Higuain organizon darkën e lamtumirës: Pipita përshëndet të gjithë shokët e tij tek Milani

18 Janar 2019, 14:06Sport TEMA

Gonzalo Higuain ka organizuar një darkë lamtumire me shokët e skuadrës së tij tek Milani, që luftoi së bashku me ta në fushën e lojës përgjatë këtyre muajve.

Sulmuesi argjentinas rikonfirmoi edhe një herë se ka një marrdhënie mjaft të mirë me shokët e skuadrës dhe trajnerin Genaro Gattuso – dhe se problemin e kishte me mënyrën e menaxhimit të Milanit.

Largimi i tij zyrtar nga kuqezinjtë tani është një çështje ore, sepse trajneri Maurizzio Sarri është duke e pritur atë tek Chelsea.

Me largimin e Higuain te Milani janë duke menduar për të gjetur sa më shpejt zëvendësuesin e tij.

Emri më i përfolur për të udhëhequr sulmin kuqezi është ai i Piatek që luan me skuadrën e Genaos. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje