Prokurori arrestohet në sallën e gjyqit në Gjirokastër, dyshohet se ka marrë 3.000 euro

14 Janar 2019, 19:48Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndaluar në sallën e gjyqit prokurorin e prokurorisë së Gjirokastrës prokurorin Spartak Çoçoli.

“Panorama” ka mësuar se Çoçoli fillimisht është mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës.

Ende nuk ka detaje mbi arsyet e ndalimit të tij, por dyshimet kryesore janë për korrupsion pasiv.

“Panorama” mëson se bëhet fjalë për një shumë prej 3 mijë euro që prokurori Çoçoli ka kërkuar në këmbim të favorizimit për çështjen që kishte në shqyrtim.

Denoncimi ka ardhur nga vetë pala e dëmtuar. Kjo nuk është akuza e parë për prokurorin e Gjirokastrës.

Në korrik të vitit 2018, një familje rome, vajza 17-vjeçare e të cilëve ishte rrëmbyer hodhën publikisht akuza se prokuror Taku u kish marrë 1 milion lekë për këtë çështje. 50-vjeçari Spartak Çoçoli ka një karrierë 28-vjeçare në prokurori.

3 komente në “Prokurori arrestohet në sallën e gjyqit në Gjirokastër, dyshohet se ka marrë 3.000 euro”

  1. Per 3000 euro!!!!!!
    Po horrat politikan kane 28 vjet qe po vjedhin miliona dhe nuk po i gjen gje.
    Likefloriri i numronte gjithe kenaqsi eurot dhe sali krimineli e nxori te pa fajshem.
    Po vilat ne gjirin e lalzit sa i kushtojne ketyre hajduteve.
    Keta plehra na kane vjedh jeten…….

  2. Kalec Dega says:

    Hajde shtet tallava , hajde edhe pse e dine qe jane ne prova dhe po hetohen dhe duhet te kene kujdes dhe te pakten sa te mbaroje vetingu te mos merren me pislliqe , aq thelle dhe kalbur eshte i gjithe sistemi …….

    pra nje levizje dhe nderhyrje e shpejte ndaj nje cirronke, ushtari ose viktime e sistemit tejet te korruptuar ne shtetin tallava te Albanistanit…nderkohe qe Peshkaqenet apo gjeneralet kane ne duar timonin e drejtesise dhe shtetit….

    Albanistanas, te te gjtha ngjyrave, nuk ndertoni dot shtet ju, pellazge te infektuar ne breza dhe gjak…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje