Këtë të premte Federata Shqiptare e Futbolloi zhvilloi një Workshop ndërkombëtar me titull: “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues” (E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi) ,një risi që do t`i shërbejë profesionistëve të së Drejtës Sportive për të shkëmbyer eksperienca, praktika dhe ide lidhur me zhvillimet aktuale të jurisprudencës së CAS.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti Armando Duka, i cili pasi tregoi rëndësinë dhe iniciatorët e kësaj ideje, u pyet edhe për çështjen e trukimeve që ka përfshirë futbollin shqiptar.
Së fundimi UEFA ka nisur një hetim për skuadrën e Luftëtarit e cila akzuohet se ka trukuar ndeshjet në Kupat e Europës.
I pyetur për këtë çështje Armando Duka u mundua që t’i shmangej duke dhënë një përgjigje të çuditshme.
“Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet”, tha kreu i FSHF-së.
Një përgjigje që tregon qartë se anën e kujt mban Aramand Duka dhe ajo është ana e trukimeve! (TemA)