Pas lajmeve që Klement Balili u dorëzua, Jari vendosi të bëjë një reagim mbi meritat e njerëzve që çuan në arrestimin e Klement Balilit:
“Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron!
Siç e dini, Klement Balili ishte një mik i Edi Ramës, një njeri i Sorosit, që propogandonte përhapjen e hashashit, një njeri i lidhur me Baton Haxhiun, i cili është parë disa herë me të gjatë pushimeve në Sarandë, dhe një njeri që mezi priste korrigjimin e kufijëve në Kosovë, për të zgjeruar organizatën e tij kriminale.
Ndaj meritat për kapjen dhe dorëzimin e tij, i ka së pari Doktori.
Ai kishte kohë që ishte në dijeni për dorëzimin e tij, por i tha ta shtynte sa të kalonte kjo protesta e studentëve dhe plotësimi i kabinetit qeveritar, që të mos dublohej zhurma.
Kur u pa se këto po kompletoheshin, Doktori urdhëroi dorëzimin e tij.
Një njeri me kontribut të fortë ka qenë dhe Luli, i cili me heshtjen e tij ka vënë në gjumë Balilin dhe e ka detyruar të mërzitet brenda në shtëpi e të dorëzohet.
Merita të veçanta ka LSI, partneri ynë më i madh opozitar, e cila i qëndroi afër, e këshilloi, dhe në fund i tregoi rrugën e duhur.
Të dashur demokratë!
Të vetmit që nuk kanë dashur të dorëzohej Balili kanë qenë rilindasit.
Ardi Veliu e ka takuar atë qysh në datën 12, por nuk e ka marrë me vete.
Balili i ka thënë jam gati të vij sot, por Ardi i ka bërë bisht, duke i thënë se nuk kam vend në makinë dhe do kthehem nga xhaxhi në Vergo, ta shikoj, se kam vite pa e parë.
Klementi i ka thënë e thërras xhaxhin këtu, takoje, por Ardi i ka bërë bisht përgjegjësive dhe ka thënë që kur të kthehet për Tiranë, do blejë portokalle në Fier, dhe nuk ka shumë vend në makinë.
Pastaj Klementi ka këmbëngulur që të dorëzohej, por Ardi i ka premtuar se do kthehet së shpejti, dhe ka shkuar sot pas presionit të Doktroit dhe LSI, që kanë thënë boll më, nuk e mbajmë, do ta dorëzojmë.
Dhe janë detyruar ta dorëzojnë.
Ndaj mendoj se sot është dita të jemi krenarë që më në fund ja kemi dorëzuar me dhunë Klementin qeverisë, pasi donin të na e linin “doçin në prehër”.
Kjo është fitorja jonë më e madhe.
Tani le ta mbajnë vetë.”
Jari, po kerkon informatorin dicital, qe nuk e informoi ne kohe, per t’a kapur ai Balilin, qe t’ja dorzonte me doren e tij drejtesise !
Hahahhahahahh …
Mero, jam shume rezerva per ty, por e paske qare antenen e sotme. Na shkrive, per zotin.