virusi says:

    Qe Mitrovca nuk duhet leshuar eshte e drejte. Ka dy qendrime rreth kesaj ceshtje, njera Jo ndryshimit te kufive e tjetra po ndryshimeve. Te thuash Jo qysh ne nisje te bisedimeve duket e shpejtuar. Pasi bisedimet lejojne te shprehesh, te degjosh, te kuptosh e te testosh kundershtarin. Kur bindesh se bisedimet nuk oftojne zgjidhje te favorshme, shprehesh Jo dhe ben terheqjen. Nje jo e menjehereshme, qysh ne fillim, sic thote Taku, duket e nxituar dhe dogmatike. Kurse akuzat per tradheti pa njohur planin konkret te shkembimeve eshte futja kot.

  28. Dash says:

    Ceshtje shqiptare eshte ne udhekryq te rrezikshem edhe nga tipa te cekuilibruar si puna jote….para ca kohesh e quajte luan Ramen , dhe neser mund te ndryshosh akoma….sna i ka fajin njeri me keto “koka” qe po corientojne komplet vendin ca me qellim dhe ca nga budallalleku

  29. Bob says:

    Gazeta Diarea
    Me gjithë bërsitë zbrazë

  30. Bogonica says:

    Kuptoni nje gje: Kur Avokati thot se Mitrovica eshte kaq perqind e GDP per Kosoven,tregoni ju kundershtaret e Spqrtakut shifer tjeter.Kur thot se bashkimi i Shqiperise me Kosoven pa Mitrovicen eshte bashkim mekanik pa te ardhme ai ka plotesisht te drejte.Nuk ka nderrim teritoresh.Nuk ka ndryshim te kufive te Kosoves.Referendum per ndryshim te kufijve nga populli i Kosoves nuk ka asn je alternatkive tjeter.Madje referendum te popullit te Kosoves edhe per futjen e Presheves nen Kosove,keshtu ka deklaruar Thaci.Mitrovica eshte e Kosoves,Presheva duan apo nuk duan njde dite do jete e shqiptareve.Avokati e di lojen e liderave shqiptare ketej dhe andej kufirit ,Avokati nuk ka bere asnje koncension me asnje lider shqiptar per ceshtjen e trojeve shqiptare.Ai mund te kete bere pakt te perkoshem politik me cdo lider shqiptar,por kur ata kane levizur me ceshtjen shqiptare sic eshte puna e trojeve ai eshte armik i betuar i tradhetareve.Avokat t’u befte dita njemije!

  31. Korcari emigrant says:

    TUNGJATJETA Avokat Spartak Ngjela
    Gjithmone i kthjellet ne arsyetimet tuaja
    Daullet (Tupanat) bien per ata qe kane veshe

  32. Tepsia Socialiste says:

    Njehere thote ceshtja Shqiptare do triumpfoje, kemi amerike ne. Nje here tjeter thote po iken per lesh nga duart e veta dhe duart e ruseve apo serbeve.
    Hajde merre vesh kete qe eshte bere si fallxhor, por kurre nuk thote nje gje te sakte. Zhvillimet ne Shqiperi jane aq dinamike fale oligarkise dhe mafies dhe te pa parashikueshme, dhe qe radari Ngjeles s’kap mire vale ?

    Mos u be merak Tak i dashur, Shqiptaret do ta cojne per lesh Shqiperine pa ndihmen e askujt ?

  33. Shqiptari nga Kosova says:

    Thembra e Akilit eshte Mitrovica,eshte nentoka jashtezakonisht e pasur e veriut te Kosoves. Z. Ngjela ka apsolutisht te drejte kur ngre alarmin,prandaj te behemi bashke ne ide e veprim per mbrojtjen e Mitrovices. Jemi me te drejten historike,me te drejten aktuale. Kemi mbeshtetjen e perendimit. Mbi 100 shtete na kane njohur me keta kufinje,prandaj do ta fitojme kauzen tone dhe bashkimi kombetar behet i pandalshem dhe fare logjik..!
    Ta mbeshtesim fort kryeministrin Haradinaj qe fatkeqreisht ka mbet i vetmuar por me nje mbeshtetje te madhe popullore. Dhe ne fund,i bejme thirrje Edi Rames: terhiqu nga ky vendim sa nuk jenimbulu me turpin e tradhetise . Mos shkatrro emin e mire qe krijuat me mund per vete dhe per Partine Socialiste kur e ďijme mire qe PS-ne e krahasonim me PS-ne e Serbise. Nuk eshte turp te ketheni rruge. Eshte detyre. Me kete reflektim do ti beni nder te madh kombit…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje