Votimi i ministrave të rinj, paralajmërohet seancë e jashtëzakonshme parlamentare

15 Janar 2019, 11:27Kronika TEMA

Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit për emërimet e ministrave të rinj.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.

Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.

Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca është thirrur në orën 17:00.

1 komente në “Votimi i ministrave të rinj, paralajmërohet seancë e jashtëzakonshme parlamentare”

  1. Hajro Limaj says:

    Z.Kryetar i Kuvendit Ruci,

    Si qendroni kaq indiferent ndaj rregullores se Kuvendit, ku 140 deputet e Shqiperise se varfer dhe te rraskapitur bejne 2 muaj leje ne vere dhe 1 muaj ne Dimer.Kur bejne vetem nje dite pune ne jave ne parlament dhe per cdo dite pune ne komision marrin shtese page.

    Te pakten Juve nuk duhet tu zere gjumi per kete sistem qe vetem Shqiperise dhe shqiptareve nuk u sherben.Te takon te ndermarrsh inisiativen qe leje vjetore e deputeteve te jete si e te gjithe administratese se larte shterore , tu hiqet cdo pagese mbi page deputeteve se 650 mije pensioniste flasin me vehte per kete krize te rende ekonomike,per kete trajtim cnnjerezor qe po behet,kur edhe indeksimin e pensioneve qeveria Rama e hoqi diten e fundit te miratimit te buxhetit.
    Po ta perseris perseri.Juve dhe vetem Juve nuk ju lejohet kjo indiference e jashte zakoneshme.Te poakten Juve keni akoma ndjenjat kombetare dhe shqiptare.
    Hajro Limaj
    Kolonel (R)
    Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje