Pse Rama i urren Lubonjën dhe Bushatin më shumë sesa ne Kadrinjtë e tjerë?

14 Janar 2019, 09:46Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

Të premten e kaluar Edi Rama e bëri selektimin final të gazetarëve. Kjo listë ka rrezik që nuk do të përtërihet deri pas zgjedhjeve të ardhshme.

Mbrëmja e të premtes është e varfër në televizionet e Kosovës, që të mos them edhe e shtuna dhe e diela, prandaj rëndom, kur jam në shtëpi, kur nuk bëj asgjë, i vizitoj televizionet e Shqipërisë. Aty, të premteve, mund ta takosh Iva Alikon, Linda Morinën, por edhe Edi Ramën. Po flas për emisionin “Zonë e Lirë”, me autor Arian Çanin. Aty para një jave ishte Linda (jo bashkëshortja e Edit), mbrëmë ishte Edi.

Parimisht Linda dhe Edi nuk mund të krahasohen. Të dy janë artistë, por Linda është pakrahasimisht më e dobët, ndonëse më e ndershme dhe më e pazarar. Ajo aktrimin e ushtron me forca vetjake, derisa kryeministri i Shqipërisë me taksa të shqiptarëve.

Dallimi tjetër në mes këtyre dyve është që kur shfaqen në studio televizive gazetarët abuzojnë me Lindën, kurse Edi abuzon me gazetarët. Kjo për faktin se Linda nuk i njeh pronarët e gazetarëve, ndërsa Edi po.

Gazetarët janë kafshë interesante. Kur e kanë para vetes llojin e Lindës, ose Iva Alikos, është fantastike t’i shikosh se si ndihen të pacensurë dhe me liri të plotë të shprehjes, duket se po përjetojnë orgazëm. Janë në gjendje t’ua bëjnë të gjitha pyetjet që u bien ndërmend. Mënyra se si gazetarët i marrin në pyetje ato, ose ndonjëherë edhe ata, se si i intervistojnë, se si i bëjnë “horë” para botës, është një perversitet i llojit të vet. Të kënaqesh kur ia ekspozon botës një person me aftësi të kufizuara, do të duhej të cilësohej si një “krim federal”.

Në anën tjetër, kur në po të njëjtën studio, kur në po të njëjtën karrige ul menderet kryeministri i shtetit, prapë ne vazhdojmë të kemi një abuzues dhe një të abuzuar, përveçse këtë herë i abuzuari është gazetari. Tash e kemi raportin e përmbysur. Gazetari më duket si Linda Morina, ose Iva Aliko, kurse kryeministri është perversi. Është ky i fundit që gëzon liri të plotë të shprehjes, që është i sigurt që askush nuk do t’i thotë që duhet të lirosh studion sepse iku koha që e kisha rezervuar për ty. Mund të jetë e kundërta, që Rama ta thërrasë pronarin dhe t’i thotë mbylle këtë emision sepse mjaft ishte për sonte.

Të premten, pra, kur po e ndiqja kryeministrin Rama derisa po e bënte selektimin final dhe suprem se kush ishte Kadri dhe kush nuk ishte Kadri, isha i nderuar që në Top Listën e Ramës të gjendesha në anën e Kadrive.

Për lexuesit nga Kosova duhet ta sqaroj se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kategorizuar shqiptarët në kadrinj dhe jokadrinj. Kadriu në librat e Ramës është një person i pagdhendur, malok, i keq, i parruar, i pambajtur, i paveshur, dhe çdo gjë tjetër që e ka një “pa” përpara. Pse Rama e ka zgjedhur për protagonist Kadriun, e jo ta zëmë Stefanin, a Dhimitrin, kjo është një mesele në vetvete. Kadri është një emër mysliman, që gjendet kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë, e posaçërisht edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë është edhe një Kadri mjaft i njohur – kryetar i Kuvendit. Madje, protagonisti fillestar i Ramës quhej saktësisht Kadri Veseli, ashtu sikur edhe quhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Për Ramën, Kadriu, Hasani, Muhameti, Ibishi dhe të tjerët që i kanë emrat e vjetër myslimanë stereotipizohen si anakronik. (Këtë më mirë se unë e ka sqaruar në një shkrim të tij të mëhershëm gazetari Ermal Mulosmani (https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217562208758244&id=1568255218.) )

Të kthehemi tash te lista që Cani e kishte përgatitur për Ramën. Le ta quajmë këtë edhe si Lista e Qytetërimeve. Kadrinjtë janë barbarët, ose plebenjtë, kurse jokadrinjtë janë qytetarët, ose patricët. Ironikisht këtë ndarje Rama është kujdesur ta bëjë edhe në mënyrë praktike gjeografike, përmes oligarkëve të tij. Kadrinjtë, në kokën e Ramës, fillojnë aty ku e ka vënë traun Shefqet Kastrati. Kadrinjtë, për t’u futur në qytetërim i paguajnë oligarkut të Ramës nga 5 euro. Me shumë dëshirë Rama do ta bënte këtë 50 ose 500 euro. Ose edhe me më shumë dëshirë do ta bënte që të mos blihej fare hyrja në civilizim. Ose ke lindur ose nuk ke lindur i qytetëruar. Mirëpo, djallëzia prapa kësaj ndarjeje që e bën Rama është politike. Të gjitha ata intelektualë, gazetarë, njerëz të pavarur, që janë kundër konceptit të Rilindjes së Ramës, prej këtij të fundit diskualifikohen në mënyrë pezhorative me cilësorë të ndryshëm. Ata fillimisht quheshin kazanë, kurse tash Rrotë Kadri, ose thjesht Kadri.

Emërues i përbashkët i jokadrinjve, ose atyre që Rama i konsideronte patricë, ishte të gjithë ata që punonin në Top Channel, si Blushi, Eni etj., në të dy Klanet, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, si Fevziu, Haxhiu (madje edhe Shkullaku e kaloi testin) dhe Vizion Plus, si Balla. Këta ishin esnafët e gazetarisë shqiptare, ishin fisnikët që i japin vlerë të shtuar këtij profesioni, këta që punojnë në studio të mëdha dhe të bukura dhe që i kanë pronarë miqtë e Ramës. Kurse kadrinjtë ishin njerëzit e portaleve, ata që punojnë skutave dhe birave, që nuk e di njeri ku i kanë zyrat, që nuk financohen nga bizneset e ndërtimeve e as nga tenderët e asfaltimit të rrugëve. Këta mundësisht duhet të jenë veriorë, mundësisht të lidhur me Berishën, mundësisht me emra të vjetër, me emra të cilët mund të rimosh dhe tallesh me ta. Prandaj Rama bënte ç’bënte dhe përpiqej që Artur Zhejin ta vendoste në anën e kadrinjve, sikurse edhe Andi Bejten.

Në këtë shoqërinë e shtresës së muzhikëve, Rama dukej qartazi që më së shumti ishte i mllefosur me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. Këta të dy, sipas logjikës së Ramës, do të duhej të zinin vend në pjesën gjeografike poshtë traut të Shefqet Kastratit. Lubonja dhe Bushati, edhe nisur nga emrat, edhe nga mbiemrat, e edhe nga ajo çfarë përfaqësojnë, sipas logjikës së Ramës do të duhej të ishin te aristokracia e gazetarisë. Këta të dy ia prishin Ramës matematikën. E kaluara e tyre nuk është berishiste. Ata kanë bërë më shumë sesa Rama për ta larguar Berishën nga pushteti dhe nuk mund t’i etiketojë si militantë të verbër të PD-së. E çka është edhe më e rëndë, për Ramën, nuk janë veriorë. Kjo shkon kundër rregullave dhe stereotipizimeve të tij. Ata Rama do të kishte dëshirë t’i rreshtonte në një vijë me aristokratët e Topit, Klanit dhe Vizionit, që të mbetej ballë për ballë me Cim Pekën, Fahri Kadri Balliun, ose Balli Kadri Fahriun, ose Kadri Fahri Balliun. Prandaj Rama u tërbua kur i dolën në ekran fotografitë e Lubonjës dhe Bushatit. Këta të dy kryeministri i Shqipërisë i konsideron tradhtarë dhe dezertorë në betejën e tij kundër prapambeturisë. Janë delja e tij e zezë.

Kurse unë, në mënyrë meritore gjendesha te kampi i kadrinjve. Mjaftonte që Kosova e kishte një përfaqësues në “business class”, Batonin, që është me prejardhje nga gjentilët e Drenicës.

48 komente në “Pse Rama i urren Lubonjën dhe Bushatin më shumë sesa ne Kadrinjtë e tjerë?”

  1. Lani says:

    Ik more plehre gazetar. E shikon veten tende ne foto ? Te ka gdhendur zoti me shenje qe te dukesh sa i keq e i peshtireje . Ç te duhet ty o palo gazetar me Edi Ramen ku ke byth ti ts flases per kete burre shteti . Ti je nje zorraxhi i peshtire qe bredh mbas njerezve me te erret te botes se politikes e medias. Plas o shemtire plas se Edi Rama fshin bythen me ty .

      1. Iliri says:

        Yyyyy qelbesire, ky nuk eshte gazetare por nje ndyresire i paguar nga Beogradi. Ky nuk eshte as Shqipetare i Kosoves jo.

      2. Komentuesi says:

        Ty Berat Buzhala je nje pis gazetar qe je ne fund te kazanit te Kadrinjeve.Nuk ti lexoje dot shkrimet e tua,as kete sot,se ato jane shkrime te nje gazetari medioker,te marrosur dhe qe je per t’u çuar te ruash dhit ne pyll.Njeri pylli je ti.

    1. Nesti says:

      Me cilesimin “KADRINJ” Rama e tregon veten se eshte edhe RACIST!
      Ky eshte fjalori i Rames qe nuk di te arsyetoje ndryshe aq sa edhe presidentit te Republikes i tha je “I MARRE”!
      Nuk e di ne se do kete ne bote ndonje rast tjeter si ky?

  2. zenelaj says:

    Pse ja keni deformuar foton ketij qyqarit.E kam pare nga afer nuk eshte dhe aq fort i shemtuar.Nejse nje fjale e urte thote mos i shikoni gunen po punen,por edhe ketu tek kjo e fundit puna ai calon shume.Cfare ti shohesh ne pune kesaj kucedre qe vetem zjarr e vrer nxjerr nga goja njelloj si te ngjashmit Lubonja e Bushati kur bie fjala per Edi Ramen.Po e le me kaq se Buzhala i perket atyre dykembshave qe lumturohen kur eshte objekt i shtypit qofte edhe per kea ,qe ndodh rregullisht me kete analist te fuqishem

    1. undefined says:

      Ore buzhal ti nuk je kazan mediatikë se do te ishte ulje per fytyren tende ti je WC PUBLIKE PER NJERZIT E RRUGES SE KSOVES per nevojat personale

  3. Kadrija says:

    Buzhala na beri nje pershkrim te sakte te etiketimit ” Kadri” te cilin shumica nuk e dime
    Simbas pershkrimit dhe me aq sa boton ky Buzhale ne shtypin Shqiptar u kuptua se ai ka bere nje pershkrim shume te sakte te vehtes, bile duke i shtuar dhe atribute te tjera qe Rama nuk i ka permendur. Per kete ky Buzhale mund te emerohet: SUPER KADRI.
    Dhe diçka: Na e shpifet me botimet e ketij budalli. Boll i kemi tonet.

  4. Jo kadriu says:

    Ku shkrim tregon qe je kadri i plot sepse i ve ne goje Rames gjera qe ai nuk i ke thene por i ke menduar ti , dhe i komenton duke shpifur pa pasur respekt per lexuesin dhe e konsideron vehten gazetar. Je jo vetem kadri por edhe funderine.

  5. Doni me per Belulin.. says:

    Satire profesionale!
    Urime artikull-shkruesit!

  6. Kali says:

    Z.Buzhala qe ndofta se meriton Z,je bere qesharak me arsyetin jo korekt per Kadrinjt.Keshtu qe me kete arsytim qe ke bere e ke vetevertetuar kadin.Je nje gazetar me shpirt te vogel.

  7. lani says:

    Mjafton qe mban pergjegjesi per fytyren e tij. Sipas Rames pas nje moshe te caktuar njeriu eshte vete pergjegjes per fytyren e tij. Ky i shpjegon vete arsyet, mgjth ato nuk jane shume te kendshme per veshin tone qe i lexojme, perse Rama e quan edhe ate Kadri. Ta gezosh titullin o Berat! Une uroj te vazhdosh te shkruash sepse ia vlen mes leximeve te shkrimeve “serioze” te zbavitesh edhe me penen tende. Sinqerisht qe i vleresoj shkrimet e tua, pavaresisht se perse me sherbejne.
    Jave te mbare!
    Lani

  8. Timi says:

    E para, “Kadriu” or ti gazetar leshi me emrin qesharak Berat e mbiemrin akona edhe me qesharak Buzhala…nuk eshte stereotipi we te pelqen ty ta serviresh…Edi e mori kete Ener nga nje idiot qe kishte komentuar ne facebook-un e tij dhe nuk dinte te shkruante asnje fjale shqip dhe lete ne pastaj arsyetimin dhe cfare komentonte….kaq.
    E dyta ti nuk je ad koke e as mend te mertesh me Edin…ai eshte vite larg nga ju e kadrinjte e tjete nga cdo pikepamje prandaj mos u bej me qesharak sec he duke u marre me njetez te cileve ti nuk u vjen as tek thembra.j

  9. portokallia says:

    O God ! po ku nga varri eshte ngritur ?

  10. Vladimir says:

    Une ju lexoj me vemendje sepse keni kulture dhe ide interesante ne shkrimet, pavarsisht se nuk i mendoj te gjitha gjerat si Ju. Por mundesisht, ate jugun dhe veriun mi largoni sa te mundeni.
    Ju nuk i perkisni botes se njerzve te vegjel qe ne mungese te argumentave, gervishin plagen shekullore te shqiptareve, ndarjen.
    Miqesisht.

  11. Noli says:

    Ti je jo vetem KADRI por me shume je edhe DEBIL.

  12. Taraboshi says:

    Cfareeshte ty carrok ku ekeni gjetur ju te temes per te na dhene mende te Fatos Lubonja dhe Andi Bushati qenkan te mire te tre jeni kadri dhe kaluar kadrijve te tjere.dhe se fundemi nje pyetje se ku e ke gjetur kete mbiemer qe tregon prejardhjen e fisit tend Buzhala eshte fshati me i humbur ne verite shqiperise qe shpesh e perdorin si llagap ofendues.

  13. Buk-shkala says:

    O Tema,
    Hiqe nga lista kete buk-shkale SERB!
    Mos na e nxirni asgjekundi, se na tremb femijet!

  14. Leko says:

    Po te bej pyetjen e kundert o Buzdalë , perse Lubonja ,e Bushati e urrejne Ramen , por eshte e kote se se kupton dot qe nga momenti qe je i qellimshem e paragjykon me llogjiken tende te Neandertalit.

  15. Bureto says:

    Po @Jo kadri, sepse përcaktimi i Ramës për kadrinjtë, nuk kishte asnjë gjë të përbashkët me ato që ky Kadriu bubuzheli, ka kuptuar. Rama quajti ‘kadrinj’ ata që i bëjnë gjyqin opinionit të dikujt që, ata edhe pse nuk ua dinë, por e mendojnë vetë se ashtu duhet të jetë, dhe kështu pra, sipas opinionit të tyre, u bëjnë dhe gjyqin atyre.
    Sipas përkufizimit që u ka bërë Rama ‘kadrinjve’, shkrimi i mësipërm, si formë e përmbajtje, jo vetëm prej këtij, por edhe shumë ‘kadrinjve’ të tjerë, sipas përkufizimit të Ramës, është demonstrimi më i plotë i atij përcaktimi. Rama me të gjithë këta është i pamëshirshëm: sarkastik, ironik, cinik, mospërfillës, në kuptimin që nuk hyn në debat me ta, debat që ata e dëshirojnë, e ku duan ta fusin, me shpresën e metaforës indiane, se ‘dy mace mundin një ari’. Por ai e ka gjetur mënyrën për t’iu shmangur e për t’iu përgjigjur të gjithëve vetëm me një epitet. Ka shpikur fjalën ‘kadri’, të cilës nuk ia kishim rrokur dot kuptimin, sipas tij, deri sa ai na i bëri të ditur të premten e kaluar tek Çani. Buzhala me këtë shkrim na e vërtetoi se Rama me përcaktimin që i ka bërë kësaj kategorie të ashquajturish gazetarë, opinioniste e analistë do mbetet gjatë në historinë e medias.

  16. Vlonjati says:

    O buz hale!

  17. ABC says:

    Rama tall b0l3t me Lubonjen dhe Bushatin or taj.

  18. Drenicak says:

    Berat je një faqezi një i pa bes.
    Ti bën përpjekje për ti ndar shqiptarët në verior dhe jugor ti je lojtar i Berishës zaten me lek te Berishës ke hap televizion.
    Rama e tepron duke u paraqit arrogant para mediume e ai duhet ta kursej veten po a shkohet te Arjan qani.

  19. Doni me per Belulin? says:

    Tema lejon vetem komentet denigruese. Ato qe e perkrahin autorin nuk botohen.
    Per deri sa Tema censuron komentet, nuk ja vlen per ta lexuar.

  20. arber says:

    je shume i ndyre berat bukeshkala. do te percash shqipetaret. ke shkruar gjera qe rama nuk i ka thene por ti i insinuon apo i mendosh vete ne mendjen tende diabolike . je nje nga armiqte me te medhenj te kombit shqiptar.
    edhe njehere do te percash shqiptaret me kosovaret dhe te krishteret me myslimanet. verioret me jugoret. fiks po fiks cfare ka ne axhende saliu. Shqiptaria e shqiptareve gjithmone. ””””””I bej thirrje shqitareve nese e shikoni ne ndonje lokal apo rruge futini nje gellbaze ketij muti mu ne surrat”” . une te njejten gje do bej nese vjen ne elbasan. (me falni per vulgaritetin)

  21. edvin kokaina says:

    kaq poshte ka ra ed kokaina sa ka nevoje per avokate si ju qelbesira?! kush me sha e shaj me liber fisi

    1. Luan meta says:

      Bezhdila a cfar e quajn eshte spiun serbe shoku i sali berishovicit

  22. timo says:

    Or ti pallavesh( se kam nderin të të thërras ndryshe) ti i jep të drejtë vetes ta quash kryeministrin si ta dojë b….a ty me fjalët më të ndyra kurse atij nuk i lejon, trapi yt, ta thotë mendimin e vet që ka për ty dhe sorollopin tënd. çfarë të duket vetja!!! Jeni bërë bashkë një tufë korbash dhe nxini dhe qelbni çdo gazetë. Yyyyyyy bushtra rrugësh.

  23. Likja says:

    Ky mut Buzhala duhet te jete ndonje dobiç serbi .

  24. Shaipi says:

    O shpiun i udbes kush ta hapi televizionin ti te gjith shqiptaret i urren perpos vuqiqi sepse gjen e ke prej gjyshir babes

  25. pilafi says:

    Berati mezi po pret te marre cmimin e madh ” KARDRI”

  26. Orient says:

    ..te vjen keq qe s’te ka permendur?..ti je emeruesi i kadrinjve…!

  27. Alidemsi vjeter says:

    Mos ja vini re ketij Buz- hales ….c`fare prisni nga nje Qenie me diferenca biologjike ne pamje dhe ne gjykim ?Reagimi eshte ai qe eshte ….rrjedhim i kesaj diference “natyrale” me qeniet e kesaj bote…Falna o Zot per kete qe themi dhe mbroje Robin e Zotit per ate qe thote.

  28. Muli says:

    Gazetar shurraq ky bubuzhala.

  29. gurbetcari says:

    une jam nga Kosova, por ky person e ofendon Qytetin e Beratit me ermin i tij. Bashkia e Beratit duhet te kerkoj qe ky person ta nderron emrin nga Berat ne B…q….. Une nuk e di pse i jepi hapsire ketij B….Q…….ky cdo gje mund te jete vetem gazetar, analist e opionist nuk ka mundesi te jet. I gjithe fjalori i gjuhes shqipe qe ka te gjitha emrat negativ i takojne ketij B…Q…..

  30. qemal says:

    Nisur nga shkrimi i mesiperm, Buzhala eshte fiks Kadri, ne kuptimin qe i ka dhene Z.Rama ketij epiteti, po fiks fare ama!

  31. Llapushi says:

    O llapo nuk urren asnje rama o kazan (nistan)

  32. Cuku says:

    O BLUAZHGE po ty ta ka pare ZOTI surratin dhe ta ka bere ate qe ti e.quan fytyre si GROPA E NEVOJTORES ( magazina e mutit)
    Po hiqe ate emer se na felliq nje nga Qytetet me te bukur te Shqiperise
    Vere p.sh. BEOGRAD BLUAZHGA
    Ti edhe nofken qe Rama perdor per ata mender anal—iste (Kadri) ,,nuk e merton
    Ti je fiks Fari Balliu I Kosoves,,,,
    Shpifesire.

  33. glon says:

    KY ESHTE UDBASH BERIBAT BUZHALA, SPIHUN BIR SPIHUNI BREZ PAS BREZI….. TAN KOSOVA E NJE POR SI I PA FYTYE QE ESHTE VAZHDON PERCARJE KOMBETARE.

  34. Peço says:

    Kam përshtypjen se zoti Rama etiketon ‘Kadri’ gjithë ata që përbuzin pushtetin e tij. Ai i dëshiron gazetarët të jenë shërbëtor të pushtetit të tij, dhe që me përpjekjet e tyre ta meritojnë ngrohtësinë e gjirit të partisë. Urrejtja e verbër ndaj të gjithë atyre që nuk bëhen njësh me pushtetin e tij është vërtetë qëndrim politik i një kryekadriu.
    Habitet njeriu kur sheh se si e transformon pushteti njeriun, duke e kthyer nga një luftëtar të flakët për liri, siç Edi Rama ishte dikur,në një kujdestar kuajsh, i cili është i gatshëm të rrijë gjithë ditën me kamzhik në dorë për të trëmbur kundërshtarët dhe mbrojtur atë hale pushtet, të cilin po e shfrytzon për çdo poshtërsi njerëzore.

  35. Hajde boze! says:

    O Beribat!Sado perpiqesh nuk mundesh dot te shkruash shqip.Nuk eshte aspak ashtu si e shpjegon ti o rrote, definicionin (kuptimi i “Kadri”).Eshte shume me i thjeshte. Kadri-ut, hiqja “D” ne mes dhe , nese edhe kete nuk e kupton atehere qenke Komplet Ka(D)ri…Qe je i trashe sameska, dihet nga te gjithe por je dhe i parsimiuar. Fatos Kadriu, eshte ortodoks, Andi Kadriu eshte me origjine shkodran e pra nuk kane asnje lidhje me ato cka ty te pjell mendja ose me mire ti servir guzhina e Beogradit.Edhe dicka sa per kulture, mesoje njehere e mire se nuk thuhet ne shqip:”Vizitoj tv-te” kur nuk e luan bythen nga shtepia ne Prishtine. Tv-te i viziton kur vjen ne Tirane e te sajdisin si shqiptar kur ne fakt je nje renegat-tallava i Serbit.

    1. Kinez Kosovar says:

      Ti i bozes keto punet e ka(d)rit i dike mire, ia paske lepi mire e mire kryekarit kadriun.

  36. mark says:

    o tema perse i botoni shkrimet e ketij ; apo per diskretitim
    dhe nderrojani ate foto se na bete per te vjelle
    ky ja kalon dhe fahriut per fotozhenik

  37. qazim says:

    O idiot Buzhala,je aq larg ne formim e ne qytetari me Edi Ramen sa mendja jote e vockel e medxiokre nuk mund ta kuptoje.Refuzoj ti lexoj pacavuret e tua se do te ndihesha i fyer.Eshte nje kohe kur Ti dhe sozite e tu ketu ne Tirane,mund te shkruajn e te thone cfar ti shkoje ndermend pa ju hyre gjemb ne kembe.Kjo kohe nuk do zgjase shume se demokracia nuk nenkupton harbuterine,fyerjen dhe shpifjen.Do vije nje moment qe do te shkoje haka ke i zoti.Ti eshte e sigurte qe edhe pak kohe mund te zhgarravisesh,sa kohe qe ushqehesh me kermat PD+LSI.Tung o TRAP.

  38. Duro says:

    deri diku te jape te drejte o Berat, deri DIKU! Por me duket qe shkrimi jot eshte shume i djallezuar: te ndash Veriun me Jugun eshte ANTISHQIPTARE ! Te besh dallimin : myslyman me te krishtere eshte ANTISHQIPTARE! Te besh dallimin Kosove me Shqiperin eshte ANTISHQIPTARE! Pra i nderuari Berat mos i hidhe benzine zjarrit se ka mundesi qe te digjeshe vete me kete formule ANTISHQIPTARE! Rama eshte si eshte te pakten ben kritike kur e ka gabim, dhe kete e ben publikisht! Por ata kadrinjte e tu vecse nxjerrin vrere dhe i hedhin zjarrit benzine ne vend qe ta shuajne. Pra perpiqu te jeshe ai qe je dhe JO ai qe kerkon te behesh! TUNG!

  39. Tepsia Socialiste says:

    Edi Rama eshte koka e kazanit, me sakte eshte fundi i kazanit me koke poshte ? pastaj vijne plehrat dhe ne fund kapaku.
    Edi Rama eshte vete Kazani origjinal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje