Talenti shqiptar, drejt ekipit të madh të Premier Ligës

19 Janar 2019, 11:08Sport TEMA

Çelsi duket se ka gati një ofertë prej 5 milionë paund për të marrë shqiptarin Arbër Zeneli.

“Daily Mail” raporton se ylli shqiptar do të monitorohet këtë fundjavë nga klubi anglez, në ndeshjen e tij kundër Ajaxit.

23-vjeçari shqiptar ka zgjuar interesin e gjigantëve të Çelsit dhe pëlqehet nga trajneri Sarri. Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë, teksa po kalon një moment mjaft të mirë.

Në verë përfundon dhe kontrata e yllit shqiptar, i cili më pas është i lirë për të lëvizur në drejtim të klubit të madh.

Thuhet se drejtuesit e Çelsit janë impresionuar me performancën e tij këtë sezon dhe janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit që luan për Kombëtaren e Kosovës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje