Ilir Meta “shkel” Kushtetutën, dekreton Edi Ramën ministër të Jashtëm

18 Janar 2019, 11:00Politika TEMA

Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si ministër të Jashtëm, pavarësisht se një ditë më parë tha se Kushtetuta nuk shprehet qartë dhe mund të kemi të bëjmë me shkelje ligji.

“Këtu jemi në rastin që kryeministri ka kërkuar të bëhet edhe ministër i Jashtëm.

Pra, nuk jemi në rastin që ministri të bëhet kryeministër apo të marrë ndonjë ministri tjetër, apo ndonjë funksion tjetër.

Duhet të kemi parasysh që Kushtetuta nuk detajon dot çdo gjë, prandaj kemi Kushtetutë, prandaj kemi ligje, pastaj në fund fare kemi edhe Gjykatë Kushtetuese, që vlerëson nëse veprimi është bërë apo jo në përputhje me Kushtetutën.

Kemi edhe Kuvend që shikon dekretin nga ana kushtetuese.

Presidenti ka të drejtën të bëjë interpretimin edhe fillestar të Kushtetutës në një rast të tillë”, deklaroi dje Meta gjate nje interviste në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Por sot që në mëngjes, ndryshe nga sa thoshte dje në darkë, ka vendosur të dekretojë Ramën si ministër të Jashtëm, ndërkohë që për javë të tëra e mbajti peng këtë proces, duke mos dekretuar shkarkimin e ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij, të Gent Cakajt.

Njoftim i Presidencës

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që:  Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

(TemA)

16 komente në “Ilir Meta “shkel” Kushtetutën, dekreton Edi Ramën ministër të Jashtëm”

  1. Shqiptar says:

    Kushtetuta percakton se brenda 7 ditesh Presidenti i Republikes shkarkon Ministrin. Bushati u shkarkua tej afatit 7 ditor. Gjykata e re Kushtetuese do te certifikoje shkeljen me te dyja kembet qe Meta i ka bere Kushtetutes. Pasi Kushtetuesja te certifikoje shkeljen Meta duhet te jape doreheqjen. Bravo Rama qe e detyrove Meten te shkele Kushtetuten. Ishte e vetmja mundesi qe Meta te ike nga presidenca dhe te beje gati valixhet per ne burg.

    1. i cudituri says:

      Pergjigjia qe duhet te jepte President Koklopa duhet te ishte :
      Presidenti dekreton Z.Edi Rama Minister te Jashtem dhe shkarkon nga detyra z.Ditmir Bushati!
      Kaq kaq dhe vetem kaq! Jo tralala e tralala, jo keshtu e jo ashtu, sikur e pyeti njeri kete Koklopen. Do ti jape rendesi vetvetes ky Ilir Metmeta ?

    2. Kalec Dega says:

      Te gjithe shajne Presidentin, ai qe po qesh me shume eshte Gomari ne krah, Kriministri i Albanistanit Tallava.

  2. Komentuesi says:

    Pika qe nuk te bje o president kukell.

  3. rexha 10 says:

    DUHET TE SHIKONI SE CFARE PAZARESH BEHEN NDERMJET TYRE , DHE JO SE CFARE NDODHE ME KUSHTETUTE.
    PO QE PER LIGJET E KUSHTETUTES I TAKON QE PRESIDENTE NUKE MUNDE TE ISHTE ZOTI META,DHE ZOTI RAMA MASHTROI TE GJITHE ELEKTORATIN E TE MAJTES , DHE DUHET QE TE KISHTE DHENE DORHEQJEN PER PREMTIMET QE NUKE I MBAJTI.PRA CDO GJE QE NDODHE NUKE SJELLE ASNJE NDRYSHIM. PRESIDENTI BENE NJE HAPE PARA ,DHE NJE HAPE PRAPA dmthQENDRON NE VENDE.PO KESHTU EDHE KRYEMINISTRI.
    ME DUKET SI HSTORIA E BELULIT .A DONI ME PER BELULIN?????ESTRADA E FIERIT FUAT BOCI.

  4. Lennard says:

    Me TY SHQIPTAR

  5. Elidoni says:

    Ne burg or hajdut…ku merr vesjt nga kushtetuta ti o gur Skrapari.

  6. Nje mik says:

    Prenoto pe ne Reç dhome dyshe me pamje nga mali. Nxito!

  7. Beho says:

    Gje e Lehrer po vi dhe e bej une vetem qe te lehtesohet Rama
    Si thoni juve e bej dot.?
    Them se po !

  8. Monika says:

    Fuck you preshident. ..

  9. Thunderbolt says:

    Vazhdoni vazhdoni merruni me keto plehra te politikes o Shqiptare. Nuk e keni kuptuar ende qe po tallen me ju? Si te djathte te majte te mesit e te anes, PD, LSI, PS e parti pa fund. Po zgjohuni o gomere, se po ju luajne teater. Mos shkoni te votoni me se late nam!! Dhe mos harroni, injoroini e mos u beni pjese e lojes se tyre, se ju quajne dhe idiota ne fund. Nuk keni cfare i doni. Nuk ju a keni nevojen fare. Ata kane nevojen tuaj, sepse jane parazite, hajdute te paafte dhe e vetmja gje qe u ka mbetur eshte mashtrim mashtrim e loje pa fund. Kur gjejne mire bejne.

  10. Germicoku says:

    Mua me shqetson vetem nje fakt . Si ka mundesi qe prsidenti Ilir meta nuk degjoi thirrjen e Fari Ballit nga emisioni i Eni Vasilit diten e hene ,ku cilesoi : ” Une i bej thirrej presidentit te mps dekretoi Ramen minister te jashtem ” PO deputeti Klevis Balliu c’mendim ka per kete ?

  11. everest says:

    Nuk ka gje per t’u habitur!
    Te dy keta dallkauke mbeten dy jave duke mos dekretuar ministrin e Brendshem vetem se te dy nuk arrinin te kuptonin se percaktimi “gjeneral aktiv” eshte vetem per ushtaraket qe jane ne pune ne ushtri e jo ata qe jane liruar apo nxjerre ne rezerve!
    As gjuhen shqipe nuk dine kerta derdimene,se bashku me keshilltaret e tyre e jo me te interpretojne ligjet e Kushtetuten!
    Keshtu ndodh kur ne krye te shtetit dhe qeverise vihen njerez pa nivelin minimal te njohurive juridike dhe arsimore!

  12. ??? says:

    Ë ç’armatosi vëndin hajduti ikonave. ,i takonte kjo detyrë katolikut jevg.

  13. Nipi-uk says:

    Ilir floriri dhe Sali Millosheviqi duhen te futet ne burg para se te kerkojne azile politik ne Beograd ose Mosk

  14. realisti says:

    Hall i madh me skraparlinë
    Rrezik te rrihesh me dru
    Po .. dy ministra le të jenë
    Na duhen edhe pa tru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje