Tani është zyrtare: Mick Schumacher bashkohet me Akademinë e shoferëve të Ferrarit.
Djali i legjndës Michael Schumacher i cili është Kampioni i F3, këtë vit do të garojë në Formula 2.
Që nga java e ardhshme Mick do të nisë përgatitjet parasezonale në Akademinë e Pilotëve të Ferratit, së bashku me Giuliano Alesi, Callum Ilott, Marcus Armstrong, Robert Schëartzman apo Enzo Fittipaldi.
Schumacher u shpreh mjaft i lumtur për këtë marrveshje me Ferrarin duke u shprehur:
“Jam shumë i lumtur që kam arritur një marrëveshje me familjen e Ferrarit.
Do të bëj gjithçka për të qenë në gjendje që të mësoj gjithçka që mund të më ndihmojë për të arritur ëndrrën time: të garoj në Formula 1.
Është më se e qartë se Ferrari ka një vend të madh në zemrën time që kur kam lindur dhe në atë të familjes sonë”, u shpreur djali 20 vjeçar i Michael Schumacher. (TemA)