35 organizata të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, dhe me fokus të veçantë te viktimat e dhunës me bazë gjinore, i kanë drejtuar Televizionit Kombëtar “Top Channel” – Programit “Dua te të bëj të lumtur”, një thirrje për shmangien e trajtimit riviktimizues ndaj viktimave të dhunës në familje dhe për dhënien e mesazheve të drejta kundër dhunës me bazë gjinore.
Në letrën e hapur drejtuar Programit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këto organizata vlerësojnë se mënyra e trajtimit të historisë personale të një gruaje viktimë e dhunës në familje, ushtruar nga bashkëshorti i saj justifikon ushtrimin e dhunës në bazë gjinore duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara.
“Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës.
Pavarësisht se Znj. E. është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.”
Në emision historia e çiftit paraqitet si e zakonshme, madje duke i shtuar nota romantizmi. Nga ana tjetër trajtimi që i bëhet episodit të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti kundrejt gruas serviret si një gjë e pranueshme nga të gjithë dhe mëse normale.
Prezantuesja e emisionit bën një përshkrim të momentit të dhunës : “Ai është kthyer vonë dhe E. është bërë me nerva. E.ngre zërin, ai po ashtu. Debati vjen e bëhet shumë i ashpër. Ka xhelozi, ka dashuri, ka urrejtje , ka sherre të akumuluara të cilat përshkallëzohen. Sharje, ofendime, shtyhen me duar, ai e gjuan , ajo pothuaj rrëzohet.”
Protagonistja dhe rrëfyesja e ngjarjes shprehet se pas këtij akti dhune e kishte denoncuar bashkëshortin në polici.
“ Ai qëndroi 8 muaj në burg. U bë gjyqi dhe cdo gjë dhe përfundoi 8 muaj në burg. Mirëpo këto 8 muaj se kuptova as unë si përfundoi, sepse pa asnjë provë nga ana ime. Se një shpullë faqes, nuk është se më mbyti.”
Fakti që për protagonisten e ngjarjes një shpullë “nuk është asgjë”, tregon se ka vajza dhe gra të cilat e pranojnë këtë formë dhune duke e konsideruar normale, nëse bëhet fjalë për të mbajtur familjen e bashkuar.
Ajo u bë pjesë e këtij programi për t’i kërkuar falje bashkëshortit të saj që e kishte denoncuar për dhunën, ndërkohë promovimi i këtyre historive në një televizion kombëtar mund të legjitimojë dhunën dhe të përforcojë qëndrimin e gabuar se gratë dhe vajzat shqiptare detyrohen të pranojnë keqtrajtimin dhe të ruajnë një raport inferioriteti karshi burrave.
Marrë shkas nga kjo ngjarje, organizatat me fokus mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, kërkojnë bashkëpunimin e televizionit dhe medias për të reflektuar në qëndrimet si:
Respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, duke shmangur promovimin e rasteve të cilat pranojnë dhe justifikojnë dhunën, direkt apo indirekt.
Raportimi i dhunës si një ‘gabim‘ dhe promovimi i ndjenjës së fajit dhe nevojës për të kërkuar falje nga ana e viktimës së dhunës, mund të nxisë viktima të tjera të heqin dorë nga raportimi i dhunës dhe si pasojë duke vënë në rrezik jetët e tyre. Në nivel shoqëror një qëndrim i tillë i medias përforcon stereotipet gjinore.
Ju ftojmë t’i bashkoheni qëndrimeve tona për të ndërtuar një shoqëri ku dhuna nuk tolerohet për asnjë arsye. Qasja shoqërore, e përforcuar edhe nga media ku kërkohen faji, apo motive e arsye që e “çuan” dhunuesin të dhunojë duhet të marrë fund.
Forcimin e bashkëpunimit mes Medias dhe Shoqërisë Civile nëpërmjet nismave të përbashkëta, për të përmirësuar mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me të drejtat e njeriut. Media duhet të jetë një faktor emancipues për stereotipet, rolet, pabarazinë gjinore dhe qëndrimet diskrimuese.
Sugjerojmë, që të konsultoheni me ekspertë të fushës paraprakisht në rastet kur prezantoni histori apo ngjarjeve që trajtojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, për të shmangur trajtimin jo të duhur të këtyre problematikave madhore të shoqërisë dhe familjeve shqiptare.
Letra e plotë drejtuar Televizionit Top Channel, Programit “Dua të të bëj të lumtur”.


Pu pu gjithe keto organizata qe marrin me miliona euro dhe nuk bejne asgje,
Cjane keto OJQ qe duhen q*re, te tilla emisjone behen ne gjith boten……. Plera jeni organozata qe vetem vidhni…..
KETO ORGANIZATA TELLEN, I ZMADHOJNE FAKTET ME DASHJE PER TE MARE DHE VJEDHIN PARA NGA TAKSAT TONA ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dua te te bej te ” lumtur “, asht nje emision pa shpirt. Nje emision qe i torturon njerzit e jo i ban te lumtur. Programi shfrytezon varferine enjrezve per pjesmarrje. Kam pare disa pjese dhe me asnje nuk kam mbetur i kenaqur. Per cudi, shume pak pjesmarres ne kete program kane inteligjence mesatare, dhe shume shume pak, kane inteligjence te larte.
Pyetjet qe ban moderatorja , shpesh here jane teper private, qe shkelin te drejten e njeriut !!
Asht me te vertete nje program i neveritur. E theksoj, shume nga pjesmarresit e bajne nga varferia.
Sakte, “mik”, ashtu si nga pjesmarrsit dhe te moderatoret verehet nje mentalitet oriental, pa marre parasyshe perfitimet nga dy palet, mendoje qe duhet kujdes ngase shqiptaret akoma s kane arritur nivelet e barazise. Qe dhuna shkaktohet nga njerz te semure s’ka diskutim, qe si shumice jemi popull depresive si meshkujt ashtu dhe femrat as kjo s‘diskutohet. N‘mungese edukate trajtimi respekti etj. , trasheguam pa dashje qe nga lindja agresivitetin/shpirti binjak i shqiptarit.
Organizatat jane te domosdoshme per njerzit ne nevoje edhe pse nganjehere edhe eksagjerojne, gabime behen kudo.
Mua mu duk bukur, dhe burri asaj ishte zemer mire, gruaja i tha se gjat kohes qe ai trimi ishte ne burg ajo dilte per kafe me jaranin tjeter, dhe ai e fali, ku ka burre me te mire, njeriu i ri i formuar ne kohe te Saliut……..
O orgfanizata te venitura dhe dhe te coroditura ,qe nuk kuptoni barazine gjinore,te drejtat dhe detyrat e bashkeshorteve kur bejne martesen!!! Mos valle duhet qe per cdo sherr ne familje te ndeshkohen burrat? Ne rastin konkret une mendoj se burri eshte dhunuar,ka bere dhe 8 muaj burg,eshte ndare dhe nga njerzit e vet,ka pranuar te gjitha budallalleqet e bashkeshortes perfshire edhe tradhetine bashkeshortore ,qe eshte nje lidhje e shenjte(nga ana fetare) dhe e pa falshme nga ana tradicionale…! Ju kshilloj ta shikoni me kujdes edhe njehere ate histori,dhe po gjykuat perseri njelloj,i mbyllni ato organizatat,se nuk i sherbejne askujt!
Meqe Duan Barazi Gjinore, Une jam i Mendimit Qe Dhe Grate te punojn ne Ndertim Hekurthyes apo ne Asfalt te shtrojn rruge,Pse ti bejne vetem Burrat Keto Pune, Gjynah Dhe Burri Shpirt Ka.
Fatekeqesi te kete Shqiperia 35 organizata qe “mbrojne te drejtat e grave” dhe gjendja e dhunes ndaj gruas te jete ne kete sjkalle. Shikojeni me kujdes emisioni pasi asnje nga konstatimet tuaja nek qendron. Moderatorja eshte me e pergatitur se ju te gjitha se bashku dhe bene nje pune shume profesionale per te treguar se ku te con dhuna. Oh cfare fatkesqsie te kesh keto lloj organizatash.
Keto shoqata duhet te shkojne ne Gjermani, Norvegji, Danimarke, kerkojne psikologe dhe ndihme sociale ne komunitet. Shkoni atje dhe sherbejini botes se vertete.
Lereni Shqiperine te vdes ne injorance dhe mjerim.
Te rroje partia k**.t ?
emision qe te hap barkun,
Megjithese ajo gruaja I pranoi fajet e veta qe ishin burimi i kontradiktave, keto “organizata” I neglizhojne fare dhe fryjne gabimin e burrit per te cilin beri 8 muaj burg kohe gjate se ciles qeflija vazhdont me tjetrin.
Dhe per cudi megjithese burri kaqol ja fali te gjitha “organizatat” qe promovojne shthurjen e familjes vazhdojne te protestojne per me shume te drejta te asaj qeflijes qe te vazhdoje jeten e saj te shthurur jashte familjes.
Ne nje vend me qeveri te korruptuara prishja e familjes qe promovojet nga O.J.Q. con ne degradim e shkaterrim te themeleve te shtetit e te egzistences se vlerave kombetare.