VIDEO/ Vladimir Putin: Veprimet e Prishtinës rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit

17 Janar 2019, 18:47Rajoni TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin, akuzoi të enjten autoritetet në Kosovë për ndërmarrje veprimesh provokuese ,siç është themelimi i ushtrisë që, sipas tij mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë në Ballkan.

Ai i bëri këto komente në Beograd, ku po qëndron në vizitën e tij të katërtë me radhë që nga viti 2001, në një angazhim të ri për forcimin e lidhjeve me Serbinë.

Ai u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin së bashku më pas vunë kurora lulesh në “Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit”, para se të bisedonin sy më sy e më pas edhe me delegacionet e të dyja vendeve.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall njëmbëdhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb, tha se një pjesë e mirë e bisedimeve me presidentin rus i është kushtuar Kosovës, ndërsa theksoi se është ende larg arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën.

Ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për siç tha “tarifat e paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, pa heqjen e të cilave Serbia nuk do të vazhdojë bisedimet. Po ashtu ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa theksoi “gatishmërinë e Serbisë për bisedime e kompromis, por nuk do të lejojë përuljen e saj”.

Presidenti rus tha se qëndrimi i vendit të tij është i pandryshueshëm dhe se angazhohet për një zgjidhje të pranueshme në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se pushteti në Prishtinë ka marrë disa hapa siç është themelimi i ushtrisë së Kosovës, që sipas tij paraqet po ashtu shkelje të Rezolutës 1244. Rusia, tha ai, “e kupton shqetësimin e udhëheqjes dhe popullit serb sepse hapat e tillë të papërgjegjshëm mund të destabilizojnë Ballkanin”.

Para se të nisej për në Serbi, presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin për siç tha, destabilizimin e Ballkanit përmes politikave ekspansioniste të NATO-s.

Presidentit rus, nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Serbia e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan lidhjet e ngushta me Rusinë, aleaten e saj sllave dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë lidhur me Ukrainën dhe është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s.

Një nga pikat e diskutimeve për të cilën nuk u fol hapur, ishte edhe një qendër e emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

2 komente në “VIDEO/ Vladimir Putin: Veprimet e Prishtinës rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Deklaratat provokuese, luftenxitese e fashiste te Putinit, me homologun e tij po provokator, luftenxites e fashist (dhe pushtues i tokave shqiptare deri ne Nish, kujtoni kengen per luften pushtuese serbo-ruse per pushtimin e tokave shqiptare dhe luften e denje shqiptare per mbrojtjen e tyre, “Prej Prokuple deri ne Nish”…) Aleksandër Vuçiç, politikat antishqiptare te te cileve po e destabilizojne “Ballkanin” dhe ato politika qe leshojne ze nga Beogradi nuk jane tjeter vetem provokime, kercenime e shantazhe ndaj popullit shqiptar dhe te drejtes se tij legjitime per te jetuar i bashkuar ne tokat e veta shqiptare, qe po orvatet t’i mbaje te pushtuara dhe koloni te vetat Serbia e Putinit antishqiptar dhe lodrat e tij ne Beograd si Aleksander Vuçiçi, Ivica Daçiçi dhe politikane te tjere qe po i zbatojne ne jete politikat luftenxitese e gjakatare te kasapit te “Ballkanit”, Sllobodan Millosheviçit…
    Keshtu qe, politikave “demokratike” serbomdha e rusomdha nuk duhet t’u besoje askush mbi faqe t’dheut dhe as deklaratave mashtruese e genjeshtarve tjera fetare e “njerezore” qe dalin nga Moska dhe Beogradi.

    DRENICA E KUQE

  2. LUSHNJARI69 says:

    KUJTOJI SERBISE DHE EUROPES VITIN 1913 DHE PASTAJ ATA TE FLASIN ME NE. EUROPA E NDAU SHQIPERINE SIPAS OREKSIT TE BABALLAREVE TE TYRE NE ATE KUSARI MBLEDHJE QE BENE. BABALLARET KANE KTHYER BISHTIN NGA DIELLI. TANI JANE FEMIJET E TYRE QE DUHET TE NDREQIN GABIMET E TYRE. TANI ATA DUHET TE VEN FATET E SHQIPERISE ATY KU KANE QENE. BOLLE KEMI DEGJUAR PALLAVRA LART E POSHTE. KOSOVA DERDHI GJAK PERSERI PER TE MBROJTUR TOKEN E TYRE. KOSOVA DHE PJESE TE TJERA TE TREVAVE SHQIPETARE KU JETOJNE SHQIPETARE, JANE SHQIPETARE DUAN APO NUK DUAN, MALAZEZET, SERBET, MAQEDONASIT EDHE GREKET. THEMELIMI I USHTRISE SE KOSOVES ESHTE I DOMOSDOSHEM DHE REAL DHE DUHET TE ISHTE BERE ME PARE. PO ME MIRE VONE SE KURRE, THOTE POPULLI. TAKASA 100% TE QENDROJE PER SA KOHE, SERBIA PUNON NEN TAVOLINE KUNDER KOSOVES C’DO DITE. ESHTE KOHA QE TE JEMI BASHKE TE GJITHE SHQIPETARET KUDO QE JANE. IDEA NJE KUFI OSE PA KUFI FARE ESHTE E DREJTE DHE LEGJITIME DUAN APO NUK DUAN ATA. PROBLEMI YNE TANI, PERVEC POLITIKES SE JASHTME QE ESHTE KRYESORE DUHET EDHE TE KRIJOJME MIREQENIE PER SHTETASIT TANE, ESHTE MUNDESIA, POR KORRUPSIONI PO E GERRYEN KETE VEND. BEJINI PER TE ARDHMEN E KETIJ VENDI, JO PER XHEPAT TUAJ, NJE VILE KETU DHE NJE VILE ATJE. KUR TE SHKONI NE ATE JETEN TJETER VETEM NJE VILE DO JU PRESI TE GJITHEVE 2 X 2 METRA. IDEJA ESHTE T’IA LINI FEMIJEVE E KESHTU ME RADHE. APO ESHTE IDEJA AJO QE TE MARRE C’FARE TE MARRE TANI SE NUK I DIHET ME VONE. SHPRESOJE QE PROBLEMET QE KEMI TE MINIMIZOHEN SE ESHTE SHUME MUNDESIA. PASUARIA E VENE PA DJERSE…..KRIMBAT DO TI HANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje