“Pushofsh në paqe miku im i zemrës, miku im i halleve e vuajtjeve të mëdha, nëpër burgjet komuniste!”
Nga Bedri Blloshmi
Një telefonatë që më mbërriti sot nga fshati im, Bërzeshta, më tronditi pa masë. Një kushëriri im më tha se ka ndërruar jetë Muharrem Albrahimi.
U shtanga. Muharremi ishte nga fshati Lunik i rrethit Librazhd. Është bir i një familje patriotësh, që punuan me dëshirë e vetëmohim për një Shqipëri të lirë e demokratike.
Midis shumë familjeve të tjera në Librazhd, edhe ajo e Muharremit u godit ashpër nga regjimi komunist. Kjo familje u zgjodh ndër të tjera, për t’u goditur fort.
Por Seit Ibrahimi, nuk pranoi kurrë t’i nënshtrohet komunizmit, bashkë me bijtë e bijat e tij. Kryengritja e kësaj familje do të çonte në një goditje të fortë të regjimit, për ta paguar shumë shtrenjtë mospranimin e diktaturës përmes terrorit komunist.
Në vitin 1978, në valën e goditjeve të familjeve të cilësura prej kohësh si kulakë, u arrestua Seit Albrahimi, babai i Muharremit, më i moshuari i familjes. Më pas, arrestuan edhe dy djemtë e tij,Muharremin dhe Besimin. Fëmijët e mitur dhe gratë, mbetën vetëm si qyqet.
Me akuzën fallso të stisur nga Sigurimi i Shtetit për sabotim, plaku Seit Albrahimi u dënua 25 vjet burg, Muharremi me dhjetë vjet burg e Besimi me 20 vjet burg. Muharremin dhe Besimin i sollën në burgun e Spaçit, ndërsa babanë e tyre Seitin, e çuan në burgun e Ballshit.
Dy djemtë e Seitit, Besimi dhe Muharremie treguan gjatë gjtihë kohës së burgut, në Spaç e në Qafë Bari, se ishin bij të një familjeje të edukuar me ndjenjën antikomuniste e kurrë nuk u përkulën nga torturat e xhelatëve komunistë. Besimi do të provonte edhe skëterrën e burgut të Burrelit, për të qëndruar gjatë gjithë rinisë e shumicës së jetës së tij, nëpër birucat e atij burgu.
Kur u vra në Tiranë terroristi Mehmet Shehu ndodhi një amnisti për një pjesë të të burgosurve politikë. Me këtë rast, Muharremi fitoi lirinë dhe u kthye pranë familjes, ku e prisnin fëmijët e tij e të vëllait Besimit.
Punoi me përkushtim e sakrifica për të rritur fëmijët e tij e ata që kishin mbetur jetim, të vëllait të tij Besimit. Rriti me edukatë të gjtihë fëmijët e asaj familje, përmes sakrificave të pashoqe e në luftë të përjetshme me komunistët.
I përballoi me trimëri të gjitha betejat e luftës së klasave, që zhvilloheshin në atë fshat, si në çdo vend tjetër të Shqipërisë.
Muharremi ndërroi jetë, shkoi në botën tjetër pak ditë më parë, më 12 janar, në moshën 74-vjeçare. Më hidhëroi shumë ikja e tij nga kjo botë.
Pushofsh në paqe miku im i zemrës, miku im i halleve e vuajtjeve të mëdha nëpër burgjet komuniste!
Mero mos haro pas cdo dite ne editorialin tend tek Tema pa futur ndonje artikull te 55″ se Fari Balliut se shkon dem gazeta. Se me sa lexova ne nje gazete ne monizem mikut tuaj U. Butkes i kishin varur nje gur ne qafe dhe do e mbytenin ne lume. Dhe me që se mbyten e derguan bashke me te motren Driten te mbarononin univertsitetin. Kur kete fat se pakten bijte e bijat e dershmoreve dhe familjet që ndimuan e sakrifikuan gjithcka dhe gjakun ne lufte kundert okupatoreve dhe bashkepuntoreve te tyre ku bente pjese babai i tij Safet Butka dhe disa te burgosur te Q. te barit. Prandaj mjaft me keto pacavure se i dime me mire se ti.
Muhabet BURGAXHINJSH e HALABAKESH!
O zoteri kundershtaret e sistemit ai regjim i denonte dhe nuk i nxirrte me nga burgu ,ky Rrema qenka arrestuar ne 1978 dhe eshte liruar mbas vdekjes se Mehmet Shehut ne 1981, qe zoterote i thua terrorist. Pse? Ngaqe ka luftuar ne Spanje apo ngaqe ka luftuar kunder okupatorit ne Shqiperi ,apo se vrau jevgjit qe gjate luftes benin spiunin tek gjermanet ,apo qe futi ne burg disa qelbesira qe donin vetem pushtet pavaresisht çmimit qe do paguante vendi.Keto dokrra shitja debilave qe benin burg per vjedhje dhe mashtrime ,pastaj kur erdhi demokracia thane qe jemi te burgosur politik .
Memeti ishte multi agjent ! Me cilin je ti Kapedani me Enverin apo me Memetin ?
kush ishte BQ i partise ? i bie te kete qene Enveri Se Memeti ishte luftetar sipas teje.
Lufte per pushtet brenda llojit o tyc! Edhe Saliu e vet-vrau Sokol Olldashin.