Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Itali, ku një nga menaxherët më të njohur në këtë vend, Davide Lipi i cili mes të tjerëve administron lojtarë si Kielini e Politano, është dhunuar para banesës së tij në Milano.
Policia ka bërë të ditur se dje në darkë, tre persona me kaska motori në kokë, kanë sulmuar menaxherin e njohur shumë pranë shtëpisë së tij duke e goditur vazhdimisht me shkelma dhe grushte dhe duke e kërcënuar atë me vdekje.
Menaxheri, djali ish-trajnerit të Italisë, Marçelo Lipi, ka arritur t’u largohet atyre vetëm duke vrapuar në shkallët e pallatit të tij.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi ndaj tij, por policia dyshon se mund të jenë persona që kanë dashur ta trembin për shkak të profesionit që kryen dhe jo një grabitje e thjeshtë me dhunë.