Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat për punësime në policinë e burgjeve, të publikuara nga Zëri i Amerikës.
Në një deklaratë për mediat Gjonaj tha se është lehtësisht e verifikueshme kjo gjë, pasi duhet parë nëse ata persona që janë përmendur nga deputetët kanë fituar një vend punë apo jo.
Më tej ajo shtoi se VOA le të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje pasi dokumentet e punonjësve në Burgje janë në dispozicion të të gjithëve.
“Zëri i Amerikës”, nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar.
U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve.
Duhet parë nëse deklaratat e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin.
E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët.
Jemi të hapur për këto që është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve.
Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime.
VOA të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje. Emërimet dhe dokumentet e punonjësve në Burgje janë në dispozicion të të gjithëve.
Jemi të hapur për këdo që dëshiron të shikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve të rinj. Jemi të vetëdijshëm se ka ende për të përmirësuar, por ne po punojmë për ndryshimin e situatës.
Lufta me të shkuarën është reale dhe betejë me veten për të ndarë shtetin nga politika”- tha Gjonaj. (TemA)
E kishim harruar fytyren e kesaj. Ministrja me irrelevante e drejtesise. Me keq edhe se Aldo Bumci. Kjo nuk eshte me Ministri Drejtesie, eshte bere Ministri Burgjesh, se nuk ka me asnje kompetence, ia kane heq te gjitha.
Kur ishte lsi ne kualicion me ps, ne fier qe e di te sigurte lsi ne kembim te votave i futi te gjithe gardjanet militantet e saje. Dhe tani jam i sigurte qe ps do ket vepruar njelloje. Mos fol moj ministre se keshtu fukjosonon shqiperia me jep voten te fus ne pune, me jep voten te bejn hipoteken e shtepise, me jep voten te bejn tapin e tokes. E keshtu me radhe. Po kryesoret qe bejn keto manovra ne fiere jan partia LSI partia e cameve dhe fatmire mediu gjoja rrepublikane. dhe ps dhe pd vijn mbase ketyre se kane elokteratee qe i votone dhe pa mare sherbime apo leke sice bejne ato 3 gjoja parti.