Prej së dielës do të rikthet “TemA Javore”, e cila do të risjellë në versionin print, një numër të plotë me informacion të thelluar, publiçistikë dhe analizë nga më cilësoret për lexuesin shqiptar.
Gazeta, e cila do të ketë përmbajtjen e një reviste javore, ofron një material ekskluziv dhe të thelluar të precedentëve kushtetues të përplasjes mes kryeministrave dhe presidentëve të Republikës në 27 vjet për çështjet e qeverisë.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, rrëfen ekskluzivisht se si do të vepronte ai në rastin e përplasjes Rama-Meta, duke sjellë të gjitha precedentët e ngjashëm.
Aleatët e Bashës nuk presin kryetarin e PD-së, por bëjnë gati variantin për të shkuar në zgjedhje me një propozim që rrëzon sistemin aktual.
“TemA Javore” përcjell variantin më të ri të aleatëve të PD-së, të pakënaqur nga lidhja e saj me LSI-në.
1851, kur u hap banka e parë private në Shqipëri, një dossier i rrallë i familjes që themeloi institucionin e parë financiar në vend.
Një dossier politik mbi debatin parlamentar në vitin e tmerrshëm 1997 për fajdet: kush i përkrahu dhe kush i sulmoi brenda PD-së, në Kuvendin ku mungonte opozita.
Analizat më cilësore nga penat e njohura të publicistikës botërore.
Të rejat më të fundit nga bota e High Tech-ut, por edhe prapaskenat e tapetit të kuq të “Golden Globe”, paradhomës së çmimit “Oscar”.
Një analizë e kampionatit shqiptar të futbollit shoqëruar me një profil të njeriut të dy fazave të para të kampionatit.
Shpresojmë që në të ardhmen numri i së dielës të fuqizohet në faqe dhe në cilësi të printit, në përpjekje për të ruajtur traditën e shtypit të thelluar, i cili po përballet me rreziqe reale nga gazetaria e internetit dhe e botës online.
SUKSESE !
Urime!!!! Paci fat!!!
Të publikohet sipas shitjeve.