Kapja e Balilit, reagon SHBA: Kush e ka radhën tani? Përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar, përparim drejt hapjes së bisedimeve me BE

15 Janar 2019, 16:59Kronika TEMA

Ambasada amerikane ka reaguar pas arrestimit të Klement Balilit.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.

Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.

Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar.

#KushEKaRradhën “, nënvizon ambasada.(TemA)

7 komente në “Kapja e Balilit, reagon SHBA: Kush e ka radhën tani? Përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar, përparim drejt hapjes së bisedimeve me BE”

  1. xha Jaho says:

    radhen? sikur nuke dine keta hahahaha. Miqte e Ballilit te paret se me ta i ka bere bizneset dhe pislleqet, Hajt qofte per hajer te zotot te shtepise, Gezuar Baftjar

  2. Tafti Bafti says:

    Sipas rendit:
    1. Ilir Meta alias Like Floriri
    2. Dr. Monika Kryemadhi alias Mona Silikoni
    3. Sali Berisha alias Saleh Islam Terroristi

    Vijon…
    #KushEKaRradhën

    1. Detari says:

      E bukur hashtagu

  3. ceni boston says:

    Ilir Meta e ka rradhen , pse pyesni kot! Juve amerikanet e keni sjelle dosjen e Metes?Pse eshte bere si e cmendur Monika sha-ra -bajga?

  4. Kozmos says:

    PO SIKUR U VETEDOREZUA , apo me ndihmen e policise ??!!

  5. asd says:

    Shume mire e ka ambasada, por peseshja me e rrezikshme eshte akoma e lire dhe ka akoma pushtetin dhe shtetin;
    Rama, Berisha, Meta, Nano dhe Basha.

  6. Virusi says:

    C’do te thote USA me: #KushEKaRadhen#

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje