Brazil, presidenti lehtëson procedurat për blerjen e armëve nga qytetarët

16 Janar 2019, 09:09Bota TEMA

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka firmosur një dekret, falë të cilit për brazilianët do të jetë më e lehtë të blejnë armë.

Ai ka shënuar kështu hapin e parë drejt mbajtjes së premtimit të tij që ka bërë gjatë fushatës.

Bolsonaro, i ardhur nga radhët e ekstremit të djathtë, do të shfuqizojë një ligj të vitit 2003 që u ndalon qytetarëve blerjen e armëve, me arsyetimin se brazilianët kanë të drejtë të blejnë armë dhe të mbrojnë veten nga kriminelët.

Ky dekret, i cili për të hyrë në fuqi duhet të ratifikohet brenda 120 ditëve nga Kongresi, do të heqë disa kompetenca që ka pasur policia federale ndaj civilëve në këtë shtet.

Bandat e shumta të drogës dhe milicia paramilitare sigurojnë lehtë armë që prodhohen në vend.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje