Nga Armand Shkullaku
Këto ditë të krizës së madhe president- kryeministër, “dashnorë” të Kushtetutës dhe nevojtarë të përhershëm të pushtetit, janë përfshirë në një debat argumentash mbi të drejtën e kreut të shtetit për të refuzuar ose jo dekretin për një anëtar të qeverisë.
Diskutime e ligjërime mbi kompetencat e presidentit në një republikë parlamentare, nuancat juridike mes dekretit të shkarkimit dhe atij të emërimit, krahasime proceduriale gjithfarësh nga vendi dhe bota, të krijojnë idenë se bëhet fjalë për një konflikt institucional në Britani, SHBA apo Francë, ku pushtetet janë qartësisht të ndara, ku demokracia parlamentare funksionon pa të meta, ku qeveria nuk i kalon vijat e kuqe dhe ku gardianët e saj vigjëlojnë në emër të qytetarëve ndaj çdo shkelje apo abuzimi.
Të gjykosh aktin e Ilir Metës në një kontekst të tillë të pastër teorik e juridik, refuzimi i tij mund të jetë nonsens në një republikë parlamentare, por ta ndalësh kufirin e diskutimit deri këtu, është të mbyllësh sytë përballë krizës reale në të cilën gjendet vendi. Krizës së sistemit të demokracisë përfaqësuese, që me Edi Ramën po degradon rrezikshëm.
Të bërtasësh për shkeljen që presidenti po i bën Kushtetutës me refuzimin e një ministri dhe të heshtësh ndaj shkeljeve flagrante që i bëhen çdo ditë ligjit, të drejtave të qytetarëve, lirisë së fjalës, pasurisë publike e asaj private, ngjan me një karikaturë qesharake të peisazhit social që jetojmë çdo ditë.
Diskutohet për shkelje të Kushtetutës, në të vetmin vend në Europë që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Në një vend ku drejtësia në përgjithësi nuk funksionon, ku prokurori i përgjithshëm zgjidhet vetëm me votat e shumicës dhe mbyll sytë e veshët karshi abuzimeve që u vjedhin çdo ditë shqiptarëve paratë dhe shpresën.
Flitet për procedura juridike, në një kohë kur grabitje të pronës publike bëhen me ligje të veçanta që i kritikon dhe vetë BE, ku PPP dhe konçensione shpërndajnë në duart e një grushti njerëzish pasurinë e 3 milion të tjerëve dhe asksush nuk është në gjendje t’i ndalë. Ku shkelet e drejta e të paturit të një strehe duke shembur shtëpitë e të pafuqishmëve dhe duke ngritur kullat e pushtetit, ku nëpërkëmbet ligji i paprekshmërisë së universiteteve dhe studentët rrihen nga policia.
Analizohet efekti i një dekreti mbi demokracinë tonë hibride, ndërkohë që vota e popullit është marrë peng nga listat e kryetarit që cakton si përfaqësuesit më të lartë të tij, banditë, kriminelë, injorantë dhe dallkaukë, nga Kuvendi (i republikës tonë që qënkërka parlamentare) deri tek bashkitë e komunat (që qënkërkan të decentralizuara).
Quhet skandaloz akti i presidentit për këtë republikë, ku kemi parë ministra që akuzohen si pjestarë të organizatave kriminale dhe mbrohen nga kryeministri, të zgjedhur lokalë e qëndrorë që dënohen si maniakë seksualë, përdhunues e deri vrasës dhe vazhdojnë të jenë pjesë e oborrit të pushtetit. Republika e Rilindjes ndihet e lënduar nga qëndrimi i kreut të shtetit, por vetë ka marrë peng të ashtuquajturën demokraci liberale duke ekzekutuar konkurrencën e lirë, duke kontrolluar drejtësinë, duke tentuar t’i mbyllë gojën shtypit, duke varfëruar vendin dhe pasuruar kupolën, duke i privuar shqiptarët të jetojnë me dinjitet njerëzor në shtëpitë e tyre.
Në Shqipëri, trupat e ndërmjetëm mes qytetarëve dhe pushtetit, që mund të garantonin një lloj kontrolli të të parëve mbi të dytin, nuk ekzsitojnë më. Sindikata e shoqëri civile, jo se jo, por tashmë janë eleminuar edhe vetë partitë politike si aktore të ndërmjetme mes zgjedhësve dhe qeverisë. Organizata e Rilindjes e ka asgjesuar Partinë Socialiste dhe manifestimi më i mirë i kësaj ishte ajo që ndodhi së fundmi me ndryshimet në qeveri.
E drejtë kushtetuese e kryeministrit do të thoshte dikush prej nevojtarëve. Po, e drejtë e kryeministrit që e aplikuar pa asnjë filtër kontrolli, llogaridhënie e transparence, çon në emërimin e kukullave të panjohura dhe të shkëputura thuajse krejtësisht nga përfaqësimi i atyre që votojnë dhe pa asnjë përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve. Qoftë edhe për t’i vënë një pengesë këtij sistemi sulltanati, refuzimi i Ilir Metës është një shkelje e bukur e Kushtetutës së bërë leckë.
Përballë një pushteti të tillë, kundërvënia me një dekret është gjëja më e paktë që mund të bëhet. Në një vend me qytetarë më të angazhuar dhe një opozitë të lirë, me siguri që do bëhej shumë më tepër. Përballë një pushteti të tillë, nuk ka asnjë vlerë respektimi i normave kushtetuese përsa kohë që për pushtetin nuk ka vlerë respektimi i të drejtave të shtetasve të tij. Ndaj një regjimi që e tejkalon të drejtën që i jep vota, reagimi i çdo institucioni apo pushteti tjetër ende të pakapur, për ta frenuar atë, është legjitim. Reagimi i Ilir Metës është një akt që nuk mjafton. /Lapsi/
Prit Shkulmak behu gati ,shif endrra me.Like dhe mbaje gjuhen gati te lepish ndonje bythe
Fjalë me vend shkrove Armand
ca të mëdha, por kuptimplote
pordha e Metës nuk mjafton
duhej një fëndë, nga ana jote.
…
Ky rrugaci kokekatror eshte kadri dhe i blere nga sherbimet sllavo-greke. I vjedhsh gjak ato euro qe te japin. Ky felliqesire na nxjerr Edi Ramen sikur te ishte Franko apo Hitleri. Dhe ke perqafon ky felliqesire serbo-greke? Perqafon kriminelin dhe dobicin e Vicidolit. Kerkon te na mbushe mendjen ne qe Edi Rama, kryeministri me i mire i Shqiperise ne keto 100 vjet, sikur eshte djalli. Pftuuuuu fytyre e shemtuar dhe e shitur. Njerez pa atdhe, pa vatan, pa moral, pa fytyre. E tregon forma e kokes se tij se sa vlen nje njeri i tille. Peshtiresi e pafundme. Edhe nje here pftuuu ne surrat. Pis!
Eshte hera e pare,qe une nje prej te mbeturve socialiste te vertete i jap shume te drejte Shkullakut!
Llogjika e tij dhe me pare edhe e presidentit Meta eshte sa morale aq edhe juridike!
Kerkohet kushtetutshmeri ne nje vend qe nuk ekziston shteti ligjor,ku vete kryeministri ka rrenuar administraten qendrore e vendore duke i dhene udhe padrejtesive dhe korrupsionit ne vend!
Dhe ata qe e pesojne jemi ne qytetaret e varfer,qe mezi nxjerrim buken e gojes,ndersa Rama dhe klani i tij sundues grumbullojne miliarda duke u tallur me ne te ashtuquajturit sovranet e shkrete!
Rama eshte bere rreziku aktual i Shqiperise,ndaj ai duhet shporrur sa me pare nga qeveria!
Por kjo nuk behet duke i vene zjarrin vendit si ne 97-ten!
Rasti me i mire ishte protesta e studenteve qe e beri Ramen te dridhej nga frika!
Vetem keshtu merr vesh ky arrogant,harbut,dhe antishqiptar!
Shkullaku dhe kadrinjte e tjere nuk dolen kurre Sali Berishes e shkerdhatokracise se tij se nuk kishte interes te dilje kunder aq me teper qe po te perfundoje ne listen e zeze te Saliut rrezikoje kolaps ekonomik. Nqs do te studiosh fenomenin “Rama” duhet te permendesh dhe shkaktaret e tij “Berisha” apo “Nano”. Keto mushkonja jane mesuar te bejne zhurme sa here qe interesat e shqiptareve ndodhen ne udhekryq e kerkohet nje lidership. Te dalesh kunder Rames nuk perben guxim aq me teper qe ka dhe leverdi ekonomike. Sa me shume ta kritikosh aq me teper paguesh. Nje skenar i rrezikshem i sponzorizuar nga korporata te erreta, fondet e te cilave perfundojne te zhgarravina si puna e “Lapsit” e ca te tjerave po pergatitet. Eshte mire qe keta kalemxhinje te injorohen. Kur te prodhojne fakte do merren seriozisht. Ndryshe do mbeten ca komitaxhinj kanalesh mediatike qe trazojne ujin per ta bere te duket i thelle.
Kjo eshte teoria e atyre qe kurre nuk e kane dashur kete vend. Meqenese: rilindja, km, nuk jane ne terezi – presidenca na paska te drejten e ligjeshme, qe ta bej edhe me zi?!?!
Pika mu ne tru ketyre pseudo analisteve. turp turp turp
Pse nuk flet ti per grabitjet qe ka bere Ilir Meta(I ashtuquajtur Presidenti I Republikes)! ????
Apo nuk ta mbane se mund te te iki the koka????
por jeni versulur te gjithe Kadrinjte kundra Rames ,duke nxjer mllefin qe keni per kariget qe u kane ikur bosave te juj???
Pre ju Edi Rama do te jetoj njeqind vjet dhe dote jete ne ate poste sa te doje ai!!!
Bolle me te thenat Vjedhje,Abuzime,Kapje e te tjera si keto, vjedhje ,abuzime,mashtrime,kapje kane bere Ilir Meta ,sa qe edhe ka dale I filmuar,ndaj mos llapni per te jeret kur agai I juaj ka bere plote si keto
Turp ti vij Ilir Metes per mos dekretimin e ministrave te qeverise qe Rama dote kete per te vazhduar pune
Bolle me analizat tuaja te kota dhe budallalleqe
Ku ishe? Asgjekundi. Fole? Po. Ç’farë the? Asgje. ???Kadri ishe e Kadri mbete….????
Ne kete vend e keqja nuk jane vetem politikanet. Ne Shqiperi bashke me ta duhen zhdukur keta hale-analiste, te cilet po si politikanet kane 20 e kusur vjet, na jane bere hardhe ne sy. Keta hale, qe per benefitet e tyre, bejne thirrje per puc shteti, per rrezime rregjimesh imagjinare. Keta, qe jane bere pale me ushqyesit e tyre kunder shqipetareve. Keta hale duhen zhdukur nje ore e me pare. Nuk e di kur, por ora e gjithe ketyre nje dite do te vije. Ne nje hale te bllokuar heret a vone m..ti plas. Urojme te jete sa me pare ajo dite.
Analize kot, pa vlere! Kush d di si e ka hallin! Po ti ne kazan je o i zi! Mire je aty! Me duket se Rama s ta dha titullin Kadri!
Sa me shume shoh portretin e Shkullakut aq me shume bindem per vertetesine e teorise se evolucionit te jetes ne toke.
Vill o zagar vill, eshte koha e maskarenjve. Ben mire ai qe u thote kazan, se kazan jeni. Nuk doni kete qe u le te flisni e te protestoni, doni ate qe u qellonte me plumba. Nuk doni ligjin, doni rremujen. Nuk doni qytetarin, po fshatarin.
Shkerdhaku eshte kadriu me bythlepires.
E ka zgjidhur qesen baxhella Mona. Ajo tani paguan studente vetem qe te bllokojne auditoret dhe me çdo menyre te krijojne perplasje me policine mundesisht me gjak. Ajo paguan dhe keta otomane qe per lek mund te pergojojne dhe nenen e tyre. Paguajne ne te gjitha cepat per remuje, vetem te turbullojne ate dreq VEJTING qe po u ri mbi koke dhe u eshte bere makth sa nuk lene teqe, xhami e kishe pa u falur. NUK SHPETOJNE, TE PAKTEN KETA JO! DHE SHUME SHPEJT. Bile tu hiqet pasaporta per mos hikur. Por Shkullaket ( o Zot ç’fare mbiemri: Shkullak) do mbijetojne sa te kete bythe per te lepire. E nga keto ka shume!
Po patjeter Shkullqk! Keshtu eshte kur nje injorant serbosmanlli vje n mga vicidoli e ben Partija doktor dhe pastaj e ben kruetar partije dhe k/min e president! Keshtu eshte kur likja vjen nga malet e Skraparit dhe behet ky qe eshte sot! Kur nje nga Stropska vjen dhe e bejne analist si puna jote! Bejlere te rinj me qehallare te rinj! Mbiemri eshte shkruar qellimisht i percuduar sic eshte vete Ari!
Edi Rama do te gjykohet nga vota e popullit. Presidenti te mbaje vendin ose te liroje vendin e te merret me politike. Te gjitha te tjerat Jane perralla.
Eshte e lodhshme te merresh me kete lloj kafshe,keta jane nje dore,qe kane te njeten prerje,keta nuk ka skulptor dhe piktor qe mjakazhoi,keta jane per ne kopshtin tone zoollogjik te sotmin,se ne te nesermin,keta lloj kafshesh nuk i pranojne,se nuk plotsojne kriteret,keta kujtojne se do ti nxjerre nga situata dok.berisha,dok.i trefishuar iliri dhe dokt.mona dhe ca profesor~dokt.te tjere,po tani nuk ka me kohe,se ka fillu numrimi mbrapsht dhe nuk ka doktor qe ju ben derman,ju qofte udha ne mby..
Per ke liri shtypi e ke fjalen ,per ate qe u masakruan dhe u degjerneruan gazetaret si M.Baze .e shume TE TJERE ju u bete me von vegla te Sales per interes . Ai te vret dhe ju keni frik .Kjo nuk u ben te besueshem jeni te shitur te ilir hajduti .
Po shllaku djali i nje komunist Spiun si Geezimi Shullaku.
Nga me arrdineret qe ka pas uzina Dinamo. Qe terre diten nuk punonte por rruante s kush hynte e kysh dilte ne uzine. Keta kane mbetur
Ku nuk esht kadti eshte HAJDAR
ooooooo kadri…..
Ah mor plehre gazetar qe je o injorant Shkullaku . Ti po qan or dallkauk qe ne pushtet te vijne Basha e Kryemadhi por mos u mundo kot se Edi Rama do te vazhdoje te udheheqe me inteligjence Shqiperine . Leh o qeni i Berishes , Bashes, Metes , Kryemadhit se bukur e thote populli karvani shkon perpara . Ti o Shkullak llumi i gazetarise shqiptare nuk te pjejdh njeri dhe tek koshi i plehrave te historise do perfundosh. Uuuuu u shofte fara juaj anti- shqiptare .
Nëse mendojmë për një çast se për të gjitha ato të ‘zeza’, që Shkulaku numuron ka të drejtë, dhe nëse gjithashtu, elektorati shqiptar do të kishte mundësi t’ia lexonte është e sigurtë që Ramën qysh nesër, e kanë hequr qafe ‘kadrinjtë’ e medias dhe politikanucët e soit basha e kokëmadhi dhe skota e tyre. Por ç’e do se për ato kam bindjen se shumicës së miletit as nuk ia ndjen fare dhe jo nesër, por as në vitin 2021, nuk do të mund ta largojnë atë. Është vërtet ca larg ajo kohë, por këta nuk durojnë dot dhe kam frikë se deri atëhere, do lozin fare nga fiqiri. Në fakt kjo kokëmadhja ka lojtur që sot.
Sinqerisht, edhe unë do të doja një kryeministër shumë më të mirë se Rama, por kurrësesi një nga shporta që përfaqëson sot lidershipin e opozitës. Jemi demokraci parlamentare, jemi ashtu si jemi, kemi atë kulturë demokratike që kemi, por ja që dy herët e fundit populli në shumicë, s’pyeti për mua që nuk e votova, dhe votoi atë. Çfarë të bëj unë tani të pëllcas?!
PO te beje me shume te te fuse ty ne qeli , se j e delenxhi bure , po nuk ke faje ti se Kryeministri ju hapi oreksin shume ju , ju ka lene te lire te flisni , dhe ankoheni qe medja eshte eizoluar juve duhet tu mbyllen emisonet dhe gazetat, se diziformoni opinionin public. Kryeministri Edi Rama po punon per Shqiperine dhe populli eshte me ate , jeni turur te tere si hijena s po ndjeni friken evitingut ,tu behet dhe juve vitingun i pasurise , se kollaj te flasesh per tjetrin pa ngule thiken vetes sa do te dhemb, dhe ky presidenti jot do te beje shoqeri ne qeli .
Fjalet e mia i ka shkruar komentuesi “Lani”. Nuk po shtoj asgje me teper…
Reagimi i Ilir Metës është një akt që nuk mjafton-shkruan Shkullaku,duke e pranuar që edhe pse në shkelje të kushtetutës (non sens) duhet të bëj më tepër,të thellohet më shumë në paligjshmëri meqë në Shqipëria nuk funksionon ligji njësoj për të gjithë dhe shteti është vënë në shërbim të pushtetit.Nuk mund ta kuptoj si mund të kërkosh drejtësi duke u mbështetur në paligjshmëri.
Gjëndja në Shqipëria do të ndryshoj në kahun pozitv me një shtet funksional ligjor,me shtetin e së drejtës njësoj për të gjithë,qoftë për k/ministrin apo presidentin,sepse për njeriun e thjeshtë gjithmonë ka vepruar ligji.
Vdiqe të rrëzosh Ramën, por TOPILIN i hëngre.
Të boftë mirë , ishalla!??
Nuk e marr mundimin te lexoj dacibaot e ketij bl-si,por me mjaftuan komentuesit.I kane dhene te gjithe ate qe meriton.
Armando, prandaj s’ecen ky vend se ka njerez trumut si puna jote!
Meqe, sipas teje, “ligjet nuk zbatohen”, atehere edhe presidenti mund t’i shkele me te dyja kembet!
Po pastaj, c’mbetet? Mos palet duhet te marrin armet e ta bejne ligjin vete?!
A te kripsha mendjen o Armand leshi.
Une nuk mund te harxhoj aq kohe sa ke ti ne dispozicion z.shkullaku qe per kete artikull tendin minimalisht ke nje page 150000 lek ne muaj.keshtu qe ndoshta nuk mund te gjej argumente te holla.
Por zoteri ,ke shprehur qe nuk mjafton retorikat qe po behen por duhet perdorur forca.ne se ke bythe perdore ti e kushdo,porduket se ke marre shume zemer nga liria pa fre e shprehjes.
Aborigjeni Shkullak! Mire u pafshim ne 2025!
KY DHE PARAQITJEN E KA SI KAZON PLERASH.
NJë mendim subjektiv që nuk i përgjigjet realitetit dhe mendimit të shumicës së shqiptarve.
Iku koha kur hante hori e qeni petulla.
Tani duhet të djesish të fitosh bukën e gojës, jo mer nga buxheti i shtetit qyl dhe dergju kafeneve.
Kjo do marë fund bashkë me ata që ju konin me paratë publike sikur ti kishin të babait.
KJo fytyre e quajtur Shkullaku, shikoni dhe llagapin se si e ka, i di mire çeshtjet kushtetuese, bile e vepiken nen i. ka dhe nja dy a tre shoke si Nikollen, Bushatin apo ndonje te dekoruar per porno si Lubonjen, me falni per tradheti familjare. Banda e haleve pa dyer.
ti je je nje jashteqitje e saliut -lulit ti je nje moter qire taliban
Nuk mund te konkludojme ne : mungese lirie te opozites,mungese lirie te fjales dhe shprehjes,shtypit ,mungese lirie per proteste,goditje te policise,vrasje te kundershtareve politike,dhunim te te drejtave,mos funksionim te administrates dhe institucioneve te tjera ligj zbatuese,per drejtesine,policine etjera etjera,pa perdorur indekse ne periudha kohore,pa ballafaquar raportet mes perudhave historike te ushtrimit te pushtetit nga maxhoranca te ideologjive perkatese,nuk mund te pohosh pa pergjegjesi sepse ke lapsin e gazetarit ta kalosh kaq lehte se nje periudhe me reformim te thelle ne te gjitha aspektet ne proces e siper,qenka njesoj me periudhen respektive para reformimit.Te shkruash pa bere dhe pasqyruar realisht dhe me tregues te kontrollueshem diferencat mes periudhes ne reformim dhe nje periudhe te mepareshme e cila ishte nene trysnine e plote te mungeses se reformave do te thote te spekulosh me gazetarine dhe historine e sukseseve duke i njesuar ato ose duke i permbysur ato ne sherbim te kujt?…Ne sherbim te bukes tende dhe qellimit tend te poshter per ti shitur popullit te pa verteta te medha me reperkusione negative per shoqerine dhe progresin e saj,pra ta besh te pa mundur zhvillimin mbasi ideja juaj eshte reaksionare,ideja juaj synon ne kthimin mbrapa te pushteti i cili disponon nga e kaluara e tij e ushtrimit te pushtetit negativitete te medha dhe ushtrim te dhunshem te pushtetit per praktimin e te cilave duhet te gjykohen thelle dhe te jipet llogari deri me nje,sepse keshtu do te zene mend edhe gazetaret te kryejne me pergjegjesi detyren e tyre para popullit.