Nga Altin Ketro
“Shqipëria është një vend i vogël dhe ne jemi një popull i vogël. Por, mos harroni se ka një zemër të madhe, se ka një zemër luftëtare. Ne jemi një popull ku, gjiri i nënës Shqipëri i ka ushqyer ata me forcë, me besim dhe me dashuri për vendin. Ne jemi një popull i cili nuk dorëzohet përpara hordhive të çdo antishqiptari dhe të çdo njeriu që kërkon të transformojë historinë e shqiptarëve. Ne jemi një popull që dimë të luftojmë. Ne jemi një popull që kemi mbijetuar me mijëra vite përballë pushtimeve të huaja. Ne jemi një popull që në thelb është i lirë si shqiponja që fluturon në qiell të pastër dhe të kaltër. Ne jemi një popull që askush nuk mund ta përdhosi. Kush ka tentuar ta shtypi, ta shfrytëzojë, mund të ketë qenë i fortë për momentin se ka qenë në numër, por fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm”.
E gjithë kjo ligjëratë plot patos patriotik, e thënë nga goja e Monika Kryemadhit në Konventën e LSI-së, mund t’i entuziazmojë ata 2 mijë konventarë që ishin mbledhur andej- këndej për të mbushur Pallatin e Sportit, mund të përmalloj deri në shterim lotësh Norën, mund t’u ngrejë lart atdhedashurinë Klajdës dhe gjithë kupolës së LSI-së që nuk reshtën së duartrokituri në këmbë plot adhurim fjalimin e udhëheqëses së deleguar Monika Kryemadhi. Por s’mund ta fshehë dot faktin që, ndonëse u përpoq fort të mos e përmendë me emër, mesazhi i drejtohej mes rreshtash me nënkuptim kryeministrit Edi Rama.
Ti, Edi Rama, mund të jesh pra për momentin i fortë se ke numrat, por fundi yt, sipas Monikës, do të jetë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Të ziun Edi, çfarë horrori e pret në të ardhmen. Dhe, po ta bëri benë Monika, të puth halla m’u në ballë.
Në përplasjen më të fundit midis Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, nisur nga gjuha shumë e fortë politike e përdorur nga Presidenti, gjë që e tejkalon profilin e tij kushtetues si përfaqësues i unitetit të popullit (pra i paanshëm), disa analistë kanë sugjeruar që Presidenti të zhvishet nga funksioni i lartë që mban dhe të përveshë mëngët si opozitar me kohë të plotë, duke rimarrë frerët e LSI-së, krijesës së tij të dashur.
Afërmendsh që Ilir Meta e ka LSI-në habitatin e vet dhe qenia e tij brenda mureve të Presidencës më duket si ai luani që e mbyllin pas hekurave të parqeve zoologjike ku nuk ka mundësi të shpalosë arsenalin e tij të egër. Po e lëshove në savanë, mos i dil përpara se të shqyen.
Dhe savana e vërtetë e Ilir Metës është xhungla e politikës, aty ku nuk ke më skrupuj, por i drejtohesh njerëzve për të rrëmbyer deri edhe armët sapo ndjen se po të preken interesat e tua.
E megjithatë, Ilir Meta, nuk ka për t’u kthyer për momentin në habitatin e vet natyror. Edhe sikur të dojë, nuk e bën dot. Sepse edhe ai, si luan i LSI-së që është, e ka një luaneshë që quhet Monikë.
Asaj iu delegua e drejta të drejtojë LSI-në, por e ka sfidë edhe brendapërbrenda familjes biologjike e asaj politike që të tregojë vetveten në një proces zgjedhor. Pra, nuk do që të jetë zonja në hije që merr fitoret nën mbiemrin Meta. Duhet edhe një Kryemadhe të lërë gjurmën e saj në fushën e minuar të politikës.
Zgjedhjet e afërta vendore të qershorit janë një test shumë i madh dhe një peshë shumë e rëndë për Monika Kryemadhin. Si një dibrane që e refuzoi vetë Dibra për ta bërë deputete, ajo s’mund ta pranojë që fitoret e LSI-së të vijnë vetëm nga Ilir Meta.
Ajo e di fuqinë e Ilir Metës edhe brenda radhëve të veta, e di edhe adhurimin që kanë militantët për atë. E megjithatë, qoftë edhe me atë harbutërinë që e karakterizon, ajo po përpiqet që të lërë gjurmën e saj si udhëheqëse në LSI.
Dhe gjurma lihet kur ajo bëhet e thellë, jo e cekët. Thellësi do të thotë të thellosh rezultatin e mëparshëm, jo vetëm në bashkitë që drejton aktualisht, po edhe më tej. Duke qenë një negociatore e keqe, dështimin e parë ka për ta pasur me Lulzim Bashën. Lufta e saj për t’u shtrirë në territor dhe ambicia e LSI-së për të fituar gjithandej, nuk do ia ulë krenarinë Monikës të mos kërkoj më shumë nga harta që do shpalosë Lulzim Basha. Ky i fundit është nën presionin e të tijve pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe një humbje në vijim do jetë tronditëse për pozitat e tij.
Por Lulzim Basha është vetë midis dy zjarresh. Së pari, ai është në zjarrin që i duhen sa më shumë bashkëpunëtorë politikë me qëllim që fronti i tij opozitar të jetë i madh për të dalë fitues në zgjedhje. Së dyti, ai është në vështirësi brenda radhëve të veta ku i kërkohet të mos lëshojë terren politik për aleatët në dëm të përfaqësimit me kandidatë nga radhët e PD-së në 61 bashkitë në garë.
Monika, nga ana tjetër, siç theksova më lart, kërkon më shumë hapësirë për të treguar lidership politik dhe ky do të jetë një hendek shumë i madh që ajo duhet të kalojë.
A do riskojë Monika, për hir të Shqipërisë që i dhemb shpirti, që të lëshojë terren duke kërkuar përfaqësim vendor qoftë edhe më pak seç ka tani për hir të kauzës së fitores së opozitës, apo mbi të do mbizotërojë ambicia që pas Shqipërisë si e para, e dyta vjen LSI-ja?
Pikëpyetja më e madhe që shtrohet për Monika Kryemadhin është: do të mundë Edi Ramën apo Ilir Metën?
30 qershori po afron dhe zonja Kryemadhi ka shansin të na shpalosë nëse, sipas përcaktimeve që fjalori i gjuhës shqipe i bën mbiemrit të saj, do tregohet një “Kokë e madhe” apo një “Peshk i vogël grabitqar, me kokë të madhe e me trup rreth një pëllëmbë të gjatë”.
Po Nora nga i pati lotet nga lart apo nga poshte?
Taman si gruaja e Dr. GEBELSIT të Rajhut të Tretë kur fliste para delegatëve të nacional_ lsistave në Berlin
Kush ka patur fund te tmerrshem nga lufta jone?Historikisht kemi mbijetuar por nuk kemi qene te lire.Hiq kohen e Skenderbeut qe e glorifikojme por dhe ate po na e bejne serb.Mjaft me keto vetemburrje per ithtaret idiote.
VETINGU – MUNA, VETINGU!
SA BANJA PËR MACEN , TEK CICAT E LALZIT ?
E kam nga padia (padituria) ndaj dhe sinqerisht po pyes: Ilir meta eshte President ndersa e shoqja kryetare e nje partie politike. A keni KONFLIKT INTERESI ne kete rast???
te betohem mua me vjen vertet per te vjell kur e degjoj kete idiote qe e konsideron kete popull thes me patate
Kemi 28 vjet qe propagandohet demokracia,individi i fuqishem,sovrani i gjith pushtetshem,bashkeqeverisesi etj,etj,diktatura komuniste,diktatori Enver,lufta e klasave,talloni i bukes etj,etj,por akoma edhe sot shqiptaret po ikin te lemerisuar nga Shqiperia per nje shtet ligjor ,per buken e gojes.per te ardhmen e femijve,per nje jete njeriu e jo qeni!
Dihet qe ne kapitalizem nuk ka BARAZI,por ne Shqiperi ka nje PA BARAZI te frikshme ku 5% e horrave me pushtet kane ne zoterim 95% te pasurive,ndersa 95% e popullit luftojne vetem per buken e gojes!
Sot pas 28 vjet sundim diktatorial antipopullor shqiptaret jetojne mes mjerimit te tej skajshem,te percare ne politike,ekonomi,ne drejtesi,perjetojne nje lufte klasash te pa pare,sundohen nga diktatore fashiste qe e quajne veten liberale.qytetari sdot shikohet si klient dhe skllav perpara zyrtarit bandit dhe talloni i bukes jo vetem nuk ka ikur por mijrsa familje qe gjoja ushqehen ne mencat e ashtuquajtura sociale te sharlatanit Veliaj,jane me keq se talloni i djeshem!
Mijra familje te ngujuara as tallonin nuk e kane te siguruar se shteti i sotem as kujtohet ne se jane gjalle apo jo keta njerez!
Boll u moret me nje kalama kosovar,te futur si Kale Troje nga antishqiptari Rama,per te sajuar percarje ne popull dhe per te humbur pasojat e protestes studentore!
Se Rama eshte mjeshter i mashtrimeve te tilla,prandaj ai duhet qeruar nga politika!
Bravo , Sandri , rrofte Sandri ….Epo , kur u be dhe Sandri Mafishja te jape mend ….mos plas pastaj …
SANDRI TE PJERDHSHA TRUTE. QENKE NJE IDIOT, NJE KOQE KANDARI.
Sandi te dhjefshim mu ne goje.Paske ikur per lesh o lumadh.
O SANDER PROTOPAPA, A ME PUTH NJEHER KETU MBRAPA,,,?????
Jane te semure Nga pushteti dhe pasurit qe Kane vjedhur keto 30 vjet,kjo lavire dhe ai hunde derri qe I quante shqipetaret koke pa lare kur u kape duke vjedhur me figure dhe me ze ,sa veshtire e kane tu iki nga dora interesi dhe partia qe drejtojne sikur e Kane pronen e tyre,ju moj cizme duheni futur ne burge per sa te jete jeta sepse Jeni gangreni I ketij vendi.Edi Rama erdhi me vote dhe me vote do te largohet por kurre nga ju dhe nga ata qe Jane si ju.Koke pa lare
Vetem ne Albanistan mund ti thuash zonje kesaj krundeje katundare
Hej , plako, vërtet 11 wc për një shtëpi?
Lluks, tek cicat e lalzit.?
Monika, sa do ti genjesh shqiptaret, pak hajdut dhe disa fakir qe mendojn se kjo llapaqene dote sjell parajsen.
Para se tu premtoi shqiptareve parajsen, dote ishte mir, tu jepte pergjogjje shqiptareve per dhjetra e dhjetra akuza publike qe i ben Pamfleti, per nxjerjen e droges te fort me karoc femjesh ne aroportin e Rinasit, koorupsjonin galopant, koncesjonet, ne miniera kromi e mermeri, fabrika, hotele, depozitat e dukshme dhe te pa dukshme, brenda e jasht vendit, ndoshta deri edhe tek fabrika e bires ne Korce, ndoshta dhe aty mer pjes nga dhurata qe i beri Musabelliut skraparlliut
Tregoju shqiptareve se si e muart truallin e shtetit ne Lalez, paguat nje thel dhe moret nje pel, nga pasuria kombetare. dhe ndertuat nje vile milionshe, sikur te ishit sheik te naftes Saudite. Kjo ndodhi vetem ne kohen qe bashkeshorti tuaj ka cfrytezuar postin shtereror.
Tregohu shqiptareve sa mira paund paguan ne vit per shkollimin e femijeve ne Angli dhe kujdestarin e tyre, nderkoh qe shqiptareve u ben thirje te mos largohen, por te qendrojn e jetojn aty, me kete tregohen super hipokrite, beni si them e mos beni si bej une
Lini te flasin ata intelektuak qe ter jeten ja kan kushtuar ceshtjes kombetare, qe e kan dashur dhe e duan ate popull dhe ate vend, pa u mar me koorupsjon e pislleqe , ju jinini e akuzuar dhe e futur ne pislleqe deri ne gryk. Kete na i ben te ditur perdit portali i Pamfletetit me shifra dhe fakte.
Besojm dhe shpresojm te Nena Amerik, si gjithnje e ne vecanti ne kete situat ku e ka cuar politika e mbrapshr vendin dhe popullin ton, mbas KlP KLGJ, te ngrihen sa me pare organet e SPAKUT, Byros Kombetare te hetimit, per te par shqiptaret se sa dhe si i kini pir gjakun, familjarisht, ju, Berisha, Basha, dhe politkan e pushtetar te majt e te djatht. Roft Amerika , Roft populli shqiptar.
Bravo , Sandri , rrofte Sandri ….Epo , kur u be dhe Sandri Mafishja te jape mend ….mos plas pastaj …
KONVENT KARAKURVASH E RRUSPISH ME FJALET E KESAJ POPULLI FSHIN BYTHEN KJO TI BEJ DERMAN KOKES SE PO AFRON BKH
Vajmedet o shoke e nisen bythegrisur dhe nuk i shqitet bytha nga karigia.Per te vene duart ne koke politikane e lindur.Shqiperia ka fat qe ka Monen dhe Liron.
a xhaferi ma nxori mallin e sudes
Pune katunaresh,me kujton filmin kur hidheshin themelet, monika eshte bo si laja
Nora qajti se në fakt donte të thoshte jo more aman se ne jemi e kundërta e kësajë cfar ti thue mjaftë se u çmenda
E NEVERITSHME PLEHERE
Cuf kadriut i plasi sherri,se kish ngrene nje cope mish derri,Baba likja kish bere bene,per at qiell e per kete dhene,Jam malesor jam Skraparli,kam nje prone Lsi ,E kam lare me FLORI.
me tu dhimbt ajo nora sikur ne filmin gjurme ne debore
IDIOTE FEMER,,,KUR NDIHEJ E SIGURT DHE ZOT I KESAJ SHQIPERIE BASHK ME KAQOLIN ILIR,,,I DUKEJ VETJA E PAPREKSHME,,,,NA TREGONTE NEPER TV, SA OPERACIONE PLASTIK BENTE,DHE KU I BENTE OPERACIONET , SA VILA KISHTE, SA BANJO PER MACEN,SA PER QENIN, KETU SHURROJ UNE,ATJE DHJET ILIRI, KUR POPULLI KISHTE GJITH ATA PROBLEMET,,,KJO NA TREGONTE TE NGJYRAT E FLOKEVE,SE CFAR HANTE DHE KUR E HANTE,,,FSHATAR IDIOTE,,,TASHTI QE PO I TROKASIN KE DYERT E VILAVE,,,PO KERKON NDIHMEN E POPULLIT SHQIPTAR,,,,PRA NGRIHUNI O SHQIPTAR PER TE NDIHMUAR FAMILJEN HAJDUTE META,,,DHE KOKMADHI,,,
Mossss,,,paskan arrestu monen,,,ku eshte ktu ke burgu i grave,,,,po kjo ka qen gru e mir,ca paten me kte,