OSBE reagon pas vetëdorëzimit të Klement Balilit: Lufta kundër krimit të organizuar po sjell rezultate

15 Janar 2019, 19:27Kronika TEMA

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, ka reaguar edhe zyra e OSBE-së në Tiranë.

“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri.

E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar.

Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje