Maldini bën sherr me Gazidis, shkaku quhet: Mesut Ozil!

18 Janar 2019, 11:27Sport TEMA

Mesut Ozil është kthyer në çështje te Milani, madje turku ka shkaktuar debat mes Paulo Maldinit dhe Ivan Gazidis.

Fillimisht, trajneri Emery e ka thënë publikisht se mesfushori duhet të kërkojë një skuadër tjetër, për të gjetur më shumë hapësirë.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit e Milanit kanë menduar ta sjellin në “San Siro” mesfushorin turk.

Por, Gazidis e ka refuzuar menjëherë një tratativë të tillë, duke e arsyetuar me faktin e thjeshtë se një lojtar 30-vjeçar dhe me një pagë tepër të lartë nuk hyn në politikat e klubit kuqezi.

Një mendim ndryshe për këtë çështje ka patur Maldini, i cili është i bindur se një lojtar i një kalibri të tillë, siç është Ozil, i bën shumë punë skuadrës.

Milani kërkonte që ta merrte në formë huazimi mesfushorin, por paga e tij prej 350 mijë paund (14.4 milionë paund në sezon) në javë është tepër e lartë për një klub si “djalli” që ka probleme financiare dhe është nën vëzhgim nga UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje