Nga Namir Lapardhaja
E keqja në këtë vend është dinamike, e mira statike.
E keqja ka mundësinë të përhapet sa hap e mbyll sytë, e mira ose nuk përhapet kurrë ose do t’i duhej një kohë shumë e gjatë për t’u marrë vesh, së paku, që ekziston.
E keqja përqafohet lehtë, e mira ngelet minorancë e përhershme.
E keqja qëndron në krye, e mira në fund.
E keqja zë vend, e mira nuk ka vend të qëndrojë.
E keqja shoqërohet nga të këqia të tjera, e mira është e vetmuar.
E keqja shumohet, e mira pakësohet.
E keqja mbin lehtësisht, e mira shteron.
E keqja është agresive, e mira në vetëmbrojtje të vazhdueshme.
E keqja harrohet, e mira s’kujtohet.
E keqja nderohet, e mira sulmohet.
Vetëm në këtë vend një skandali i zë vendin një skandal edhe më i madh; një vjedhje harrohet si pasojë e një grabitje edhe më të madhe; një vrasje harrohet nga një krim edhe më i tmerrshëm; një paaftësi venitet si pasojë e një papërgjegjshmërie ekstreme; një hajdut të duket zotëri burrë nga një hajdut edhe më i sofistikuar se ai; një mashtuesi i zë vendin një demagog ekstrem; një i paaftë të duket shembullor nga një i poshtër; një e keqe të duket e vogël kur të vihet përballë një e keqe edhe më e madhe.
Ky vend është i destinuar të vuajë krahasimin e përhershëm mes dy të këqiave.
Sakte!!
ne nje vend me 90% islame,nuk mund te ndodh ndrishe……..pune korrakesh,varu kkkkkkkkk!
Quhet tallava Albanistan, ku tradhetari, vjedh dhe largohet me flori, te shet te serbi apo maqedonsi, shet serbit nafte perr tanket kunder kosovarve, trafikon arme dhe droge, shet detin Jon por quhet hero dhe i ngrihet lapidar si dhe gangsteri ,hajduti, rrugaci analfabet nga bjeshket apo tepelena , gramshi e librazhdi apo dibra behet politikan dhe voton ligjet e Kushtetues se Shqiperise…. ku muzika e preferuar eshte tallava, gjuha shqipe sakatuar e percmuar, ku policia dhe drejtesia eshte ne duart e nje bande politikanesh te korruptuar dhe mafjoze … i vetmi vend ne bote pa hekurudha dhe me nje Kryeminister qe beson ne drejtimin dhe organizimin e shtetit nga Facebook ose mbledhje -dreka nga Labinoti i Elbasanit….
Vete njeriu,vet-vetja eshte ne lufte midis te keqes,te poshtres,mbijeteses.
Si panfagos,i perbere nga nje kombinim i pa fundem vesesh,pakenaqesish,kenaqesish,
ku e keqja eshte primare e te gjitha keqesive,mund edhe normale mbijetesa mes qindra keqesive.
E mira eshte subjektive dhe shume mire mund te konsiderohet nje e keqe e madhe,
ndersa e keqja relative dhe shume lehte mund te enderojme tek nje e mire fatale.
Kjo eshte jeta,me te keqiat e saj e mbarsur me mijra te keqia,ku te mirat brenda tyre gryen pa meshire ndergjegjen tone
deri ne vdekje,per te vazhduar luften e saj brenda vetes[tashme te kalbur]ne hapesirat e pa fundeshme te shpirtrave.
E keqja eshte relative ashtu si edhe e mira. PA te keqen e mira do ishte ne gjume. E keqja e nxit te miren dhe lufta vazhdon. Nuk I dorezohemi se keqes, megjithse e keqja bertet: “une jam e mira”. Nuk ka vend per fatalizem e mira nuk mbytet kurre.
Ky eshte difekt i mediave.Mediat i amplifikojne te keqiat,difektet,krimet,vjedhjet me metodologjine e tyre insistuese per ti evidentuar ato sa me shume duke menduar gabim se evidentimi i tyre jep pasojen e kundert,domethene ato nene efektin e kritikes bejne edukimin per mire te shoqerise.
Nuk funksionon keshtu,sa me shume ato te evidentohen aq me shume behen te pranushme ne shoqeri,sepse mungon evidentimi i te mires,pozitives dhe populli-shikuesi-thote keshtu qenka jeta.
Jashte funksionon e kunderta.Lajmet mbi negativitettet e shoqerise ose nuk jepen fare ose, jepen te reduktuara dhe nuk u jipet hapesire dhe kohe,perkundrazi televizionet e huaja ku kam qene dhe vrojtuar ne menyre kritike evidentojne me theksime te forta dhe me hapesira te bollshme ne kohe dhe tematika te mirat,virtutet,pozitivet,sukseset,arrijtjet,edukaten,pozitivitetin ndaj ligjit,mbrojtjen e rregullit,moralit,ndjesh merite pozitive,delikatesen,progresin ne te gjitha fushat, me nje fjale ç’do ecuri te shoqerise se tyre drejt suksesit e te mires.Negativet jane te huaja,nene presion dhe sherbejne vetem per policine dhe sigurine.Keshtu edukohen kombet dhe jo me budallalleqet e veçorive negative qe amplifikohen pa pushim e pa kritere nga ç’do portal e megafon.KESHTU SHOQERIA MERR MBRAPSHT DHE I MUNGON MODELI POZITIV.